E premte, 19.04.2024, 07:48 PM (GMT+1)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Ç’pate ti . . .

E merkure, 09.11.2016, 07:21 PM


Ç’pate ti . . . *

Nga Timo Merkuri

Në fshatin  X bëhej  festë. Nuk më kujtohej mirë në qe Shenmitri a qe Shënkolli.Po kjo s’ka ndonjë rëndësai. Rëndësi ka fakti që pihej  raki me gota uji e pritej mishi i pjekur, që në hell, hidhej valle e këndohej këngë si në shtatë puset.

Burrat ja mirnin këngës me radhë, atje te sofrat e shtruara nënë hijen e rrapit, duke e ndezur iso-n me dolli. Vajzat e nuset tundeshin në valle duke i ndezur më keq se rakia djemtë e burrat.

E vërteta është se rakia ishte ca e fortë dhe disave po u mjegullohej  shikimi.

Se , të qe ndryshe, do ta kishin  pikasur menjëherë  …filanen …që u afrua  te sofra e burrave dhe mori në dorë një gotë me raki, të cilën e ktheu me fund. Do e dallonin dhe do e ndalonin se ajo gjithnjë shere ndizte në mes të  festave në fshat.

Qe një mesogrua e ve. Thonë se kishte qënë e bukur në rini të saj. Edhe shumë mikpritëse. Sidomos mikëpritëse si ajo. Në çdo orë të ditës a të natës ti trokisje në dritare, të hapte portën e të thoshte ;-Bujrëm .

Le të ishe i bardhë a i zi, i ri a i vjetër. Kjo s’përbënte problem. Problem ishte  po ta mirte vesh i ziu burrë . Thonë se nga këto vizita problemore, këtij të ziut i iku fiqiri dhe një ditë i shkau dhe këmba e ra  në greminë. Llafet që dolën, se gjoja atë të ziun  e shtyu vetë ajo, e shoqja pra, te Qafa e Buallit, të thyente qafën, nuk u vërtetuan.

Dihet që për femërat e bukura, ca gjëra nuk vërtetohen kurrë. Le të duken që përtejë, sa një mal. Asnjë s’ka sy ti shohë sa është e re dhe e bukur gruaja.

Kishte qënë vërtet e bukur në rininë e saj, po kjo rini paskish qënë para Krishtit.

E pra Krishti lindi, u rit,predikoi, vdiq, u ngjall e u ngjit në qiell. Bën vetë llogari sa mote e stërmote kishin shkuar. Aqë e moçme dukej kjo mesogrua.

E moçme dhe e haruar nga perëndia dhe nga njerëzia.

Epo , ç’të bënin dhe djemtë e fshatit? Të linin  të thaheshin ato deli kumbulla që hidheshin valle atje  te sheshi? E për kë? Për këtë zgërbojë të tharë nga motet.

Kështu kishin rjedhur motet, djemtë s’kishin sy për të  e pleqtë rinin urtë, se u kish ikur rinia me vapën në  gusht. Vajzat e nuset nuk e afronin si të kishte një sëmundje të ligë, gratë s’kishin kohë të bënin muhabet  me të  edhe se mos u kujtonte ndonjë natë, kur u kishin munguar burrat nga shtëpia.

E kjo thahej më keq e po bëhej eshkë. Rufeja të binte në mal të Çikës, kjo ndizej në shesh të fshatit. Ama inati po i mblidhej e i ritej si një çiban në vënd të keq.

Ndaj dhe atë ditë nuk duroi dhe u afrua te sofra e burrave si një mjegull e zezë,  me inat mori gotën e parë që e pa mbushur dhe e ktheu me fund. Ua dinte ca sekrete këtyre burrave ajo, ua dinte. Se te sënduku i saj rruheshin, te sënduku poshtë krevatit. Ndajë s’ua kishte frikën. Se një llaf ti thoshnin ata, hop kjo u kërrente në mes të sheshit sekretet e atyre netëve. Dhe i bënte për pesë para. Ndajë s’para u trëmbej  burrave.

Më shumë frikën ua kishte inatit të grave të tyre, po ato qenë në valle e s’shikonin gjë.

Rakia qënkish vërtet  e fortë, por ajo u mbajt në këmbë. Dukej si një shtrigë  në delir, ashtu me dorën të shtrirë drejt  kreut të sofrës, aty  ku qe më i moshuari i burrave. Hapi gojën dhe… kur të gjithë prisnin që të shante , të mallëkonte a të shfrynte si zakonisht, ajo logati, por me një zë të lartë e të qartë  një këngë ;

O ju djem , o ju djem,o ju djem e pleq sa jini

U lëkund sikur do binte, por e drejtoi trupin përsëri kërcënueshëm dhe vazhdoi me dorën që e lëvizte sa drejt njërit dhe drejt tjetrit;

O ju djem e pleq sa jini

Mirni brisqet dhe i mprini

Posht e lart k…. ti bini

Asnjë qime të mos lini

Po më mir fare ta prini

Se nuk dini pse e kini

Në sofër ra heshtja. As qe parë dhe as qe dëgjuar ndonjëherë  në fshat a në krahinë një ofendim i tillë publik. Dhe jo i një njeriut të vetëm, por i gjithë burrave e djemve të fshatit. Dhe nga kush, nga …filania…që s’kish lënë  hu e dru  pa thyer….Tani donte akoma…dhe të thyerat. Dreq o punë ku na gjete.

Po hë, ç’ti bësh  kësaj  fëmëre që vetëm fëmërë nuk ishte? Ta vrasësh? Kollaj fare, nxir koburen e shkrepja. Po pastaj ç’bëhet.   Fillon gjyqi i vilajetit. Ke vrarë një grua, prandaj ke punë me gjithë burrat e vilajetit. Nuk të thotë njeri që vrave …filanen…jo. Tjetër filania e tjetër gruaja që mbron vilajeti. Hajde përgjigju të kam rrixha.

Kësaj i thonë ;-Të vesh për lesht’ e …filanes’’.

Ta rahësh, do thonë që e rahu se nuk  donte të vente me të. Tjetër mesele këtejë.

Të vinin gratë e fshatit ta rihnin vënçe, gratë do kërkonin ca shpjegime dhe s’dihej ku do dilte muhabeti. Le që, ato qenë në shesh të  valles  dhe shikonin me kë shkëmbenin isharete  bijat e tyre, dhe bënin llogaritë e pajave që do t’u pregatisnin. E pse,me atë të lënën do mereshin..E lënur nga perëndia dhe nga njerëzia.

Se kishte ca regulla  fshati e krahina more mik se si duhej të silleshe me gratë, qofshin ato edhe të …. shkuara.

E ke dëgjuar atë fjalën  që thonë , për hatër të vasilikoit do potiset edhe  grami i keq. Për këto raste ka dalë. Gruaja do respektohet si grua dhe kur është…palo grua.

Burri mund ta qëllojë gruan e tij vetëm në shtëpi , me shkak ose pa shkak, por kursesi nuk e qëllon   në public, pavarësisht nga faji që ka bërë.

Dhe kur nuk ngre dorë mbi gruan e tij, kush e lejon të ngrejë dorë mbi gruan e botës, pavarësisht se ç’mund ti punojë ajo.

Në këto raste, ose gjej marifetin ti shmangesh sherrit me lezet , ose ngrehu e ikë i turpëruar. Këto po mendonin burrat e fshatit , shikonin njeri tjetrin kush do hapte udhënqë ti nxirte nga ky qorsokak e turp i paparë e i padëgjuar. Dhe sidomos t’i nxirte me nder, se ndryshe hapu dhe të futem. Kjo palo këngë do mirte dhenë e do i ndiqte nga pas kudo. Dhe në këtë botë e dhe në atë botë.

Pas një heshtjeje të gjatë, ja tek nisi të ngrihej nga sofra më i moshuari, ai të cilit ju drejtua në fillim dora e gruas. Kush e pa ,mendoi se ngrihej të ikte fare, pa i folur njeriu, aqë i tronditur e i turpëruar dukej.

E vërteta është që mezi i mbante mbi supe motet e shkuara, ndajë dhe i dridheshin pakëz këmbët. Po ashtu , duke u dredhur u ngrit dhe për çudi , doli në shesh të valles.

Hoqi shaminë e xhubrosur nga qafa , ku e kishte vënë  që të mos i ridhte djersa teposhtë shpinës dhe e tundi njëherë në ajër. Ajo e tundur paskësh qënë sinjal lufte, kushtrim a ku ta di unë. Pas kësaj shënje,  gjithë burrat e djemtë u vunë në radhë të valles, në formë gjysëm rrethi duke lënë  plakun në krye, si një komandant çete komitësh që i ngjiteshin malit.

Ky, pasi e tundi dhe njëherë shaminë ja mori këngës pleqërishte nën vështrimin e habitur të grave dhe vajzave, që liruan sheshin ashtu papritur e pakujtuar dhe pa kuptuar pse e qysh;

Ç’pate ti, ç’pate  ti   o ho  ho  ç’pateee  ti  o moj ç’pateee tii

Hodhi hapin rëndë i shoqëruar nga grupi i  valltarëve, të cilët, që në të parë dukeshin që qenë të inatosur. Goditja e tokës nga hapat qe tejet e fortë dhe inatçore dhe gjëmimi i  saj qe tepër i rëndë.  Plaku vazhdoi vallen pa parë asnjë njeri në sy, por duke e mbajtur kokën lart, sikur fliste me dikë  atje tejë reve;

Ç’pate ti moj bythëgjërë

Shave një trapez të tërrë

Inati dallohej që përtejë  në fytyrat e valltarëve. Dallohej edhe në mënyrën e  rrëndë të heqjes apo hedhjes se valles. Dhe sikur donte ti vinte vulën këtij zemërimi apo inati, ja, edhe vargjet qenë plot inat. Vetëm grushti mungonte, por atë e zvëndësonte goditja e këmbës mbi tokë dhe ulja e valltarëve të parë gati në gjunjë me vargjet;-Shave moj, shave moj, shave moj një trapez te tërë  dhe ajo thirja e mëpasme  me një ; o bobo  dhe  o bobo që dukej si një rëfren. Por plaku vazhdoi vallen e kënduar;

Ç’të ish mpleks’ e të ish bërë

Plot me kokëra pëgërë

E vërteta është se vargu i fundit nuk u këndua dhe aqë mirë, sepse gjysma e burrave u gajasën së qeshuri dhe desh u prish fare reshti i valles. E tani le të prishej vallia. U muar vesh  që ju dha përgjegjia asaj… filanes… që desh na turpëroi për jetë.

Po nëse burrat u gajasën, gratë u mblodhën kokë më kokë e filluan të pëshpërisin me njëra tjetrën; Si e qysh, ajo….filania…shau burrat. Kë burrë moj korbë? Atë timin të mos e zëjë në gojë se do ja shkul leshrat moj  fije për fije, s’dua të di se çka bërë  atëherë motit. Tani e kam për vete e mbi vete e se ndaj  me atë. Si moj, të tërë burrat dhe pleqtë i ka sharrë? Po s’ka lënë ndonjë kjo korbë pa thyer. Pu pu,ç’janë këto turpe moj ç’janë këto turpe që u turpëroftë e turpëruara. I dëgjojnë dhe vajzat moj, dhe i kemi për t’i martuar…

Pëshpëritjet zhurmonin, por plaku vazhdoi këngën e vallen. Veçse tani burrat në valle u bënë seriozë dhe e hidhnin hapin kapardisur ndërsa  gratë reth sheshit filluan të gajasen me  këngën që thoshte;

Duhen shtatë pal’ gërshërë

  qethin pyllin të tërë

Të pështyjn’ në atë v.rë

Në fakt vallja u zgjat pak më shumë se sa duhej normalisht për këngën dhe kjo për arsyen se  vargun e fundit e kënduan nja tre a katër herë. Si një rëfren. Thua se gjithë kënga  s’kishte atë vlerë që kishte ky varg. Thua se kënga u ngrit vetëm për këtë varg. Thua, morpo thuaj ç’të duash, thelbi është një i vetëm;

Punë dreqi me këto …bythëgjërat…

*-Marë nga libri “Vesa mbi Këngë”



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora