E merkure, 01.02.2023, 06:45 PM (GMT)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Kurajoja civile

E shtune, 12.11.2016, 07:25 PM


Kurajoja civile

Nga Reshat Kripa

Kurajoja civile është një nga  vetitë më të çmuara të njeriut modern. Shembulli më i mirë në këtë drejtim janë zgjedhjet e fundit për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë fushatës elektorale të dy palët nuk lanë më bateri pa zbrazur mbi kundërshtarin e  tyre por, kur çdo gjë përfundoi, të dy i dhanë dorën njeri-tjetrit. Kjo është Amerika demokratike. Kjo është demokracia e vërtetë. Kjo është kurajoja civile.

Po Shqipëria? Shqipëria është shumë larg këtij nocioni të demokracisë. Deri më sot në vendin tonë nuk është ndjerë zëri i kurajos civile për të hedhur poshtë të keqen e madhe të së kaluarës, për të kërkuar ndjesë për këtë të kaluar dhe për të ecur përpara drejt së ardhmes. Ky zë nuk është ndjerë nga asnjë politikan, nga asnjë qeveritar, nga asnjë intelektual i shquar. Jemi i vetmi vend i botës ku kjo ndjenjë mungon. Megjithëse e kam thënë edhe herë të tjera por do ta përsëris deri sa ky zë të dëgjohet. Papa Gjon Pali i Dytë kërkoi falje për krimet e kryera nga kisha katolike gjatë mesjetës. Kancelaria Merkel kërkoi falje për krimet e kryera nga nazizmi gjatë luftës së dytë botërore.  Së fundi qytetari gjerman kërkoi falje për krimet e kryera nga i ati në masakrën e Borovës. Atëherë përse në Shqipëri, ku genocidi komunist ka qenë më i egri se kudo, nuk ndihet një zë i tillë?

Më së fundi ky zë u ndie. U ndie, madje në shkallën më të lartë të shtetit shqiptar, në Presidencën e vendit. Presidenti i Republikës kërkoi fal;je për krimet e kryera nga regjimi komunist. Faleminderit, i nderuar zoti President!  Faleminderit nga të gjithë të përvuajturit nga ai regjim gjakatar! Xhesti juaj ishte shprehje e kurajos civile që ju karakterizon. Këtë e keni treguar edhe në raste të tjera. E keni treguar edhe kur për të parën herë një udhëheqës shteti shqiptar vizitonte vendin e vuajtjes dhe krimeve të kryera nga regjimi totalitar, kampin famëkeq të Spaçit. E keni treguar me dekorimin nga ana e juaj të shumë ngjarjeve dhe individëve të dalluar në luftën kumdër tiranisë komuniste. Për të gjitha këto ju falënderojmë!

Shumë zëra korbash u ngritën kundër jush për këtë qëndrim dinjitoz tuajin. Klithmat e hienave të zeza pushtuan faqet e medias së shkruar dhe asaj vizive, mbuluan ekranet e ndryshme të televizioneve, por ju vazhduat në rrugën tuaj, në rrugën e arsyes dhe të nderit, në rrugën e kurajos civile.

Do të kisha dashur që rrugën tuaj ta kishin ndjekur edhe të tjerë. Kanë kaluar 26 vjet  nga përmbysja e madhe. Komunizmi perëndoi dhe nuk mundet më kurrë të kthehet në trojet tona. Por ai, siç thotë një fjalë e urtë, ka lënë litarin përjashta dhe ky litar është mentaliteti komunist i gjykimit të çështjeve. A do të munden shqiptarët të shkëputen nga ky mentalitet? A do të munden politikanët dhe shtetarët e të gjitha ngjyrave të kërkojnë falje për veprimet e tyre apo të sistemit të kaluar? A do të munden shkrimtarët, regjizorët, aktorët piktorët, skulptorët, skenaristët, libretistët, të kërkojnë falje për veprat e tyre që ngrinin në qiell sistemin mizor? A do të kenë kurajo civile ta bëjnë një gjë të tillë? Këto pyetje presin një përgjigje.

Mua më duket, në kushtet në të cilat po kalon shoqëria shqiptare, se një gjë e tillë është tepër e vështirë. Tepër e vështirë pasi nuk e lënë zërat e korbave të përmendur më sipër. Janë këto zëra që i shohim përditë në stacione të ndryshme televizive të shfaqin filmat diskriminues të periudhës së komunizmit. I shohim nëpër faqet e shtypit të përditshëm ku përshkruhen me nostalgji faqe nga ”veprat” e kriminelëve të përmbysur. I shohim në reklamat që u bëhen individëve të ndryshëm duke i paraqitur ata si dishepuj të diskriminimit komunist. I shohim disa ekzemplarë, ish përfaqësues të sistemit të kaluar, të gllabërojnë majat e disa shoqatave apo të të ashtuquajturave “Shoqëri Civile’ dhe janë pikërisht këto monstra që mbulojnë edhe faqet e ekraneve televizive.Një gjë e tillë nuk ndodh në vendet e tjera të Europës Lindore. Një miku im më tregonte se në Gjermani nuk studiohej fare historia e Hitlerit deri në vitet 80-të dhe kjo bëhej që populli gjerman ta harronte krejt atë periudhë. Atëherë përse të mos zbatohet edhe në vendin tonë një praktikë e tillë? Personalisht jam i mendimit se gjëra të tilla nuk e nderojnë vendin tonë, se gjëra të tilla e mbajnë larg mentalitetit demokratik të vendeve të tjera.

Ç‘duhet bërë atëherë? Një gjë të tillë do ta rregullojë vetëm koha. Shqipëria do të bëhet demokratike vetëm atëherë kur në krye të dalin bijtë e atyre prindërve që kanë lindur pas vitit 1990. Për këtë duhet të presim të paktën edhe një gjysmë shekulli. Por vitet rrjedhin si lumi dhe ajo ditë do të vijë pamvarësisht se ne nuk do të jemi më. Le ta gëzojnë brezat e ardhshëm!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora