E enjte, 25.04.2024, 02:43 PM (GMT+1)

Mendime

Mircea Marian: Osetia nuk është Kosovë, zoti president!

E shtune, 23.08.2008, 02:01 PM


Nga shtypi rumun (Evenimentul Zilei, 22/08/2008, f. 6)

Mircea Marian
Osetia nuk është Kosovë, zoti president!

(Namik Dokle thot se Shqipëria ka vërtetë ca politikanë budallenj, por popullin e ka të mënçur. Kur vjen fjala për Kosovën, Rumania ka (shumë) gazetarë budallenj dhe (pak) analistë të mençur. Derisa Dana Hadareanu (redaktore), shpreh impotencë diplomatike përmes artikullit “Kosova, pretekst për separatistë” (Romania libera, 22 gusht 2008), në të njëjtën ditë, autori Mircea Marian, në të përditshmen Evenimentul Zilei, që e lexojnë 546.000 lexues, e thot të vërtetën, në konformitet me interesat nacionale dhe internacionale të Rumanisë. Po ia japim fjalën.)
 
Nga Mircea Marian

Shtypi rumun është i kënaqur: Basescu “shpëtimtari” viziton brenda dy ditësh pesë vende të regjionit të Detit të Zi, sidomos Gjeorgjinë. Presidenti i Rumanisë “vë supin për dëbimin e rusëve nga Kaukazi”, shkruajnë gazetarët. Turneja ka “akordin e Bashkimit Europian”, lajmërojnë burime të mirëinformuara, të cilat sugjerojnë se shefi i shtetit rumun na qenka i dërguari i atyre të Brukselit.
Faktikisht, me gjithë respektin për mundin fizik të vënë nga Traian Basescu, Rumania nuk ka resurse të duhura për të kontribuar në zgjidhjen e konfliktit të Gjeorgjisë. Për të arritur një ndërmjetësi, do të duhej që Basescu të ketë qenë i pranuar nga liderët e Kremlinit, gjë që nuk ka ndodhur. Do të ishte interesante të marrim vesh – por, ndoshta nuk do të arrimë – po qe se diplomacia e Bukureshtit është përpjekur të organizojë dhe një vizitë në Moskë...(Në vazhdim, autori Mireca Marian bën fjalë për konduktet e Gazpromit dhe paaftësinë e kryetarit rumun për të dënuar agresionin e Rusisë kur nuk është solidarizuar me shefat e shteteve të Polonisë dhe vendeve Baltike, “atëherë kur këta krijuan një mburrojë humane për mrbojtjen e Tbilisit” - shën. i përkth.).
Për votuesin rumun – i kapluar nga kriza e mundësisë se shpërbërja e Serbisë mund të përsëritet në Transnistri – Basescu ka thënë (të mërkurën, në Kishinëu), një nga idiotizmat më të mëdha nga kariera e tij diplomatike: “Sa i përket konfliktit transnistrian, (...) kam arritur në konkluzionin se ky i përngjet perfekt asaj që ka ngjarë tani në Oseti të Jugut.” “I përngjet perfekt”?  Domethënë fakti se 45 vende, sidomos aleatët kryesorë të Rumanisë, e kanë njohur Kosovën, i vë këta në këmbë të egalitetit me rusët që kanë invaduar teritorin gjeorgjian dhe kontrollojnë Transnistrinë? Mund të diskutojmë shumë kohë po qe se amerikanët kanë vepruar korekt në Kosovë – unë, për shembull, mendoj se po -, por shefi i një vendi anëtar i NATO-s dhe BE do të duhej të mendojë më shumë para se të diskreditojë partnerët, në një konfrontim të plotë me regjimin e Moskës.
Kur llogarit pohime të këtilla – të mbrapshta, nëse nuk i bën keq Rumanisë – të shtyn të mendosh  nëse nuk mund të gjendej një rrugë legale përmes së cilës Basescu do të ishte i obliguar të paguajë së paku karburantet e udhëtimit, të konsumuara në mënyrë të padobishme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora