E premte, 29.03.2024, 12:16 AM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Shkolla arabe në katundin shqiptar!

E merkure, 19.10.2016, 07:43 PM


Shkolla arabe në katundin shqiptar!

Ndërkaq, në Fushën e Ulqinit, Turqia po e ndërton medresenë e vajzave sllave myslimane për të ndryshuar strukturën etnike shqiptare të Ulqinit. - Medreseja turke-islamike paraqet goditje të pariparueshme për turizmin shqiptar të Ulqinit e katundeve.Ulqinakët jetojnë nga turizmi.

Nga Gani MEHMETAJ

Miku im nga Mali i Zi më lajmëroi se, u hap internati arab për nxënësit e Medresesë në Milesh të Malësisë nga presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, në prani të ambasadores së Emirateve të Bashkuara arabe (donatore), ambasadorit turk në Podgoricë dhe kryetarit të Bashkësisë Islame të këtij mini shteti.

Medreseja e internati arab-islamik në katundin shqiptar, Milesh të Gjelosh Gjokajt të famshëm, është provokim i rrezikshëm, është përpjekje e tri subjekteve që e hapën shkollën arabe të nxisin konflikte në mes të sllavëve myslimanë e shqiptarëve katolikë. Ç’u duhet shqiptarëve shkolla arabe?

Shqiptarët e Malësisë në të kaluarën e afërt e kundërshtuan disa herë pushtetin e dhunshëm, ndërsa policia u soll brutalisht ndaj tyre. Shqiptarët e Malësisë nuk janë të gatshëm ta pranojnë pozitën e kombit të nëpërkëmbur, prandaj Vujanoviç duket që ftoi arabët e turqit të bëhen vija e parë e frontit kundër shqiptarëve, më shkruan miku im.

Turqit e malazezë i kanë përdorë vazhdimisht sllavët e myslimanizuar pykë kundër shqiptarëve, megjithëse myslimanët fatkeq para 100 vjetësh ishin të kombit tonë. Dikur malësorët u dolën në ndihmë kur i masakronin malazezët e serbët, ndërsa tash të ndihmuarit po ua fusin thikën pas shpine. Kryetari i Bashkësisë Myslimanëve, i cili i prin shkombëtarizimit është një fatkeq shqiptar i sllavizuar, ndërsa tash përpiqet t’i shkombëtarizoj edhe të tjerët.

Ndërkaq, presidenti malazez, asnjëherë nuk është brengosur për shkollat shqipe, të cilat po i mbyllin për t’i zëvendësuar më shkolla fetare arabe.

Sikur nuk mjaftonte ky provokim, në Fushën e Ulqinit, Turqia po e ndërton medresenë e vajzave sllave myslimane për të ndryshuar strukturën etnike shqiptare. Turqit kanë përhapur propagandë sikur do të hapin medrese e internat për vajzat shqiptare, mirëpo ulqinakët e dinë fare mirë se vajzat shqiptare nuk do të shkojnë kurrë në shkolla arabe e turke, edhe donatorët e dinë këtë gjë, kështu që fshehurazi planifikojnë të sjellin sllave që ta ndryshojnë strukturën etnike shqiptare. Më këtë veprim Turqia më ndihmën e sllavëve synon të tensionoj situatën në Ulqin.

Miku im, i shqetësuar më këto veprime shkombëtarizuese, druan se mund të shpërthejë ndonjë pakënaqësi e ulqinakëve kundër shkollës arabe, kundër kësaj çerdhe islamike, ku mund të rekrutohen vajza skllave seksi për luftëtarët e tokës së Shamit e për luftëtarët e ISIS-it. “Do të sillën mjekrroshat nëpër Fushën e Ulqinit si mizat nëpër plehra”, më shkruan miku im.

Medreseja turke-islamike paraqet goditje të pariparueshme për turizmin shqiptar të Ulqinit e katundeve. Ndërkaq ulqinakët jetojnë nga turizmi. “Medreseve turko-arabe do t’ua shohim sherrin, do të na ikin turistët, tutje ku nuk ka ulërima vehabistësh e anadollakësh”, më shkruan i mllefosur miku im.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora