Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kapiti: Ja pse duhet përshendetur Bajram Mulaku

| E merkure, 26.10.2016, 07:31 AM |


Ja pse duhen përshendetur Kryetari i Komunës, Z. Bajram Mulaku, dhe  Kuvendi Komunal i Vushtrrisë

Nga Skënder S. KAPITI

Këtë përshendetje e bëj nisur nga fakti pas informimit se Kryetari i Kumunës Vushtrrisë z. Bajram Mulaku ka autorizuar Drejtorinë e Urbanizimit pranë kësaj Komune për nisjen e Projektit për Sheshin “Hasan Prishtina” dhe të ngritjes së shtatores së tij.Ky projekt nuk i shërben vetëm qytetarëve të Vushtrrisë pasi ai është i ndjeshëm për të gjithë shqiptarët, për faktin se  bëhet fjalë për Sheshin dhe për shtatoren e Patriotit të Madh gjithëkombëtar, Hasan Prishtina.

Unë banoj në Durrës dhe e vizitoj shpesh Komunën e Vushtrrisë pasi atje kam shumë miq dhe shokë sidomos në Gjimnazin “Eqrem Cabej”, njëri prej Gjimnazeve më të mirë në Republikën e Kosovës dhe me këtë rast i përshëndes edhe të gjithë ata dhe nxënësit e tij.

Ajo e cila më ka rënë në sy në Vushtrri  është fakti se sa herë që e vizitoj këtë qytet antik dhe historik vërej ndryshime të mëdha dhe cilësore në infrastrukturë kryesisht, gjë e cila edhe duhet marrë si model nga komunat e tjera në Kosovë por edhe në Shqipëri. Pushteti vendor në Vushtrri nga ajo se cfarë unë kam konstatuar vepron konform ligjit dhe me përgjegjshmëri dhe jo nisur nga preferencat politike dhe partiake; dhe  pushteti vendor atje funksionon në harmoni në vendimmarrjet e tij, me konsensus dhe transparencë të plotë në mënyrën se si menxhohet dhe përdoret paraja publike në favor të interesit të komunitetit.

Por, rasti që më shtyu për t’ju përshendetur  është ai të cilin e mësova nga mediat për projektin e Sheshit “Hasan Prishtina” dhe të ngritjes së Shtatores së tij, në nderim dhe në respekt të këtij Shqiptari të Madh: të politikanit, diplomatit, të strategut dhe të ideatorit të Kryengritjes së Përgjithshme shqiptare të vitit 1912 që coi në Pavarësinë e Shqipërisë; të këtij personaliteti të shquar dhe të pashëmbullt i cili gjithë jetën e tij ja kushtoi popullit shqiptar dhe Bashkimit Kombëtar.

Pra, Ju përshëndes për këtë vendim tuajin që shkon edhe në mirënjohjen dhe në përjetësimin e historisë sonë gjithëkombëtare dhe të atyre që meritojnë mirënjohjen dhe respektin për kontributin dhe në atë  se cfarë kanë bërë për të mirën kombëtare  sic edhe është Heroi Ynë Kombëtar, Hasan Prishtina. Realizimi i këtij projekti do t’ja shtojë trashëgiminë historiko-kombetare dhe hijeshinë edhe më shumë Vushtrrisë, Vicianës antike  dardane.

Me respekt nga Skënder S.KAPITI, Durrës