E enjte, 28.03.2024, 01:21 PM (GMT)

Kulturë

Tefik Selimi: Një vepër me poezi të larmishme

E diele, 13.11.2016, 09:22 AM


Një vepër me poezi të larmishme për dallgët e jetës sonë...

Nga Tefik Selimi

Thonë, poetët janë qenie shumë interesante në jetë. Ata e shohin botën më shumë se të gjithë të tjerët. Ata dhe vetë ata janë pjesa më e ndjeshme e popullit. Pse jo? Çdo dhimbë të popullit, ata e shpërfaqin hapur me anë të krijimeve të tyre latrare e artistike. Andaj, s’ka me artin e  bukur, poezinë. Ajo është mbretëresha e artit poetik. Me poezi e jetuan jetën, si: Lasgushi, Migjeni, Bajroni, Zerembe e shumë të tjerë...

Edhe Shefik Arifi, 43-vjeçar nga fshati Zarbincë, sapo ka hyrë në  boën e arti. Ai me veprën e parë të tij “Dallgët e jetës”, po shënon një hap të guximshëm në  rrugën e quajtur – art poetik. Ky poet, kësaj herë po del para lexuesive me veprën në fjalë, e cila vepër ngërthen në vete tema e motive të ndryshsme nga jeta jonë.  Ajo që na lë përshtypjen e parë është fakti se, poezia e veprës “Dallgët e jetës” është e temave te vuajtjeve tona. Por, ajo aty-këtu na del edhe vepër protestuese e revoltuese.

Krejt këto “gjëra” janë përjetime të thella të poetit, i cili në këtë vepër poetike i ka shpërfaqur para lexuesve me gjuhën artistike. Është kjo një poezi e tij reale, por edhe e sinqertë, e frymëzuar nga jeta e rëndë e kaluar në fshat. Kur flitet për këtë poezi, s’ka se si t’mos  të thuhet se ajo diku-diku këndohet si një lloj kënge popullore. Pra, Shefik Arifi, kriues, e ka të njohur thesarin popullor, nga i cili ka edhe një “prekje”, e cila nuk e dëmton poezinë, përkundrazi, por e bën edhe më të fuqishme me muzikalitet, me shijen dhe me ritëm që poseton.

Bie fjala, poezia “Dashuria”, ajo ka një koncept apstrakt, por ka shije poetike. Poeti, shton: “Dashurin e hedhin për dhe/ Ajo prapë ngrihet si rrufe/ E zhytin thellë në llum/ Ajo fluturon prapë si pëllumb”. Kjo është madhështia e dashurisë, e cila ngrihet dhe prapë vjen si pëllumb i shkruar.

Tek vepra e “Dallgët e jetës” të Sh. Arifit, gjejmë poezi me motiv shoqëror e motive të tjera. Dihet, populli ynë, në një kohë të hershme, ka vuajtur shumë. Ai përherë ka bërë jetë skamnore. E populli shton se, skamja është derë e hekurit. Edhe poeti i ka kënduar kësaj “gjendje” me titull “Varfëria derë e hekurit”. Është kjo një poezi që e “rrëfen” skamjen e familjeve shqiptare. Poeti shton: “I ka vrarë jeta si mos më keq/ E tërë familja ndanë dy kuleq/ Prindërit të uritur ikin në shtrat/ Që fëmijëve t'ua lën ndonjë kafshatë”.

Por, aty vërejmjë revoltën e prindërit të fëmijëve, të cilën nuk duan të dalin në rrugë e të kërkojnë, por: “Dua punë po ku të punoj/ E as nuk pres mëshirë i shtrirë/ Thjesht dua një jetë pak më të mirë”. Ky njeri i varfër kërkon mbështjetje për pak lëmoshë, se varfëria e ka kapluar dhe jeta e bën të vetën. Por, edhe fëmijët duhet rritur, por jo si shton autori “me mish, por me groshë”.

Autoi i veprës, Sh. Arifi e ka përjetuar jetën, të cilën, sot, ai e përkujton me nostalgji. Ai thotë se ato net ishin “netët e arta”, kur dashuritë janë të zjarrta. Pra, paraqet zjarrin e tij ndaj dashurisë në kohën e  rinisë. Vjen në shprehja se, s’ka njeri, pa dashuri. Por, ajo kohë, për poetin, është kohë e kaluar. Tash është tjetër kohë, kohë  kur “ka ndryshuar e gjithë bota”.

Një vend të merituar në veprën e autorit zë vend motivi i dashurisë. Andaj, në poezinë “Përse rri e mërzitur”, autori i veprës shpërfaq dashurinë e tij të parë, e cila i duket se Ajo i është larguar dhe “rri e zbehur”, apo “flokët fare si ke krehur”. Ky është potreti i të dashurës së tij, ku tash ai brengoset se mos dikush ia ka thyer zemrën. Poeti, shton: “më mungon buzëqeshja jote/ që më shoqëron për mote”. Apo i drejtohet asaj: “Ti e dinë e dashur/ se sa shumë të kam dashur...” Kjo poezi ta përkujton poezinë e Zef Sefembes, “Më të bukurës në Strigar” etj.

Po ashtu, edhe poezia “Ma vrave dashurinë”, në vete ngërthen zhgënjimin e një ëndrre të poetit, i cili ka dashur që përherë e dashuria e tij të jetë e lumtur. Por, ajo me fjalë të bukura e ka mashtruar poetin, ku i thotë  “më zhyte në një moçal të vështirë”. Është motiv dashurie, por një dashuri e heshtur dhe e “vrarë”, e cila, poetin e ka mbuluar një lloj trishtimi (ëndrre), ku poeti do të donte që ajo heshjte të ishte vetëm një ëndërr.

Përkundër kësaj dileme, poeti ka optimizëm. Optimizmi i tij nuk hiqet nga zemra. Ai tash ndërron “gjendjen” e tij shpirtërore. Kështu, në poezinë “Le të duam”, ai është për një dashuri të sinqertë, reale, të zjarrtë... dhe, shton: “Në këtë jetë ka vend për dashuri/ Tek unë, tek ti dhe çdo njeri/ Nuk jemi asnjë zemër hekur/ Dashuria shuhet kur kemi vdekur”. Pra, tek autori ekziston optimizmi për dashuri, sepse, kjo jetë kalon dhe duhet dashur sa njeriu të jetojë. Ai shton: “Le të duam sa nuk jemi tretur/  Për aq kohë sa na ka mbetur/ Dashuria le t'na shoqërojë në jetë”.

Tek poezia “Takimi i parë” poeti na rrëfen për takimin e  tij të parë. Ky takim është i freskët, si “si bora e bardhë”. Pra, një takim i sinqertë dhe pa lajka e trillime. Ai shton: “Trupi im është plotë aromë/ Shpirt e zemër ti dhuron/ Ç'mos do bëj që të zgjatet jeta/ Nga nektari im të jetosh si bleta”.

Mërgimi është tema krysore në veprën “Dallgët e jetës”, të Sh. Arifi, poet. Bie fjala, tek kjo poezi, ku Zogu është vetë poeti, i cili e jeton jetën larg familjes. Ai shton: “I rash botës anë e kënd/ Që nga lindja në perëndim/ Mu dukë vetja si pa mënd/ Pse ika nga vendi im?!” Kjo poezi është sa poetike, po aq është me tone të dhimbshme. Poetike, se poezia ka art që ta pushton shpirtin, dhe, e dhimbshme, është se, aty flitet e rrëfehet jeta e mërgimtarit, i cili e merr malli jo vetëm për familjen, por edhe për gurët e therrat e vendlindjes. Kjo jetë e ka syrin e njeriut të pangishëm. Andaj, autori shton: “Bota është shumë lajkatare/ Të premton plot hambare/ Nuk gjen tjetër përpos halle/ Trupit dhimbjet i shtohen si male”.

Edhe tek poezia “Ngelem pa gjurmë varri”, poeti qan e rrënkon për vendlindjen, sepse, duke punuar larg familjes, i ka harruar njerëzit e saj, të cilët mbesin edhe pa gjurmë varri. Poeti ia thotë vargjeve, si: “Ish mërzit mali për malin/ E pret vendlindja birin e tij/ Ashtu si mërzitet nëna per djalin/ Mirësevjen birë në shtëpi”! Pse jo? Vendi i huaj është i huaj dhe s’bëhet yni. Poeti përsëri shton: “Vendi huaj s'bëhet kurrë i joti/ Në mërgim mallin se shuajmë/ Kështu ka qenë mot pas moti/ Këtu dhimbjen në shpirt e vuajmë”. Apo: “Nëpër botë bredh mërgimtari/ Në dhe të huaj ngelet pa gur varri/ Vendlindje të qofsha falë/ Te kam nënë e më ke djalë”! Kjo tingëllon bukur, por edhe dhembshëm. Është kjo kohë tragjike.

Edhe tek poezia “Biri nënës” poeti shpërfaq dashurinë e nënës, e cila, kur i largohet biri në mërgim, ajo shton se, djali i saj shpejt iku në mërgim, por lotët i mbetën të patharë. Andaj, poeti shton: “Po ti u rrite shpejt e ike në mërgim/ U ndamë me shumë lot e hidherim/ Tani kam ngelur vetëm në trishtim/ E lodhur nga hallet rënkon shpirti im”. Ose: “Më ka marrë malli për fytyrën tënde/ Që ta përgëdhel në çdo ëndërr/ Kur do vish, o biri im?/ Kthehu nga i ziu mërgim”. Kjo është skenë sa trishtuese, po aq e dhimbshme. Nëna e pret djalin që të kthehet e ta shoh edhe njëherë, si shton ajo: “Të të shoh edhe një herë e pastaj le të vdes”.

Tek poezia “Mërgimtarët”, poeti Sh. Arifi e qan hallin se si janë shpërndarë nëpër botë. Kjo poezi na përkujton poezinë ”O moj Shqipëri” të Vaso Pashës. Tek ky poet shohim këngëtimin e tij në stilin e poetit në fjalë. Ja si shton autori: “Jemi shpërndarë nga çdo anë/ Si zogjtë e korbave nëpër botë/ A s'të vjen turp o vendi im/ Që as njëherë s'na mblodhe dot?/ Dikur ke qenë një zonjë e rrallë/ (kupto: Shqipëria), E sot ke ngelur rrenjëdalë/ Ishe si klloçka me zogjtë rrotull/ Tani të shpërndarë pa vend e vatër!/ Kemi lënë nënat me duar në gji/ Luten kthehuni o fëmijët e mi/ Kthehuni në vendin ku keni lind/ Ejani gjallëroni ju prap shtëpitë/  Që të kthehem në timen vatër/ Edhe bukë e kripë në vendin tim/ Do jetë më e ëmbël se mjalti në mërgim”! Me këtë motiv, autori ka edhe disa të tjera.

Por, në veprën “Dallgët e jetës”  të autorit në fjalë, hasim edhe poezi rebeluese. Poeti, në poezinë e tij “Zgjohu shoqëri”, ai don ndryshime në jetë. Kjo poezi “preket” tek arti migjenian, kur poeti e do një zgjim tjetër, sepse kishte ardhur koha që populli të zgjohet për të pasur ndryshime jete. Pra, poeti e sjell një gjendje që të ketë zjarrmi dhe e fton shoqërinë të zgjohet nga dehja. Ai shton: “Zgjohu shoqëri nga dehja zgjohu/ Nga dehja e kënaqësive ku ke hyrë/ Zgjohu nga ëdërrat e genjështërta/ Që të mbajnë lidhur me zinxhirë/ Dalë e bërtas kudo se ka një shpresë/ Nuk dua që kjo shoqëri të vdesë/ Zemra e tyre i mbyll portat me dryrë/ E nuk lejojnë që drita tek ata të hyjë”.

Në veprën “Dallgët e jetës”, autori i këndon qytetit Beratit, lashtësisë së tij. Por, ai i këndon edhe Çamërisë”, të cilin vend e  quan Jerusalemi im. Ai këndon: “Çamëri, o qiell me yje/ Si një tempull bukurie/ Ku kam farë e ku kam fis/ Atje i kam rrënjët si një lis/ S'gjej qetësi mbi ketë dhe/ Gjersa ti e lirë nuk je/ Sa të jesh ti në robëri/ Jerusalemi im, o Çamëri!” Kjo është një poetikë e rrallë e poetit, e cila gjakon me të qenunut tonë si etnos.

Autori, Shefik Arifi ka shkruar edhe për qytetin shqiptar, Korçën, të  cilën poeti e quan qytet i Shkronjave. Ky qytet ka mbetur në histori. Dhe, historia e tij njihet me hapjen e shkollës së parë shqipe. E poeti Sh. Arifi, ne poezinë “Korça ime”, ai bukur këndon: “Qyteti i mikpritjës dhe bujarisë/ I grave nikoqire dhe pastërtisë/ Korça ime simbol i bukurisë/ Qëndron si kurorë mbi kokën e Shqipërisë”. Por, poeti i veprës në fjalë nuk e harroi as Kosovën, ku ai këndon, por ngre zërin e  protestës, e këngës ia thotë: “Edhe pse i zhgënjyer e zemër thyer/ Edhe pse larg nëpër shtegtime/ Askund tjetër veç te ti Kosovë/ Do të mbetët zemra ime”.

Vepra “Dallgët e jetës” e Shefik Arifit është vepër poetike që ka vlera të rralla e të rëndësishme artistike e letrare. Ajo është një tufë poezish të këndshme dhe joshëse për lexuesit tanë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora