Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jagodini: Këngëtari i pavdekshëm Kamerr Bllaca

| E shtune, 22.10.2016, 09:12 AM |


KËNGËTARI   KËRCOVAR    NUK  VDES  KURRË -  KAMERR BLLACA

NGA BEXHET JAGODINI

Këngëtari i cili armë të fuqishme e pati këngën, ishte Kamerr Kadri Abidini , i njohur këtu në Kërcovë si Kamerr Bllaca. Ështe legjenda e gjallë e kësaj ane, pasi  ndër popull  jeton edhe sotë e kësaj dite. I lindur në vitin 1866  në fshatin Jagoll, rrëzë malit Ujmir.I vrarë te pragu  derës së vet ,më 1944 nga partizanët .

Ky këngëtar i madh, me zërin e tij të ëmbël, llogaritet si shehiri i të gjitha kohërave. Ai me këngën e bukur u bëri ballë edhe gjakpirësve të mëdhenj serbë ,si komitëve  me në krye Mihajllo Josifoviqin, i njohur te popullsia e kësaj ane si Mikalja i Brodit. Në tetorin e vitit 1913 në një rast gëzimi ,Kamerr Bllaca thirret në Poreçe-rajon i cili gjendet në lindje të fshatit Jagoll, apo në atë anë të malit Celvjollca ,e banuar me popullsi serbe e i shoqëruar me priftin e fshatit, dërgohet atje, në një aheng familjar.Aty dhoma ishte me një atmosferë egërsie dhe e mbushur plot me pushkë e bajoneta, sigurisht për qillime të tjera .Gjatë këndimit të tij, ai në përcjellje shoqërohet nga tre gajdexhinjë, por Xha Kamerri zgjodhi vetëm më të mirin  nga ata, për shoqërim.Duke kënduar Xh. Kamerri gjakpirësi Mikale, fascinohet nga zëri i tij mjaltësor dhe kënga aq e bukur kërçovare , nxjerr alltinë dhe i jep  disa rafalë në ajër ,e më pastaj betohet në familjen e tij dhe urdhëron, që  ky bilbil të  lirohet nga pushkatimi dhe burgosjet në fshatin e tijë.

Më vonë gjakpirësi Mikale, me komitat e merr një aksion masakrues në fshatrat e Kërcovës ,kryesisht në anën e Tuhinit, ku me ndihmën e priftërinjve mblodhi burra nga kjo anë , dhe i dërgon në lokalitetin i quajtur Përroi i Plloces, në afërsi të Jagollit. Ky toponim nga vendasit u konvertua,dhe sot  mban emrin  e dëshmitarit të masakrës ,, Njerëzit e Vra”. Aty me bajoneta u  masakruan rreth 45-60 banorë, ku në mesin e tyre ndodhej edhe Kamerr Bllaca. Xhelati Mikale në të vrejtur këtë këngëtar ,urdhëron që ta lëshon rendin e masakrës dhe duke rrahur krahërorin se e mban fjalën e dhënë ,atje në dasmën e Poreces, për ta shpëtuar nga vdekja. Xh. Kamerri i mllefosur dhe i shqetësuar nga vepra e përgjakshme  e gjakpirësit refuzon privilegjen e dhënë , të cilën e kushtëzon me lirimin e tërë  robërve shqiptarë. Kanibali Mikale urdhëron ushtarët e tij, që me dhunë të largojnë nga rendi i bajonetës Kamerr Bllacën për hirë të betimit të dhënë ,është shprehur plaku okular Veli Veliu që ndodhej atëherë  me delet në atë anë të përroit të masakrës, deklaron Mersim Fejza banor i këtij fshati.Këto ngjarje i thonë edhe sot e kësaj dite, jovetëm  të moshuarit nga Jagolli, por edhe nga e tërë treva e Kërcovës .

Ky këngëtar  arrin që këngën kërcovare burimore shqipe tua imponojë edhe  nacionaliteteve tjera këtu në Kërcovë.Ishte krijues i shumë teksteve dhe vijave muzikore të shumë këngëve të ndryshme burimore kërcovare .Ata këngëtarë që ne patëm   mundësi t’i intervistojmë, shprehen se Kamerr Bllaca ,, i bënte këngët vetë  .Në grup ishte me  këngëtarët Kadri Abidini dhe Beadin Selimi në trio, si dhe me këngëtarë të tjerë. Kur këndonte ai të pranishmit nuk merrnin frymë. Kishte zë që  nuk e kishte askush, i jepte  manoja  të lezetshme. ,,Kënaun ene qer, u kënau ene ma vonë,po Kamerr jo” thuhet nga pleqtë e Jagollit .Katundin e Jagollit, Kamerr Bllaca e la me emën pas të cilit ndoshta edhe nuk u përsërit më,deklaronVahit Fejaza,bashkëfshatar i këngëtarit.

Kamerr Bllaca këngët e solisteve   dhe ato  diafonike, i  avancon me,, mjaltëzimet” më të theksuar se të parët e tij. Dëshmitarët nëpër dasmat dhe gëzimet familjare thonin se nga goja e xha, Kamerrit dilnin dy zëra. Kjo është fjalia ku shpesh do të dëgjohet në fjalët e të intervistuarve.Kjo dukuri haset edhe te këngëtarët e më vonshëm si dhe bashkëpunëtorë të tij si; Abdulla Xhambazi ,Rexhep Zajazi,Rihon Dedja,Sefaj Xhetës. Ferat Kaleshi-Lati, Shefik Ballazhi e të tjerë.

Me konstatimin e dukurisë së ,,mjaltëzimit  dhe të avancimit   këngës burimore kërcovare,pajtohen edhe këngëtarët shumë virtuoz si: Xhevit Sadiku , Etem Sula , Halit  Ahmedi, Nasuf Jusufi, Vehbi Haziri etj në deklaratat e tyre .Prof .Dr. Tahir Zajazi mbajtës i këngës burimore kërcovare i grupit të  Trio Zajazit, dhe njëherit djali i këngëtarit specifik Rexhep Zajazit, mbi trashëgimin e babait  të tij shprehet ,se ai këngën e këndoi nga prirjet natyrore, por i frymëzuar gjithmonë nga melizmatikat e këngëtarit të pa konkurrent Kamerr Bllaca i asaj kohe ,ndoshta i papërsëritshëm , në këto troje etnike. .Këngëtari Xhaferr Spahiu nga fshati Cërvicë shkoi në konak në fshatin Jagoll, ku këndonin bashkë me Kamerr Bllacën,, ata kënaun pi drite njer në  dritë ,njer në mëxhes, shoumë mejr, nuk kam fjalë ,nuk di si  tu dëftoj ,na la pa men  të xhythave që ishim  aty“…. Etj, deklaron Mefmedali Balla dhe Ahmet Spahiu .  Kur arritën në fund të dasmës, pra në mëngjes ato të dy filluan të thurin vargjet në këngë, të dy vetë duke u kapur qafë për qafe, dhe  duke mbaruar në fund të këngës ua thonë vargjeve;

ka dal nusja bënë llaf me gra    /   burrin budall mjer kush e ka”

Ftoheshte  nëpër dasma e gëzime familjare, jo vetëm këtu në rrethin e Tuhinit , Zajazit dhe Kërcovës ,por edhe  në Pllasnicë, Lisiçan, Debresht ,Prilep, Tërnovë,Gostivar, Tetovë etj. Këngëtarët e këtyre trojeve jashtë Kërcovës ,sidomos nga Tërnova e Gostivarit absorbuan shumë kënga nga Kamerr Bllaca, por asnjëherë nuk i kënduan sikur ai ,shprehen bartësit.Përvec si këngëtar, ishte  dhe valltar i vecantë, ai për shkak të zërit të ëmbël ai ishte i obliguar që të thirrte edhe ezan te xhamia e fshatit.

Me keqardhje konstatojmë ,se gjatë  gjithë mundit tonë të eksplorimit, ne nuk rastisëm, që edhe të dëgjojmë ndonjë këngë nga ky këngëtar i madh, ku kemi bindjen që ato të cilët posedojnë material nga ky këngëtar , pse edhe të mos  arhivohen aty ku e kanë vendin .

BEXHET  JAGODINI – KËRCOVË      Tetor- 2016