E premte, 29.03.2024, 12:01 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Një poet i rebeluar me kohën

E hene, 17.10.2016, 07:35 AM


Një poet i rebeluar me kohën

"Tabloide rurale" të poetit Flamur Çepele

Nga Përparim Hysi

Tek po ecnim për qejfin tonë  me mikun tim, Mystehak Xhemali, në shetitoren qendrore të Roskovecit (asnjëherë nuk  e zhdrroj me "pedonale?!"), na ndaloi dikush që unë nuk e njihja. Ndërsa Mystehaku jo vetëm e njihte, por shkëmbeu me të një përqafim. Pa e zgjatur, sikur po bënte ndonjë "turp", paksa i drojtur, na bëri ofertën e tij:- Kam botuar këtë librin,-tha,- dhe dua që t'jua dhuroj. Ashtu siç i kishte në dorë, në fillim ia dha Mystehakut, mandej mua dhe, të fundit, botueses së "Filara", zonjës Fatmiroshe Xhemali. Natyrisht që ofertën e pranuam dhe unë shtova:- Vëri përkushtimin, se, ndryshe, me lbrin ndodh që ose e ke blerë, ose e ke gjetur në rrugë. Atëherë, Flamur Çepele, u skuq dyfish dhe na i dhuroi me autograf. Me ne bëri dhe një fotgrafi që mund ta gjeni në fcb e tij. Aty, tek ajo fotografi, shfaqet me një modesti të tepruar.

*    *   *

E kam si "detyrë shtëpie" që një libër të dhuruar, sidomos nga njerëz që nuk i njoh, sa gjej pak kohë të lirë, e shikoj  me përparësi. Ai që të falë një libër, kërkon që të ngrejë një urë miqësie me ty dhe, nëse nuk e vlerëson këtë ofertë kaq me zemër, je pak narcizist që të pëlqen vetja. Sa e njoh veten, kurrë nuk  vuaj nga ky"lloj deliri i sëmurë", por, përkundrazi, dua që kësaj "urë miqësie" këmbët t'ia bëjë prej çeliku që mos e brej erozioni i kohës.

 

*    *  *

Librin e lexova me kërshëri dhe,ashtu siç e gjykoj, do jap dhe mendimin tim. Atë që mund ta thosha në fund, po e them që në fillim. Unë nuk e njoh Flamur Çepelen (hera e parë që e takoj) dhe për krijimtarinë e tij as që di gjë fare. Pra, nuk e di në është ky libri i parë apo i disati, por, duke lexuar librin  e tij "Tabloide rurale" deklaroj pa ma bërë syri tërr: Flamur Çepele është poet i mirëfilltë. Kur shkruaj  kështu, nuk është se flas me apriori, përkundrazi. Tek e nominoi si poet, Flamur Çepelen, më vjen ndërmend një shkrimtar i madh rumun që, midis tjerash, thotë:- Të jesh poet, mjafton të shkruash një libër me poezi; të mbjellësh një pemë dhe, veç këtyre, të kesh dhe një fëmijë. Dhe, për çudi, në Florida, tek ndiqja në televizor një koncert me këngëtarë kubanë, të njëjtën gjë, në ligjëratë të drejtë, e tha një veteran i këngëve kubane. Është çudi se si qarkullojnë aforizmat e njerëzve të mëdhenj. Dhe, tek shkruaj kështu, Flamur Çepele i plotëson të gjitha këto.

*     *     *

Emëruesi i përbashkët  i poezive të Poetit, Flamur Çepele, është rebelimi me kohën. Si poet, me vargun e tij, ka një poezi me temë sociale shumë të dhimbshme: gjithmonë me varg atakon pushtetet dhe poeti i mirë, i tillë duhet të jetë. Nëse lëpin jargët e pushtetit, poeti ka vdekur. Ai vërtet është vëzhgues, por nuk del një vëzhgues konstatues, por rebelohet dhe vargu ndaj fiton bukuri. Tek goditë qveritarët,Flamur Çepele, nuk i bie pragut që të dëgjojë dera; nuk është metaforik, por i drejtpërdrejtë. Dhe më ndiqnI:

" A e dini sa të vegjël jini?/Ju, të mëdhenjtë, që qeverisni/Më duket se kini lindur pleq/dhe vendosni fatin tim,për dreq!/....dhe, më tutje:"Humbja e moralit,ju zvogëlon të tërë/ jini të vegjël/sa një kokrrize rërë!!! A ka më anatemë më të drejtpërdrejtë se sa kaq?

Duke jetuar në qytetin e Roskovecit, ai nuk bën një jetë sendetare, si ujë i ndënjur, por gjallon dhe pulson me hallet e bashkvendasve të tij:" E dua të pastër qytetin tim/ por rrugën ma kanë zënë shumë ferra?/. Edhe këtu aluzioni i poetit është i lexueshëm. Ose ca më tutje, në poezinë"Ejani, mblidhurni këtu, këtu!",poeti trishtohet që Pallati i kuturës është bosh/kur Brehti e Shekspiri janë hedhur mu në kosh/...lojëra fati e klubet plot e përplot/ku jemi nisur/ po ku shkojmë, o Zot??? Dhe duke iu kundërvënë atyre parrullave partiake"...ejani mblidhuni, këtu, këtu/ Vallë në cilin planet vritet koha kështu?! Një pyetje retorike që godet me gjyle topi gjithë demagogjinë  e kohës. Poeti është konçiz në vargun e tij. Nuk do ta mërzisë lexuesin. Ashtu siç thotë fjala popullore që"dy fjalë ndajnë detin" dhe unë tek poezia"Fjalë", po shkëpus dy vargje: "Puna dhe ligji janë vitedrite larg/të varfërit rreshtohen si zogjtë në gardh/.  Ose po aty:"Fjalët derdhen lumë/ nëpër nofulla e letra/ diktati,egoja,goja e boja/ këto na qenkan vepra!!!

Ky poet kaq rebel, në të njëjtën kohë, ka një zemër të djimbshme të brishtë. Brishtësinë e vëre në poezi lirike(janë të pakta në këtë vëllim), por kjo brishtësi sikur ngrihet në apogje në poezinë "Kur u prenë pemët e qytetit". Poeti pemët i quan si qenie humane:"Në fillim prenë njërën dorë/ prenë edhe dorën tjetër/...mandej masakruan trupin/..... dhe rrëzuan gjithë trungun... dhe deduksioni shumë domethënës:" Fëmijët dhe pleqtë mezi marrin frymë/ zogjtë flenë jashtë, në netët me brymë...

Ose sa stigmatizuese aq dhe sinjifikative është poezia "Kush na sundon?". Nëpër vargje poeti thotë se ata që na"sundojnë", o janë Brut a Neron, o qejflinj të pandreqshëm ose siç shprehet në vargun mbyllës:...gjarpërinj të helmuar, mbi popull hedhin vrer.

*     *     *

Flamur Çepele, ky poet i rebeluar me kohën, nuk është negativist.  Në poezi të veçanta si në ato intimet(lirike) apo sidomos tek"Marsi i nënave", lima poetike tij e ka limuar butë-butë vargun dhe kjo poezi, në gjykimin tim, është pak antologjike. Aq dashuri ka derdhur për nënën poeti,sa ndjen pendesë që nuk ka mundur t'ia plotësojë ashtu si duhet, ç'ka i mungonte nënës dhe tek e mbaron  poezinë"...të lutem nënë, a do më falësh ndonjëherë?!", aty fshihet gjithë ai densitet malli e dashurie, njëherësh.

Nuk  do ta mbyllja shkrimin tim, pa sjell për lexuesit një poezi shumë domethënëse:"Mirë e bukur", ku në vija të përgjithshme, me vargun  e tij, vë dorën mbi plagë shoqërore me pasoja të mëdha: "... po bëjmë kasapë me diplomë/ ose një varg kulmor:"Tek ne me propagandë jemi mirë e bukur/ të gjithë kemi "punë"/me xhepa shkundur...

Libri mbaron edhe me disa tregime të shkrutëra që, në gjykimin tim, janë si"antipastë" e poezive me temë shoqërore.

Unë e uroj autorin që të lëvrojë edhe më tej qoftë poezinë, por edhe prozën që e ka të sinqertë e domethënëse.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora