E marte, 23.04.2024, 10:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kusht për punë - të bëhesh spiun

E marte, 15.11.2016, 07:05 PM


KUSHT PËR PUNË – TË  BËHESH SPIUN

 

N’ fund të viteve të  tetëdhjeta –

Kurrë kiametet s’ mu ndanë nga jeta !

Prej mundimit e n’ mundim –

Kund për mua s’u gjet punësim !

 

Shkollë me shkollë , unë  konkurrova –

Por , askund s’ mund u punësova ?!

Çdo ditë , jeta bëhej ma e rëndë –

Pesë  fëmijë donin bukë me ngrënë !

 

Pesë  fëmijë shkonin n’ shkollë fillore –

Donin libra e fletore !

Pesë  fëmijë donin veshje e mbathje –

Duhej futur n’ borxh pa dashje !...

 

M’ thoshin ca  drejtorë :”Ty për arsimtar ,

Pa thanë Kryeudbashi –  nuk  guxojmë me t’ marrë !

Shko një ditë në zyre ,  me te bisedo –

Ndoshta ka mëshirë dhe n’ punë të lejo !”

 

Dhe një ditë , unë shkova te ai  Kryeudbash –

 kishte ngritë  kryet mu sikurse dash !

Unë , u detyrova t’ shkoj t’i kërkoj punë –

Ai ,  mua m’ kërkonte t’i  bëhem spiun !

 

“N’ daç me ta dhanë vizën , t’ punosh  profesor –

Ti , je i dobishëm sa katër inspektor !

Roli i parë : Prej teje , profesorët nuk drojnë –

Ti , na kallëzo neve , çka po planifikojnë ?!

 

Roli i dytë : Prej teje , nxënësit  nuk  frikësojnë –

Ti , na  kallëzo  neve , çka planifikojnë ?!

Roli i tretë : N’ hotele ,  ti këngë po këndon –

Prej teje nuk ruhen , se ti po i vëzhgon ?!

 

Roli i katërt : N’ dasma , ti kahmos  këndon –

Askush nuk të ruhet , se çka bisedon !

Për të gjitha rolet , ne na raporton –

Përgjimet e tona , ti na i përforcon !”...

 

Shoku Kryeudbash , fort qenke mashtrua –

Për aftësitë e mia ,  fort paske gabua !

Unë , asgjë  nuk di për këtë dynja –

Pos , një violine nga pak di me i ra !

Kryeudbashi  u revoltua dhe u ngritë në këmbë :

“Uh, ty mos e lënesha pa ta q... atë nënë !

Ti ,  me qeto mend, der’ sa  t’ jam gjallë unë –

Kurrë për jetë të jetës , nuk ke me gjet punë !”

 

Gjilan, më 09.11.2016.   Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora