E enjte, 28.03.2024, 10:50 PM (GMT)

Kulturë

Bob Marley

E marte, 27.04.2004, 06:40 PM


Mbreti i reges Bob Marlei

Ne Xhamaike po te ngresh nje gur nga toka, nen te lexon emrin e tij. Ne bote po te flasesh per muziken Reggae, njerezit ndermendin emrin e tij.

Ndoshta rrale ne historine e muzikes boterore, nje lloj muzike eshte puqur aq me kengetarin e saj.

Zonja dhe Zoterinj, madheshtia e Bob Marley, shtrihet ne keto pak rreshta me rastin e pervjetorit te tij.

Para 23 vjetesh Bob Marley u largua nga kjo bote, per te mos mos u larguar kurre. Ai la pas mitin e tij, emrin e tij qe u shkrua me germat me te arta ne pentagram.

Jane te pakte njerezit qe nuk u pelqen defrimi. Jane te paket ose nuk egzistojne njerezit qe nuk duan te kercejne ne ritmin e regges, ne ritmin e Bob Marley.

Ne 6 shkurt 1945, ne kodrat e Nine Miles, lind nje legjende ne Xhamaike. E quanin Robert Nesta Marley, e therrisnin Bob.

Djali i kapitenit Norval Marley dhe i nje vajze te re xhamaikjane e quajtur Cedalla Booker, rrembeu nje kitare ne dore dhe filloi misionin e tij. Duhet t'i tregonte botes se si rrihte zemra Xhamaikiane.

Adoleshent, ai shkon per te jetuar ne Kingston. Atje ai zbuloi nje muzikant qe quhej Ray Charles, i pelqeu shume, dhe zbuloi dhe nje tjeter, qe quhej Fats Domino.

Fara ish hedhur me takimin nga radioaja e ketyre dy muzikanteve. Fara ish hedhur, bari do mbinte, suksesi muzikor i Bob Marley ishte shkruar per t'u realizuar.

Dashuria per muziken e con Bobin me shokun e tij ne deren e nje shkolle muzikore. Atje takojne Peter Mcintosh. Shume shpejt kuptojne se interesat e tyre jane te ngjashme. Mbas nje takimi me nje producent lokal, ata kompozojne kegen e tyre te pare ( Judge Not) pa sukses. Qe te dukej me serioze ata e quajne veten Wailing Wailers.

Kenga e pare si grup, "Simmer Down" e cila shenoi suksesin e pare te tij breda vendit.

Bob Martohet me Rita Anderson ne vitin 1966, shkon ne Amerike per te fituar leke per te financuar muziken e tij, kthehet ne Xhamaike ku grupi i tij kishte nderruar stil muzike, ashtu si dhe emer (Wail N' Soul), pasojne disa nderrime, dhe grupi perfundon me emrin Wailers.

Ne fillim te viteve 70 grupi Wailers kish krijuar nje fare popullarateti ne Karaibet. Ne te njejten kohe Bob takohet me Johnny Nash te cilin e shoqeron ne Londer. Atje vin ne kontakt me Island Records ku mbas bisedimesh lidhin kontrate dhe nxjerrin ne skene albumin e tyre te pare "Catch Fire"

Ky ishte nje nga albumet e para te muzikes reggae.

Ne vitin 1973 Bob Marley shkon per koncert ne Amerike. Vetem se e perjashtuan mbas 4 ditesh sepse populli entuziazmohej me shume nga grupi i tij (qe ishte grup ndihmes - support) sesa grupi kyesor.

Ne te njejtin vit del ne publik albumi i tyre i dyte "Burnin" nga ku vecohen kenget "I shot the Sheriff", "Get up stand up".

Kur shtypi muzikor shkruante "Clapton is God" - "Klapton eshte zot" ishte rasti me ideal per Bob Marley, nje kenge e tij te zgjidhej nga Eric Clpaton per t'u kenduar.

Mbas kesaj e gjithe bota fillon te njohi Bob Marley. Ai nuk e le pa shfrytezuar rastin. Fillon menjehere turnete duke hapur koncertet e emrave te medhjenj te kohes Bruce Springsteen dhe Fly and the Family Stone.

Mbas ketij turneu, grupi kthehet ne Xhamaike dhe ndahet. Qe te dy shoket e Bobit vazhduan kariere solo. Marley nuk u mposht nga kjo, e riformoi grupin duke e quajtur Bob Marley And The Wailers duke shtuar nje treshe vokale grash.

Grupi krijon albumin Natty Dread ne 1975, vazhdon turneun ne vere, ne 1976 nxjerr ne treg albumin Rastaman Vibration, duke fituar gjithmone kritika pozitive dhe sukses te vazhdueshem. Revista "Rolling Stones" i quan grupi i vitit.

Ne Xhamaike Bob Marley ish kthyer ne legjende. Mesazhi i tij per liri, paqe e barazi nuk linte indiferente rinine ne getot e Xhamaikes. Politikanet filluan t'a shfrytezojne per vota.

Bob Marley vendosi ne shenje respekti te jape nje koncert falas per dashamiresit e tij. Por disa dite para koncertit njerez te armatosur hyne ne shtepine e tij, duke qelluar me arme, miresisht pa shkaktuar viktima. Koncerti qe dha Bob Marley pak dite me vone ishte nga me emocionuesit dhe impresionuesit e gjithe karieres.

Ne vitin 1977 del albumi Exodus, i pasuar nga albumi tjeter ne vitin 1978 Kaya. Gjate turneut, Bob luante nje nga lojrat e tij te preferuara, futboll, dhe peson nje goditje. Nuk pranon te bej operacion, pasi dicka e tille do ishte kunder parimeve te tij Rastariane. Kjo do t'i kushtoje vite me vone.

Ne te njejten kohe Bob vazhdon te nderohet ne mbare boten. Ai merr medaljen e paqes te Kombeve te Bashkuara per koncertin e tij per paqe. (One concert for piece). Albumet vazhdojne te dalin vit per vit, ose dy here ne vite. Babylon Bus, Survival, Uprising.

Grupi jep vazhdimisht koncerte. Ne nje prej tyre, te dhene ne Milano, ne stadium u gjenden 100.000 spektatore. Ky ishte kocerti i tij me i madh.

Ne vitin 1980 Bob Marley me grupin etij gjenden per turne ne Amerike. Demtimi i dikurshem nga futbolli ishte kthyer ne nje lloj kanceri te rende. Ai shtrohet ne spital, por nuk fiton dot ne duelin me semundjen. Ishte 11 Maj, 1981.

Dita e vdekjes se Bob Marley eshte dite kombetare ne vendin e tij, Xhamaiken. Kjo nuk ka ndodhur per asnje muzikant, as per Xhon Lenon, as per Elvis Presley, dhe nuk besohet te ndodhi per ndonje tjeter.

Ai la nje trashegimi te pa cmuar, me kenge, mesazhe, simbole, me lufte per paqe, me nje zhaner muzikor qe me vone do pelqehej nga nje bote e tere.

Diten e sotme, 11 Maj 2004, nje grup adoleshentesh degjuan ne Radio per pervjetorin e Bob Marley-t.

Ata u entuziasmuan kur degjuan No Woman No Crie, filluan te kercejne ne ritmin e kenges "I don't want to wait in vain, "Jammin", "Exodus", "Iron Lion" dhe kenget e tjera te tij. Ish hera e pare qe degjuan Bob Marley dhe menjehere shkuan ne dyqan per te blere kenget.

Bob Marley eshte ketu, prane ketyre adoleshenteve, prane adoleshenteve e te rinjve te cdo kohe!!! One love, one heart, let's get together and feel allright.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora