E premte, 29.03.2024, 03:13 PM (GMT)

Mendime

Shefik Shkodra: Margjinave të fletëve tona ditore

E shtune, 12.11.2016, 06:22 PM


MARGJINAVE TË FLETËVE TONA DITORE

NGA SHEFIK SHKODRA

Jam i bindur se të gjithë i ka prekur humbja e jetës e djalit të ri në burg. Shihet qartë se, nuk ka siguri askund e as në burg. Po shihet shumë hapur se ajo çka po flitet nëpër institucione dhe jashtë tyre, po del shumë reale. Moskujdesi për qytetarët tanë është i pranishëm kaherë. Por përgjegjësi nuk dëshiron të  marrë askush. E përgjegjësia e shtetit është edhe në burg. Kjo përgjegjësi, pa marrë parasysh, duhet të jetë në mënyrë zingjirore të atij sektori qeveritar. Është përgjegjësi e ministrisë përkatëse, por moralisht e gjithë Qeverisë. Zbulimi i fajtorit sa më shpejt do të shënonte një pikë besimi, ndryshe, këto institucione shtetërore, vërtet e kanë humbur kredibilitetin dhe autoritetin tërësisht te qytetarët. E pa qytetarë institucionet janë të panevojshme.

Kthimi në arkivol i djemve tanë nga ushtria jugosllave

Një pjesë e qytetarëve të Kosovës e më larg, iu kujtohet se si djemtë tanë ktheheshin nga ushtria jugosllave në arkivole. Familjet nuk kanë pasur kurrfarë arsye që, djali i tyre të kthehet pa jetë në gjirin e tyre. Ishin vite të pikëlluara e për vajtim. Njerëzit thoshin, a do të kemi fat ndonjëherë, që të jemi të lirë e me institucione tona. Në varrimin e tyre vinin nga anë të ndryshme në shenjë solidariteti dhe ngushëllimi. Ato institucionet armiqësore na kanë shkaktuar dhimbjet e pafalshme; ato ishin të bëmat e Serbisë. Dhe këto nuk ishin moti kohë, rreth viteve të nëntëdhjeta. Atëherë kishte filluar gjenocidi serbian, i cili vepronte shkallë-shkallë me projektet e tyre të vjetra. Duke pasur për qëllim, frikën në popullatë. Ne kemi pasur dhimbje, por ka qenë shumë e qartë se, djali i shqiptarit pas Protestave të vitit 1981, nuk ishte i sigurt më në asnjë vend nga ai regjimi fashist që i ngjallte projektet shekullore për shfarosje të shqiptarëve.

Vrasja dhe vrasjet e sotme (?)

Nëse është e vërtetë vrasja e këtij të riu – Astrit Dehari (e si po shihet shumë e vërtetë) nga dikush tjetër, atëherë institucionet kanë përgjegjësi ta gjejnë dhe të rrëfejnë publikisht se, kush ishte – ishin ai/ata?  Për çfarë arsye (s’ka arsye fare)? A është/janë të babës dhe nënës shqiptare, apo ndonjë melez paramilitar serb që fatkeqësisht mund të veprojë edhe tash në institucionet  shtetërore të këtij vendi?! Pra, mu si në vitet e nëntëdhjeta. Mu si atëherë që kishim drojë për fëmijët tanë në çdo hap. Këtu qëndron esenca e shtetit shqiptar në Kosovë.

Patetika është ndjeshmëri njerëzore

Shprehja ime në këtë rast është pak patetike, por nuk mund ta përmbajë njeriu veten, kur e mendon se, ky djalë aq i ri, në kohën kur duhet t’i gëzohemi shtetit tonë vdes në rrethana të pasqaruara e shumë makabre në një burg. Astrit Dehari dhe shumë Astrita të tjerë nuk është armik i këtij vendi dhe popullit të vet. Nëse ka qenë aktivist i një partie, nuk e ka merituar një vdekje të tillë. Nëse dikush mendon se ka gabuar, pse ka thënë se jam kundër kësaj qeverie, atëherë nuk mund të marrë dënimin kapital pa gjyq askush. Në kohën më të mirë të rinisë së tij ia merr jetën (kush dreqi e di) “dikush”, i papërcaktuar. E dikush i papërcaktuar është Qeveria jonë. Me moskujdesin e përgjegjësve. Në mos shqetësimin e askujt nga institucionet dhe politikanët për raste të tilla, si për atë, kur thuhet se, hakmarrësi e vrau kundërshtarin në duart e policisë(!). Ai/ata që e kanë bërë këtë gabim, janë kundër shtetit të Kosovës. Ata janë ndihmësit e armikut. Ata me këtë gjest e kanë verifikuar padrejtësinë e këtij vendi me këto institucione. Ata kanë vepruar si në kohën e regjimit serb, kur e kanë hedhur për  dritare njeriun dhe janë deklaruar se ka bërë vetëvrasje. Ata e kanë atë mësim nga ai regjim. Ai/ata, ndoshta janë të porositur, apo e kanë “shpinën” e fortë. Sido qoftë, jeta e këtij të riu nuk kthehet më. Me këtë rast, prindërve dhe gjithë familjes Dehari, i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora