Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florim zeqa: Objektivat kombëtare në Mal të Zi

| E shtune, 15.10.2016, 11:21 AM |


Koalicioni Shqiptar "Me një qëllim", synon realizimin e objektivave kombëtare në Mal të Zi

Shkruan Florim zeqa

Në zgjedhjet parlamentare  të së dillës së 16 tetorit 2016 në Mal të Zi, shqiptarët i gjenë më të bashkuar se asnjëherë më parë. Katër subjektet politike shqiptare të bashkuar në koalicionin e madh shqiptar me moton "Me një qëllim", do të sfidojnë partitë malazeze dhe ato serbe, me qëllimin e vetëm, për sigurimin e sa më shumë vendeve në Parlamentin e Malit të Zi, për t'u bërë zë i fuqishëm i shqiptarëve në këtë shtet.

Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Malit të Zi, ka qenë objektiv i përhershëm i subjekteve shqiptare,...por asnjëherë nuk kanë qenë më afër arritjes së qëllimit se që janë tani në prag të zgjedhjeve parlamentare, ku katër partitë e mëdha shqiptare janë bërë bashk në koalicionin e madhë "Me një qëllim"

Pjesë e këtij koalicioni janë janë këto katër subjekte; Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Iniciativa Qytetare dhe Levizja qytetare "Përspektiva".

Siq dihet bartës i listës së koalicionit të madh shqiptar dhe kandidat për deputet në Kuvendin e Malit te Zi është Gëzim Hajdinaga, ish Ministër për pakica në kuvendin malazez dhe ish kryetar i komunës së Ulqinit, i dyti i renditur në listë është zoti Fatmir Gjeka, ish deputet në kuvendin malazias dhe ish kryetar i komunës së Ulqinit, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike, gjersa në pozicionin e tretë do të jetë Vasel Sinishtaj nga Iniciativa Qytetare.

Siq e kam cekur edhe më sipër, qellimi i këtij koalicioni të madh shqiptar është mbrojtja dhe avansimi i të drejtave shqiptarëve në Mal të Zi, siq janë; zyrtarizmi i gjuhës shqipe në të gjitha territoret e banuara me shqiptar, përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, hapja e një Universiteti në gjuhën shqipe,...si dhe realizimin e shumë objektivave tjera, që për synim kanë krijimin e kushteve për jetë të barabart me të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për t'i dhënë fund njëherë e përgjithmonë diskriminit politik që u është bërë shqiptarëve nga qeveritë paraprake.

Avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, do të thotë faktorizimi i plotë i shqiptarëve në këtë shtet, duke e marrë statusin e kombit shtetformues në Mal të Zi dhe dhënjën fund trajtimit diskriminues të deritanishëm si "pakicë kombëtare".

Një fjalë e urtë popullore thotë; "Bjeshka është e atij që i kullosin delet", janë afërsisht dhjetë komuna dhe qindëra fshatra në Mal të zi të banuara me shumicë shqiptare, të harruara e të anashkaluara nga pushtetarët në Tiranë dhe Prishtinë!

Andaj ka ardhur momenti i duhur, që shqiptarët e bashkuar të zgjojnë ndërgjegjën e fjetur të dy qeverive shqiptare dhe përfundimisht të marrin statusin e merituar, të kombit shtetformues të Malit të Zi.

Shqiptarët e bashkuar në Mal të Zi, munden dhe do t'ia arrijnë qëllimit.

Zoti e bekoftë ditën e 16 tetorit 2016-të!

Zoti i bekoftë shqiptërët në Mal të Zi.

14.10.2016