E premte, 19.04.2024, 09:13 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Dibrani: Të bashkuar për shenjtërimin e Nënë Terezës

E enjte, 27.10.2016, 09:41 AM


Shqiptarët  e Baden-Württembergut  në Gjermani  të bashkuar për shenjtërimin  e Nënë Terezës

Shkruan Asllan Dibrani

Nga Shqipëria, Kosova, e nga mbarë viset  shqiptare,si dhe nga diaspora, janë bëre  manifestime të ndryshmen  kushtuar shenjtërimit të Nëna Terezës qe u bë  në Rome.    kujtojmë se Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel, por edhe e shumë çmimeve tjera për Paqe. Këtë  manifestim madhështor  kushtuar kësaj figure nuk e lanë anash as shqiptarët e Baden-Wurtembergut me qendër në Shtutgart ,nga e cila javën  e kaluar u mblodhën me qindra atdhetar. Për ta nderuar këtë  manifestim të pranishëm ishin tre konsuj të Republikës së Kosovës   në Shtutgart z.Blerim Cenaj, Besnik Myftaraj dhe Arjan Kashtanjeva . Albert Krista ishte ai qe  udhëhoqi meshën  kushtuar Nënë Terezës .Ai me një përkushtim, foli rreth historikut të humanistes se madhe të shqiptarëve ,por  të botes .Është fat i madh qe një pjesë e popullit shqiptar i mbeti besnik së kaluarës se vet. Bota shqiptare katolike  i rezistoj kohës nuk e ndërruan kulturën  e vet as në gjuhë, por as në fe. Lutjen e tyre e realizuan në gjuhen shqipe. Ishte një  kënaqësi që një klerik  katolik aq bukur e  elaboron historinë tonë të lavdishme nga koha ilire.Të tillët janë shqiptarët e besimit   katolik  qe ceremoninë,lutjet dhe zakonet  i zhvillojnë vetëm në  gjuhën shqipe  . I tillë ishte edhe ky tubim kur përfaqësuesi i  Misionit Katolik   zoti  Albert Krista  preku vlerat  e kombit shqiptar   nga e kaluara  e deri me tash. Këtij takimi  pas meshës të se  dielës QKSHSH,LKSHM dhe FKSH “Shën Nëna Terezë” organizuan "Orë Letrare për  nder të shenjtërimit të Nënës Terezës" me ç'rast dhe një numër i konsiderueshëm i poetëve, artistëve, veprimtarëve , kryetar shoqatash dhe pjesëtar të misionit katolik  i dhanë një kolorit të shkëlqyeshëm këtij takimi  të shenjtë  dhe kulturor  kushtuar shenjtërimit të Nënë Terezës.

-Ajo  i bashkoj me  qindra njerëz edhe pas 19 vjet të vdekjes së saj të organizuar nga  Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgart,Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe Misioni Katolik Shqiptar në Gjermani, me  rastin e këtij takimi  letrar. Këtu u bënë edhe   promovimet e  i 4 librave, njëra nga ato, Antologjia ” Vargje për Nënën”  nga z.Hasan Qyqalla dhe  z.Fran Tanushi.

Libri tjetër ishte i znj. Elena Përlaska-Kqira “Udhëtimi në Kohë”, pastaj “Çamëria” e bashkautorëve , Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi si   dhe libri “Shkarpa’ i poetit Fran Tanushi.

Shenjtërimi i Nënë Terezës, po shënon një epokë të rëndësishme  rreth identifikimit të saj nga e cila vlen ta rikujtojmë  se Vatikani i veni edhe një  guri themeleve te popullit shqiptar përmes Nënë  Terezës. Të shtojmë se në rastin e shenjtërimit  të Nënë Tereza   u bashkuan  figurat më të mëdha  të artit dhe kulturës  nga Shqipëria , Kosova dhe trojet tjera , si  Rita Ora, Ermonela Jaho, Shkëlzen Doli, Inva Mula, Elbenita Kajtazi, Rame Lahaj, Gezim Myshketa. Jusuf Beshiri, Bujar Llapaj, Lorik Cana, etj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora