Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tefik Selimi: Halim Orana- një figurë e madhe atdhetare

| E marte, 25.10.2016, 01:05 PM |


Halim Orana- një figurë e madhe atdhetare kombit shqiptar...

Nga Tefik Selimi

Thonë, historia, e cila është mësuesja e jetës, nuk do të duhej ti harrojë asnjëherë atdhetarët e mëdhenj të kombit tonë. Ata janë emra të shenjtë e të shtrenjtë të popullit. Pa aktivitetin e tyre madhor, historia e popullit shqiptar do të ishte e varfër. Pra, historia nuk do duhej ti harrojë këta emra të këtyre atdhetarëve, sepse, ata kanë lënë gjurmë të thella në jetëshkrimet tyre historike e dokumentare. Pse jo? Duke lënë gjurmë, historia jonë nuk do të harrohet, por ajo do të përkujtohet dhe do të vlerësohet.

Andaj, edhe figura e Halim Oranës nuk është harruar, ajo ka mbetur e “gjallë”, falë pishtarëve të fushës së historisë, të cilët e kanë ndriçuar jetën e tyre atdhetare. Pra, edhe Gjilani, këtë personalitet të shquar të kombit, nuk e ka harruar dot. Sot, një rrugë e këtij qyteti e mban emrin e tij.

Njëri që e ka bërë të pavdekshëm atdhetarin e kombit, Halim Oranën, është Aliriza Selmani, historian, tash në pension, i cili, me veprën e tij të botuar në vitin 2005, me Hafiz Anvi Aliun me titull: “Myderriz Haki-Efendiu”,  ka ndriçuar veprimtaritë e disa peresonaliteteve të rëndësishme që kanë jetuar gjatë vitit 1914-19148. Jo vetëm kjo.

Në këtë vepër dokumentare që ka lëndë nga historia, autorët bëjnë fjalë edhe për Halim Oranën, një figurë e madhe e kombit shqiptar. Andaj, kësaj here do të bëjmë fjalë për figurën e atdhetarit të shquar të kombit, Halim Orana, i cili, në një kohë të hershme, punoi si mësues e si veprimtar i denjë për çështjen tonë kombëtare shqiptare. Kjo figurë do të duhej ta kishte vendin në mesin e martirëve apo heronjve, sepse, në një kohë të rëndë të popullit, ky njeri e intelektual haptas iu kundërvua okupuesit serb, se donte ti bashkojë trojet shqiptare, i cili, më vonë, pësoi rëndë me jetë.

Ky atdhetar yni, në një kohë shumë të hershme, punoi për çështjen e bashkimit të Trojeve Shqiptare. Duke folur për këtë personalitet të shquar të kombit, sikur na shkon mendaj te Idriz Seferi, i cili trim i Karadakut, në rrethana tejet të vështira jete, ai pati shtuar një fjalë nga brendia e shpirtit të tij kur bënte luftë të vazhdueshme me kundërshtarët, se e pati vështirë ta bëjë Shqipërinë ashtu siç e dëshironte ta shihte ai vet. Andaj, shpesh nëpër oda e ndeja të tjera e përsëriste refenin e tij të njohur: “Tanë jetën u mundova me ba këtë vend Shqipni, por zor ish, bre”!

Edhe Halim Orana, pas krejt asaj veprimtarie të gjerë e të mundimshme atdhetare që bëri, në ditët e fundit të jetës, ai pa se “puna” qe e vështirë për ta ndryshuar “gjendjen” siç bënte e vepronte ai në këtë drejtim. Kur e pa se punoi aq shumë dhe pati lidhje të forta me atdhetarët shqiptarë, ku bëri plaftforma për Lirimin e Tokave Shqiptare, ai hetohet dhe zihet, ku nuk pati mundësi dot t’i ikë shpëtimit fizik, ai shton: “Ma mirë po vdes me faqe të bardhë”(f.320).

Siç dihet, Halim Orana është i lindur në Gjilan, më 1914. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën Normale e kreu në Shkup. Ishte njëri ndër të rrallë intelektualë që në kohën e Jugosllavisë monarkiste e kreu Shkollën Normale dhe karrierën e mësuesisë, ai e filloi në shkollat me mësim në gjuhën serbe. Megjithatë, fshehtas nxënësve shqiptarë, ai ua mësonte edhe gjuhën shqipe. Par luftës shërbeu mësues në rrethin e Gjilanit, në Tankosiq, Kabash  e mese të tjera. Gjatë luftës ishte përfaqësues i Shetit Shiptar në Shtetin e Pavarur Kroat në Zagreb, ku ishte në kontakt me Lëvizjen gjithë myslimane dhe gjithë kroate për shkëputjen e Kosovës, Bosnjes e Kroacisë nga shteti jugosllav i Beogradit.

Më vonë, ai (Halimi) ishte në krye të NDSH eja. Pas burgosjes dhe likuidimin e anëtarëve të KA të NDSH, me qendër në Prizren, në krye me Halim Spahiun, KQ kalon në Shkup në krye të cilit zgjidhet Halim Orana. Prokurori maqedon e përmend aktovitetin e Halimit në gjykimin e KQ te NDSH-së, por Halimi nuk ishte në atë gjykim. Ai kapet në Zagreb dhe i dorëzohet në Beugrad ku gjykohet dhe ekzekutohet. I kanë thënë në Beograd na shkruajmë në shtyp se gjëja Halim Orana iku nga burgu. Atë kohë, ai ishte në krye të Komitetit Qendror Nacional Demokratik Shqiptar me seli Shkup dhe udhëhoqi organizimn e degëve të kësaj organizate në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Në një Kongres, të cilin e ka udhëhequr ai, jo vetëm që ka folur për situatën politike të asaj kohe, por Halim Orana ka folur edhe për “rëndësinë e Kongresit dhe synimet e ONDSH-së dhe në tërësi  të Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare, për bashkimin e Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore me Shqipërinë”(f.264).

Si shton autori i librit në fjalë, “në atë Kongres, të cilin e ka udhëhequr vetë, Halim Orana projektplatformën lidhur me organizimin dhe veprimtarinë e mëtejme të Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare dhe domosdoshmërinë e forcimit të lidhjeve të bashkëpunimit të KQ të NDSH-së në Shkup me KQ në Bari të Italisë, si komitet epror, nga i cili Halimi merrte instruksione për veprim”(f.264). Për këtë punë aktive dhe shumë delikate, por me interes të madh kombëtar, ai mori mirënjohje të veçantë. Prandaj, ky atdhetar nuk ndejti duarkryq. Ai punoi ditë e natë për çështjen tonë kombëtare. Punoi për bashkimin e trojeve shqitare në një shtet. Pati dije dhe nuk kurseu asgjë nga veti, madje as jetën.

Ndonëse për veprimtarinë e tillë ilegale, atij i jepet vërejtje “nga një prokuror publik maqedon, Nikolla Vrazhalski, i cili e akuzoi Halim Oranën se ishte person që kishte lidhje me bandat e njësisë guerile në male dhe punonte pa u ndalë për bashkimin e trojeve shqiptare. Dihet, në atë kohë, Halim Orana ishte konsull i qeverisë kuislinge shqiptare në Qeverinë Kroate të Ante Paveliqit. Pra, ishte person që kishte lidhje drejtpërdrejta me Barin (Itali), ku qëndronte Mithat Frashëri me kuislingë të tjerë, të cilët e kanë vendosur konsull në ShPK”(f.265).

Siç mësojmë, Halim Orana, kjo figurë e madhe e kombit shqiptar, atë kohë, mbante lidhje me Komitetin e Zogut në Kajro dhe me Shtabin e emigracionit shqiptar në Greqi. Pse jo? Ky qe njëri me dije, por  qe edhe njeri që ishte i vendosur gjer në fund për të luftuar kundër regjimit të asaj kohe, i cili nuk zgjidhte mjete për zhdukjen e popullit shqiptar nga trojet e veta stërgjyshore. Ai mbante afër vetës me dhjetra pasaporta në sirtar, me anë të cilëve i shpërndante njerëzit në tërë Evropën Perëndimore etj. Jo vetëm kaq.

Aliriza Selmani, në një bisedë rasti, tha se, ky njeri e intelektual ka qenë një mësues trim dhe atdhetar. Me fjalë të tjera, ka punuar për kombin shqiptar. “Po, tha Aliriza, - në një kohë, baba i Gani Nezirit, ish drejtor i Katastrit në Gjilan, e ka pasur mësues Halim Oranën. Ka shtuar se, në kohën e Mbretit serb, fëmijët shqiptarë është dashur ta mësojnë një lutje “Në emër të Zotit e të Mbretit...”, ku mësuesi Halim nuk ua kishte mësuar shkollarëve të vet. Kur ka ardhur inspektori për të parë punën e fëmijëve shqiptarë se çka kanë mësuar, inspektori serb e shtie Halimin që ta këndojnë këngën në fjalë, por fëmijët nuk e dinin. Ai, i revolutar, i drejtohet Halim Oranës, pse nuk ua ke mësuar lutjen shkollarëve tuaj.

E, ai (Halimi), pa një pa dy, se ishte shumë i mençur, inspektorit serb ia pështjellë duke i thënë: “Po këta janë të rinj, kur të rriten edhe pak, do ta mësojnë”. Pushteti i asaj kohe nuk e shihte për të mirë aktivitetin e Halim Oranës. Ky pushtet barbar e pushtues, Halim Oranën e shihte si njeri të rrezikshëm të shtetit okupues serb. Lidhur me likuidimin e Halim Oranës, Aliriza Selmani, profesor, shton se, “burgosja, ashtu edhe likuidimi i tij, janë mbajtur në fshehtësinë më të madhe. Dihet fakti se derisa po mbahej në gjykim i anëtarëve të KQ të NDSH-së në Shkup, në Burgun Ushtarak të Beogradit mbahej në izolim të plotë kryetari i KQ, gjilanasi Halim Orana.

“Në ekstraktin e aktgjykimit të Gjyqit Ushtarak të Beogradit, është konstatuar se Halim Orana më “30 shtator 1947” është dënuar me vdekje, nuk ka të dhëna për ditën dhe vendin e arrestimit”. Mësojmë se, “në muajin maj të vitit 1946, Halimi qëndroi një kohë në Shkup dhe me bashkëpunëtorët: dr. Qerim Zllatku, Azem Morana, Mahmut Dumani, kap. Hysni Rudi, Hasan Bilalli etj., i bëjnë përgatitjet për mbajtjen e Kongresit IV, të organizatës (partisë) NDSH, i cili dhe mbahet më qershor të vitit 1946 në Shkup”(f.321). Sipas librit të A. Selmanit, profesor i historisë, shtohet se, “në këtë kongres Halimi ishte kryetar i Kongresit, e në përfundim të tij u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror të NDSH-së më seli në Shkup.

Pas një kohe veprimi prej disa muajve, si shton autori (A.S.), Komiteti zbulohet nga organet e Sigurimit dhe burgosen anëtarët e tij” (f. po aty). Pra, zbulohet veprimtari edhe e Halim Oranës, i cili burgoset dhe sillet në Burgun Ushtarak në Beograd, por nuk e informojnë as familjen e tij se është burgosur. Bile, sipas autorit, shtypi i kësaj kohe shkruan se H. Orana gjendet në arrrati. Por, e vërteta, sado që të zvarritet, ajo del në shesh. “Një ditë, në adresë të nënës së Halimit, me postë arrin një letër e shkruar me dorë, pa datë, e njerrë nga burgu ilegalisht me ndihmën e të burgosurve të tjerë nga Beogradi, nëpërmjet së cilës lajmërohet familja për burgosjen e Halimit dhe adresën e burgut”.

Dhe, si shton autori i librit, “pas shpalljes së aktgjykimit, Halimit i është lejuar të kontaktonte me familje dhe, siç thotë i vëllai i tij, Xhelali, me rastin e një vizite në burgun e Beogradit, Halimi na deklaroi se nga organet e Sigurimit Shtetëror kam pasur oferta që të mos kryhet dënimi dhe të lirohem nga burgu me kusht që të largohem në botën e jashme dhe të punoj për organet e Sigurimti Shtetëror Jugosllav. Këtë oferët, si shtohet në librin në fjalë, “Halimi s’e kishte pranuar dhe atyre u kishte thënë:

“Më mirë po vdes me faqe të bardhë”(f.321). Për këtë arsye, burgosja e tij është mbajtur në fshehtësi nga familja dhe opinioni dhe se ekzekutimi, sipas dokumenteve, ishte bërë me vonesë. Ai (Halim Orana) dënohet me vdekje. Ky dënim është bërë pa ndonjë dëshmi me shkrim. Ekzekutimi i Halim Oranës është bërë nga “Gjyqi Ushtarak i Beogradit, të datës 30 shtator të vitit 1947, i kryesuar nga nënkoneli Milonja Stijoviq”, me të vetmin motiv: “veprimtarisë së tij në Organizatën Nacional Shqiptare Demoktratike, dhe si udhëheqës i saj”.

Pas luftës së Gjilanit, organet e pushtetit partizano-çetnik ia masakrojnë të atin, Ibrahimin, kurse në vitin 1947 OZN-a arriti ta arrestojë edhe vetë Halimin, të cilin Gjykata Ushtarake në Beograd, me procedurë të shpejtë e dënoi me vdekje dhe e pushkatojnë. Pra, ate e ekzekutojnë në vitin 1947.

Ky ishte Halim Orana, një atdhetar i denjë i kombit, i cili, edhe në ato vite të hershme, ai është munduar dhe është angazhuar për Shqipërinë e Madhe.

Gjilan, 25 tetor