E marte, 23.04.2024, 05:21 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Flet Ilirjan Dhima, kryetar i shoqatës Shqipëria në Greqi

E shtune, 29.10.2016, 09:15 AM


Flet  Ilirjan Dhima, kryetar i shoqatës “Shqipëria” Greqi: Vota e emigranteve një e drejtë kushtetuese, qeveria nuk është gati për 2017-n

-Aktualisht në Greqi janë rreth 700 mijë emigrantë shqiptarë gjysma pa punë

-Problem ngelet mësimi i gjuhës për fëmijët

-Mbi 100 mijë fëmijë nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë në gjuhën e nënës

-Rreth 30 mijë fëmijë e flasin shqipen në mënyrë të çalë

-Pa votën e emigrantëve zgjedhjet në Shqipëri nuk janë reale

-Janë mbi 350 mijë emigrantë në moshë votuese që nuk do marrin pjesë

-Emigrantët duhet të votojnë në mënyrë elektronike në Greqi

Nga Albert Z. ZHOLI

Emigrantët shqiptarë në Greqi janë pakësuar, por përsëri ata mbeten komuniteti më i madh i emigrantëve shqiptarë në botë. Aktualisht aty janë eth 700 mijë emigrantë ku problem akne papunësinë. Zgjedhjet po afrojnë dhe emigrantët tanë në Greqi sërishmi nuk do të marrin pjesë në mënyrë masive në votime. Janë mbi 350 mijë emigrant që duhet të votojnë dhe pa pjesëmarrjen e tyre votimet nuk do të jenë reale.

Cilat janë problemet e emigrantëve tanë ën Greqi në këto vitet e fundit?

Problemet e emigrantëve shqiptarë në Greqi nuk kanë të sosur. Sa mbaron një hall fillon një problem. Por problem kryesor mbetet papunësia. Mund të themi se vetëm 50 % e emigrantëve janë në punë. Aktualisht punët janë stinore dhe ngarkesa familjare bie mbi gratë. Por më kryesoja është se emigrantët janë me një këmbë në Shqipëri dhe me një këmbë në Greqi. Kjo pasi kriza ka bërë që rripi ka bërë të shtrëngohet aq tepër sa që po mbarohen dhe kursimet e fundit. Në këtë situatë një pjesë mendon të kthehet në Shqipëri përfundimisht, por I mban me shpresë një punë dhe fëmijët që janë në shkollë. Pra emigrantët shqiptarë në Greqi janë tretur së tepërmi, aq sa nuk mund të njihen. Një varfëri që nuk ishte menduar.

Sa emigrant mund të jenë sot në Greqi?

Dihet se, që kur filloi kriza para 7 vjetëve në Greqi kishte afërisht 1 milionë emigrant prej ët cilëve afërisht 700 mijë të legalizuar dhe pjesa tjetër që punonte në të zezë. Kriza bëri të vetën. Një pjesë filluan të aplikojnë për Amerikë, Kanada, Australi. Një pjesë filluan të shkojnë ne vendet e tjera të BE. Ndërsa një pjesë tjetër u kthyen ën atdhe. Kjo pjesë ishte më e dyzuara. Ishin mbi 120 mijë emigrant që u kthyen me shpresën për të hapur një aktivitet të tyren. Një pjesë mundi të hynte në tregun e ashpër shqiptar, një pjesë dhe pse futi në përdorim kursimet nuk mundi ta përballonte këtë treg të vështirë. Pra në qoftë se i referohemi të dhënave të fundit në Greqi mund të jenë 650 mijë emigrant, pra afërisht 50% e atyre që ishin në vitin 2006.

A është gjetur rrugëzgjidhja për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve?

Janë marrë shumë nisma, është diskutuar shumë, janë bërë shumë seminare, por rruga e zgjidhjes nuk është gjetur. Nismat kanë qenë më shumë personale, nëpërmjet Shoqatave por asgjë shtetërore. Ambasada jonë zhvillon takime me komunitetin e mësuesve, merr disa abetare nga Ministria e arsimit, port ë gjithë këto përfundojnë në disa kurse në bazë shoqatash apo individuale. Janë një pjesë e mirë e fëmijëve të emigrantëve që nuk e njohin shqipen e shkruar dhe të lexuar. Shqipja tek kjo kategori ka arritur deri në një të folur çalamane.

Emigrantët dhe zgjedhjet, a duhet të votojnë emigrantët?

A duhet të votojnë? Patjetër. Pa pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhje, kurrë zgjedhjet nuk mund të jenë reale.

Si mendon se mund të zgjidhet ky problem?

Mendoj se zgjidhja më e mirë është që emigrantët të votojnë këtu ku janë. Kështu veprohet dhe me shumë emigrant polak, rus, etj që janë këtu. Rrugët janë të shumta dhe zgjidhja duhet gjetur. Nuk janë pak por janë afërisht 350 mijë emigrant në moshë votuese që nuk marrin pjesë rregullisht dhe tërësisht në votime. Disa ditë më parë ndoqëm intervistën e Kryeministrit Edi Rama në televizionin News 24, ku midis të tjerave u prek edhe problemi it ë drejtës së votimit të emigrantëve, duke e bërë të pamundur që të arrihet në këto votime parlamentare të 2017. Ai në këtë intervistë theksoi se “Është vonë dhe e pamundur të bëjmë kaq shpejt regjistrimin dhe votimin për Emigracionin”. Pra shpesa u vra. Të votosh  është një e drejtë kushtetuese, ku emigrantet kanë të drejtë jo vetëm të votojnë, por edhe të votohen, jo vetëm të zgjedhin, por edhe te kenë të drejtë edhe për t’u zgjedhur. E drejta e votës së emigrantëve duhet të realizohet në vendet ku jetojnë dhe për mua versioni më i mirë është të votuarit në mënyrë elektronike, duke mos patur as edhe një shpenzim. Kjo mënyrë duhet të bëhet edhe për vetë faktin se ardhja në atdhe dhe votimi është I pamundur pasi në këtë krizë emigrantëve u duhet të harxhojnë mbi 100 euro për njeri për të ardhur në Shqipëri.

Po në fakt ka pasur organizime për ardhjen e emigrantëve për votime me autobus falas..?

Po, në këto  25- vite të emigracionit ka pasur raste të tilla, po në përgjithësi nuk u kujtua njeri apo parti, për të drejtat reale të emigrantëve. Në këto vite është vazhduar dhe organizuar votimi i organizuar nga parti politike mes koordinatorësh të emëruar nga lart nga Tirana dhe mes të korrupsionit të hapur me militantë të pa paguar prej firmave të autobusëve. Në kësi rastesh emigrantët  sipas preferencave politike kanë shkuar në Tirane e  kudo në Shqipëri dhe kanë votuar atë parti që u ka afruar shërbimin (pra autobusin). Çfarë bënë dhe çfarë fituan emigrantët nga këto votime të detyruara ? Asgjë, përkundrazi emigrantët u harruan të parët nga partitë që i ftuan për votime dhe më pas i kthyen krahët emigracionit. Harresa qe me ndërgjegje që politika shqiptare i bëri emigracionit, ka bërë që të shihet më indiferentizëm në personat e partive që mashtruan dje si edhe më parë. Sot emigracioni në Greqi për shkak të krizës se hedh fare votën, duke përjashtuar fanatikët dhe militantët, apo miq e shok të dikujt, nga disa tipa që si duket se e kanë hobi dhe kënaqen me hiçin. Emigracioni shqiptar në Greqi para se të votojë duhet që vetë të përfaqësohet për të drejtat e tij, të kërkojë me ligj të drejtat e qytetarit evropian. Duhet të votojmë për veten dhe pastaj për politikën në Shqipëri. Marrëdhëniet mes emigracionit dhe shtetit duhet të rregullohen me ligj, jo si është praktikuar deri më sot, parti apo Dege Partie pa ligj dhe pa votë si dhe me nivel të ulët arsimor nga fryn era,  por me bindje të hapur transparent e të vendosur në bindjet e secilit në ide, që e përfaqëson emigrantin në grupimin dhe aleancën  e grupimit politik opozitë apo mazhorancë.

Po sot a ka shenja racizmi ende ndaj emigrantëve shqiptarë?

Herë pas here shfaqen erëra të tilla raciste por të vogla në numër. Sot ne jemi një komunitet i konsoliduar. Emigrantët shqiptarë kanë treguar se dinë të punojnë dhe të jetojnë me dinjitet. Dinë të punojnë në grup dhe të shpalosin vlerat e tyre. Vlerat e vërteta intelektuale emigrantët tanë i kanë shpalosur më së miri dhe kanë marrë vlerësimin maksimal të intelektualëve grekë. Pra kjo fashitje e racizmit ka në themel punën tonë, përpjekjet tona, inteligjencën tonë, korrektësinë tonë. Disa qarqe ultra nacionaliste hedhin ndonjë shashkë por tashmë këto shashka nuk e ulin imazhin tonë. Nxënësit tanë shkëlqejnë në shkollat greke. Sportistët tanë janë kudo në ekipet greke. Shumë intelektualë shqiptarë janë menaxherë të firmave të fuqishme greke. Pra rezultatet flasin qartë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora