E enjte, 28.03.2024, 07:11 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Pse Kargjorgje tani shahet nga serbët?

E marte, 25.10.2016, 11:50 AM


Pse Kargjorgje tani shahet nga serbët? Pse i mohohet prejardhja ?

Nga Fahri Xharra

Ju kujtohet Jani Kondo ( Kondo Bimbashi ) i cili  bashkë me luftëtarët e tij, kryesisht çamë, hyri i pari në kalanë e Beogradit  ( !802 ) ? . Një tjetër luftëtar çam, Gjergj Olimpiasi, me 300 vullnetarë të tij shqiptarë luftoi për çlirimin e Serbisë, (Arbën Xhaferri, “Legalizimi i krimit)   Fryti historik i kohës së caktuar ka qenë gjithmonë i klonuar sipas dëshirës së të tjerëve e aspak e as një fije nuk i ka ngjarë të vërtetës.  Historia ,e më këtë edhe e vërteta është mëshefur.

Por ,Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë. Ose sikur mos të kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur të mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin -armikun, çlirimtarin e Beogradit”.

Fryti historik i kohës së Kryengritjes  “Serbe” ( 1804 )  Karagjorgje , nipi i Gjin Marash Kelmendit pasi që doli në dritë se ishte shqiptar , serbëve filloi t`iu “ turbullohet “ . Si në rastin e Kondos që thonë “ më mirë të mos kishte lindur kurrë “se sa ai të na çlirojë Beogradin; tani me Kargjorgjen është taktikë tjetër e refuzimit,  mu për atë pse ishte shqiptar .

Pra ishte shqiptar nga fisi katolik Kelmendas nga rrethi i Shkodrës  . Por tani demantin të cilin po e shkruaj në origjinal     (Istori?ar Radoš Ljuši? rekao je agenciji Beta da ne postoje pouzdani podaci o Kara?or?evim precima, niti o tome kada su oni došli u Srbiju. - Za to nemamo pouzdanih istorijskih izvora, dokumenata, sve je u narodnom predanju. Postoje razne verzije o Kara?or?evim precima - da su iz Francuske, Hercegovine, Crne Gore ili Albanije, ali nijedna teorija još nije dokazana - rekao je Ljuši?. LJUŠI?: NEMA DOKAZA)

“Historiani Radosh Lushiq i thotë agjencisë Beta , se nuk ka dokumente bindëse për Karagjorgjen dhe të parët e tij si dhe se kur erdhën në Serbi : “ Nuk ka fakte burimore  eas dokumente , të tërat janë në gojëdhëna të popullit. Ka gjithfarë versione për prejardhjen e Karagjorgjëve - se kanë ardhur nga Franca, Hercegovina , Mali i Zi apo Shqipëria , por asnjë teori nuk është e vërtetuar-Nema Dokaza .”

Sa mirë që mos t`ishte shqiptar, par frytit historik të kohës duhet pa tjetër t`i humbasin gjurmët. Mund të jetë kushdo ,por shqiptar jo.

Por nuk është vetëm origjina që iu pengon , tani kanë filluar ta përshkruajnë si njeri që i turpërohej prindit të tij babait Pjetrit  , bile duke shkruar se ai nuk ishte babai por thjeshtri (Dobrica Jovi?i?, historian nga  Smedereva.) Shkohet aq larg e thuhet se ai bile edhe e kishte vrarë (Pri?a kaže da je na odlasku pucao ocu u le?a, a da je ovoga dotukao neko iz Kara?or?eve pratnje. Postoji i verzija po kojoj Kara?or?e nije li?no u?estvovao u ubistvu, ve? ga je samo naredio. Po povratku u Srbiju, 1796. godine, vožd se ispovedio i zamolio za oproštaj, koji je od crkve dobio.)

Të ulet personaliteti i tij e shtojnë qe Karagjorgje e paska vrarë edhe të vëllanë Marinin, 1806 (? ) ( asgjë e vërtetuar)

“Gjatë kohës së Kryengritjes , qenka folur që i vëllai i paska ngucur femrat e Topolës. Karagjorgje me karakterin e tij prej vrasësi shkon në shtëpi e rrah të vëllanë dhe e varë .”

Tjetra :  “ Shefi Kryengritjes së parë ishte i ashpër dhe  i llojit të bishës , në kushte të sotit  shkruan historiani   Joviqiç , kishim me e quajtur  të sëmur psikik.. Vriste pa gjyq , nga afekti dhe zemërimi “

Pra : “ Serbët nuk flasin për këtë sepse kishte me hedhë hije në veprën e madhe të Kargjorgjës “  ( Srbi ne pri?aju o ovome jer bi to bacilo senku na sve što je Kara?or?e uradio kao vojskovo?a i ustanik. Ja o tome ne predajem ?acima u školi, a toga nema ni u udžbenicima. Bilo šta negativno o njemu naružilo bi mit koji se vekovima stvarao – zaklju?uje Dobrica Jovi?i?. )

Pra  duhet pa tjetër që me një shikim të ri historik të njolloset figura e Kargjorgjes , vetëm e vetëm pse ishte me prejardhje shqiptare.

E pa mohueshme është edhe përmbledhja e këngëve nga Andrija Luburiqi , i cili në vitin 1937 i botoi të gjitha këngët popullore për Karagjorgjen dhe familjen e tij të kënduar që nga viti 1698 “ Vojvoda Jovan Mërshiq Kliment  Kragjorgjeb djed i plavski turci “ ( Vojvoda  Gjin Marash Kelmendi dhe turqit e Plavës ).

Pra ne shqiptarët i bëmë serbet me shtet dhe iu mësuam shkrim -këndim ( Vuk Karagjiqi )

Referencat :

-http://arhiva.glas-javnosti.rs/arhiva/2006/10/24/srpski/T06102303.shtml

-http://www.dnevno.rs/istorijski-zabavnik/zanimljivosti-iz-istorije/1611/mracna-strana-karadorda-srpski-vozd-ubio-i-oca-i-brata-i-svakog-ko-mu-je-stajao-na-putu

-https://www.scribd.com/doc/233285064/Milorad-Bo%C5%A1njak-Slobodan-Jakovljevi%C4%87-KARA%C4%90OR%C4%90EVI%C4%86I-skrivena-istorija



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora