E shtune, 20.04.2024, 12:06 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Thertorja e unit shqiptar

E hene, 17.10.2016, 08:00 PM


Therrtorja e historisë, therrtorja e unit shqiptar !

Nga Fahri Xharra

”Lufta e klasave dhe persekutimi komunist veproi në të gjitha shtresat e shoqërisë. Ato qenë shumë të ashpra sidomos ndër intelektualë që ishin shkolluar jashtë shteti e kishin kulturë perëndimore. Frika e regjimit komunist nga intelektualët demokratë që mund të mendonin ndryshe nga dogmat zyrtare, pati si pasojë përndjekjen e tyre, arrestimet, internimet, torturat e pushkatimet, që ndërprenë për një gjysmë shekulli lidhjet shpirtërore e kulturore të shqiptarëve me botën e qytetëruar perëndimore. Shembujt që vijojnë flasin qartë për këtë.

( shkruan Akademik  Kolec Topalli )

E vërteta është pak si më ndryshe , atë kohë unë e mendoj ndryshe dhe ju them që është ndryshe : ” Shtjefën Gjeçovi më 1905 se “ndër malet tona fshihet një thesar i paçmueshëm i epikës shqiptare”, ai së bashku me Donat Kurtin gjurmuan e mblodhën, sistemuan e botuan qindra kangë kreshnikësh, të cilat i botuan në revistën “Hylli i Dritës”, që çmohej si më e mira në Ballkan. Dhe shpërblimi që mori për këtë punë vigane qe burgosja e tij më 1946, torturat më çnjerëzore derisa vdiq në burg në moshën 50 vjeçare. ( fjalën e ka për Bernardin Palajn )

Të fillojmë me Gjeçovin :”…. Endet në krahinën e Elbasanit nga viti 1924 ku gjatë verës bashkë me Simon Shuteriqin zbulon në kishën e Shënkollit të qytetit të Elbasanit këmbanën e Sopotit të Bërzeshtës, një vjetërsore e kohës së Gjergj Arianitit

Më 1926 emrohet në famullin e Zymit të Hasit të Thatë, ku vritet në vendin e quajtur Kodër Rrezina më 14 të tetorit 1929. Trupi iu bart nga sivëllau i tij françeskan P. Lorenc Mitroviq OFM përbri dëshmorit tjetër të atdheut, P. Luigj Paliq OFM

Kush e vrau At  Gjeçovin ? Serbët , se nuk e donin zbardhjen e historisë shqiptare .

Jemi në vitin 1946 kur komunistët kishin marrë pushtetin dhe  mendonin se e arrijtën kohën e tyre për të bërë atë çka duan. Ishin të pa pjekur , të paarsimuar dhe më e keqja nën urdhërin apsolut të serbëve. Po e përsëris se duhej të bënin tërë atë që iu thonin serbët.Serbët kishin plane të cilit nuk ishin përgatitur gjatë kohës së luftës  por shumë e shumë më herët dhe shqiptarët e mashtruar pas ideve mashtruese bolshevike as që e mendonin thellë se çka bëni me inteligjencën shqiptare të kohës, Duhej vrarë dhe zhdukur çdo njëri që fliste për të kaluarën shqiptare. Duhej zhdukur historia shqiptare dhe shkruesit e denj të saj.

Po kush e duronte apo si mundeshin serbët ta duronin Bernardin  Palajn, mitologun e parë shqiptar, poetin ,prozatorin, profesorin e greqishtes e latninishtes dhe “njohësin më i mirë i maleve tona”. Bernardin Palaj , i tëri me trup  e me mendje ishte  (padashtas) kundër konceptit serb për shiptarin; këte ish partizanët e njerë nuk e dinin , sepse nuk e kishin lexuar sepse ishin të dehur me marine më të madhe të kohës ‘ internacionalizmin proletar “ dhe nuk e dinin që me teoritë e imponuara bolshevike së pari e më së shumti ishin kundër vetvetës, kundër kombit , kundër ardhmërisë së ndritshme të tij.

Ma thuani , si mund ta duronte Serbia “Donat Kurtin që mbledhi  me  zellë

folklorin shqiptar, të cilin e quajtën  Anderseni shqiptar.    Serbët nuk mund të paramendonin që Donat Kurti i lauruar në Universitetin “San Antonio” të Romës me titull “doktor i shkencave”,  dhe njohës i shkëlqyer i 7 gjuhëve të huaja, dhe i vlerësuar nga Norbert Jokli “ndër prozatorët më të mëdhenj shqiptarë”., ai duhej likuiduar. Ai me trup e mendje ishte kundër planeve të përgatitura serbe antishqiptare . Këtë partizanët e mjerë nuk e dinin sepse nuk kishinlexuar kurrë dhe mëkryesorja e fatkeqësisë shqiptare ishte se duhej zbatuar urdhëra e dreqit të mallkuar

Miq të nderuar është rrënqethëse :  Lazër  Santoja , arrestuar në shkurt të vitit 1945 u torturua kaq shumë sa luste zotin ta shpëtonte me vdekjen e tij. Kur e pa për herë të fundit e ëma duke u zvarritur pas hekurave me këmbët të gangrenizuara, iu lut rojeve ta vrisnin, që të mos vuante më. Dhe e pushkatuan pas një gjyqi farsë që i dha dënimin me vdekje.

I fundit që e pa trupin e tij të vrarë, dëshmon: “E kishin coptue. Ishte me kambë e me krahë të gjymtueme. Ia kishin pre me sharrë. Kofsha e djathtë ishte e ajun tej mase, sa dukej më e madhe se trupi, dhe dukeshin gjithkund gjurmë plagësh të bame me gjithfarë mjetesh. S’kishte mujtë me qindrue në kambë dhe e kishin pushkatue me një breshërimë plumbash brenda në varr. Gurë e dhé mbuluen trupin e tij të gjymtuem, për të mos u gjetur kurrë vorri i tij”.

Të mendojmë burrash dhe të pyesim veten , çka dinin komunistet për  Lazër Shanton ?

Mjerimi mendor se vjen e rritet në kokat e dirigjuara nga serbët.

Pse Serbia nuk e donte Justin Rroten   autorin e sa studimeve në fushë të gjuhësisë, për dijetarin që solli në vendin tonë veprën e parë të shkruar në gjuhën shqipe, “Mesharin” e Gjon Buzukut, askush s’kujtohej nga zyrtarët e regjimit, prandaj vdekja e tij kaloi në heshtje, ashtu siç u la edhe vepra e tij, që bëri gjumin letargjik 50-vjeçar në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë.

Po si mund ta duronte Serbia  “ Mesharin” të qarkullonte nëpër brezat që do të vinin

Martin Camaj, Namik Resuli, Arshi Pipa, Karl Gurakuqi, Mustafa Kruja, Tajar Zavalani, Zef Valentini , cili ishte faji i tyre ? Shumë e lehtë ; kur pushtetin e marrin të pa diturit , të pa lexuarit , të pa dalurit, të zhveshurit nga çdo cilësi njerzore dhe të detyruarit që ta zbatonin urdhërin primar të Serbisë ;zhdukja e çdo gjëje shqiptare me vlerë.

Referencat:

-Akademik  Kolec Topalli. “Persekutimi komunist në shkencat albanologjike”

- Shuteriqi Dh.S., Shtjefën Gjeçovi dhe kambana e Sopotit shkëputur nga Ditari i Dhimitër Shuteriqit, Belësh 7 maj 1972.

- Dorëshkrimet e At Gjeçovit, HD, Vj. XII, 1936, 3, fq. 12-13.

-http://gazetainfopress.com/historia_arkeologji/albanologji-apo-thertore



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora