E premte, 29.03.2024, 01:07 AM (GMT)

Kulturë

Skënder Hoxha: Në kujtesë të haikut

E shtune, 22.10.2016, 07:01 AM


SKËNDER R. HOXHA

 

NË KUJTESË TË HAIKUT

 

1.

Terr i natës lotonte...

E dija që ti më pret

në vetull të prozhmit

 

2.

Netëve të sterra ndonjë rreze hëne

rrëshqiste ndër gjethe bungjesh...

na thurte aureolë

 

3.

Netverat me vapë

hedhnin fije flladi

në gjoksin tënd lakuriq.

 

(22 korrik 2016, Pejë.)

 

4.

Sa herë që ishim bashkë

E gjitha ajo Kodër

Ishte vetëm jona

 

5.

Edhe lisat e gjatë

Shushurisnin me gjethet

Vetëm për neve

 

6.

Xixëllonjat e urta

Fluturonin poshtë

Nëpër ara të bukës së re.

 

7.

Nga vendet e takimeve

Hëna ikte kalimthi

Ne na lënte me terrin…

 

(24 korrik 2016, Pejë.)



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora