Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Pse i pëlqen Edi Rama komb mohuesit

| E hene, 24.10.2016, 01:16 PM |


Pse i pëlqen Edi Rama komb mohuesit: Ivo Andriç, Emir Kusturica, Goran Bregoviç?

Nga Gani Mehmetaj

A ia kanë thënë kryeministrit shqiptar se Ivo Andriçi, jeniçer serb, i lindur në Bosnjë e Hercegovinë nga nëna e babai kroat, e mohoi kombin e vet. Andriç për llogari të Serbisë bëri projektin e dëbimit të shqiptarëve nga territoret etnike (1938). Projektin ia ofroi edhe Titos pas luftës, ndërsa u realizua pas vitit 1945, kur u vranë afër 50 mijë shqiptarë nga Kosova e Maqedonia (1945-48), u dëbuan mbi 250 mijë në Turqi dhe vdiqën nga torturat mbi 10.000 (1955-67).

Komb mohuesi tjetër, Emir Kusturica, mysliman nga nëna e babai, më emrin sipas prijësit arab-Emir, me prejardhje kroate nga Hercegovina, thuhet se para disa vjetësh mori emrin serb Strahinja. Kur ushtria serbe bënte masakra ndaj kombit të tij, ai ia mbathi nga Sarajeva në Beograd, ku u bë zëdhënës i krimeve serbe e i Milosheviqit. Tradhtoi e përbuzi publikisht kombin e vet boshnjak-mysliman në çastet më tragjike. Në Sarajevë e ka të ndaluar të kthehet. Në librin e tij të fundit, të botuar në Beograd, lavdërohet se si Milosheviçi e ftonte në ndjeja intime familjare. Në këtë libër ka disa fjali plotë urrejtje kundër shqiptarëve të Kosovës, që e kundërshtonin terrorin e Milosheviçit.

Goran Bregoviç, nga babai kroat e nëna serbe, më profesion nacionalist serb, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën "Pucaj". Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare.

Për këtë këngë shoviniste serbe mori çelësat e Qytetit të Tiranës.