Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Engjëll I. Berisha: Zoti i dashurisë

| E enjte, 13.10.2016, 05:59 PM |


Doli nga shtypi libri më i ri poetik nga autori Engjëll I. Berisha “ Zoti i dashurisë”.

Libri është botuar në Shtëpinë Botuese ndërkombëtare “Bogdani” në Bruksel.

Autori Engjëll I. Berisha, emër i njohur në disa fusha, publicistikë, poezi etj, është emër që po lë gjurmë në botime ndërkombëtare, i përkthyer dhe i shpërblyer në Amerikë, Indi, ...........

Libri përmban motive që e kanë përcjellur autorin gjatë tërë jetës, me theks të veçantë dashurinë, rënkimin për kohën e ligë, protesten për  shëmtinë që na rrethon nga dora njeri dhe bukurinë e vendit të tij. Këto motive, sa janë njerëzore, janë edhe preokupim i çdo krijuesi, për një botë sa më të mirë, sa më të dashur.

Shtatë cikle, me nga shtatë poezi, janë rrethi hyjnor që ne i sillemi gjatë jetës, e ku poeti, ia bënë këtë qarkullim me poezitë e tij duke u ndalur në secilin stacion të jetës me nga cikël. Zoti i dashurisë, është sa antike, po aq poetike e sotme, me shpërfaqje të këtij motivi kudo që ndodhemi.

Botimin e përcjellë një punë e shkëlqyer teknikisht të Shtëpisë Botuese “Bogdani” në Bruksel, ku editori Jeton Kelmendi, tashmë po trason një varg botimesh që edhe prezantojnë letërsinë shqipe ndërkombëtarisht.