Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Traktori

| E enjte, 03.11.2016, 09:23 PM |


TRAKTORI

NGA KALOSH ÇELIKU

Nuk është traktori i Enver Hoxhës, e as i shokut Tito. Fatkeqësisht, është traktori i argëtëve të “vëllezërve” të Njerkës. Traktori, që edhe natën më paraqitet ëndërr në gjumë: Ende udhëtoj dhe fluturoj maleve. Xhindet, edhe sot e kësaj dite më hudhin mbi çati dhe majë lisave. Papritmas, ndihmë më vjen një “udhëtar rasti” edhe përpiqet të ma ndreq traktorin që nuk ka asnjë defekt. Kërruset mbi makinën e traktorit, me dorë merr nëpër duar disa pjesë të motorrit. Dikur, e nxjerrë zorrën e naftës dhe e derdhë në tokë.

I them: heeej, çka je duke bërë?! Nuk e sheh se do të më lësh pa pikë nafte në rrugë, si do të këthehem në shtëpi me këtë traktor? E la punën. U gëzova. Gjatë largimit e pash në fytyrë?!  “Mjeshtri” im nuk kishte sy në ballë...

U zgjova. Rrugëtimi me traktor, kishte qenë ëndërr.

Ditën e nesërme dola në Tavernë. Mikja e penës m’u ulë në tavolinë. Specialistja, që merret me shpjegimin e ëndrrave, pasi ia spjegoj ëndrrën mistike: jo, shenjë e mirë, më tha! Traktorit tënd, dikushi përpiqet t’ia derdhë naftën kotnasikoti në tokë.

Rrugës, pas një kohe, u ndala t’i marr disa gështeja të pjekura. Dikushi pas shpine, më preku te krehët si “njohur”: përshëndetje, mik i nderuar! Përshëndetje, i përgjigjem?! Po, unë nuk u njoh, nuk më kujtoheni si mik. Jo, u ngutë ai, a ka mundësi të të përcjell deri në shtëpi? Makinën e kam matanë rrugës e kam lënë në larje.

Faleminderit, i përgjigjem. Nuk ka nevojë. Unë, vetë shkoj në Shtëpi...