E enjte, 25.04.2024, 02:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Madonna

E enjte, 23.03.2006, 07:13 PM


Louise Veronica Ciccone, Madona ka lindur më 16 Gusht 1958 në Rochester, Michigan. Në atë kohë familja e saj jetonte në Pontiac, Michigan, por po vizitonte gjyshen në Bay City kur Madona vendosi të vinte në jetë. Kur ajo ishte vetëm 5 vjeçe e ëma i vdes nga kanceri i gjirit. Madona ka thënë : “një nga gjërat më të vështira që më është dashur të përballoj në jetë është vdekja e nënës time, e cila më dhemb dhe sot”. Madona mësoi shpejt që të bëhej e fortë dhe e pavarur në jetë pasi kishte trashëguar dhe kurajon e së ëmës. Madona thotë për të ëmën : “Ajo e mbajti tërë dhimbjen brenda vetes dhe nuk u ankua kurrë”.

Në 1977 niset për New York për të studiuar kërcim dhe dy vite më pas bën pjesë në Patrick Hernandez Revue, një amsambël disko që kujtohet për hitin "Born To Be Alive". Kjo eksperience e shtyn që të shkojë më pas në Paris për të thelluar më shumë profesionin e saj. Me kthimin e saj në New York pasi ka krijuar një grup të pasukseësshëm fillon të bashkëpunojë me Stephen Bray, me të cilin le disa gjurmë dance me emrin Emmy. Është pikërisht ky projekt që do ta bëjë të vihet re nga dj dhe produktori njujorkez Mark Kamins dhe t’i garantojë një kontratë me Sire Records.
Në 1982 del singëli i parë, Everybody dhe menjëherë bëhet një hit që ndiqet dhe nga suksese të tjera. Albumi i parë del në shtator 1983 dhe futet në Top 40 me hite si "Borderline" dhe "Lucky Star" që ngjitet deri në pozicionin e katërt.
Ndërkohë vajza e papërmbajtshme italo-amerikane punon përkrah Rosanna Arquette në xhirimet e filmit "Cercasi Susan Disperatamente".
Në 1984 Like A Virgin, prodhuar nga Nile Rodgers, qëndron në majë të klasifikimeve për gjashtë javë dhe e proklamon këngëtaren e re si yllin e ri të botës muzikore duke krijuar fenomenin Madona.
Sukseset e këtij disku janë të shumtë dhe vitin tjetër Madona niset në turne me Beastie Boys. Me shfaqjen e fenomenit Madona shfaqet dhe një film soft-porn me një kosto të ulët që ajo e kishte xhiruar 6 vite më parë dhe disa foto nudo të këngëtares së re publikohen tek Playboy dhe Penthouse. Por skandali shërben vetëm për të rritur suksesin e Miss Ciccione që në gusht të të njëjtit vit do të martohet me aktorin Sean Penn.

Një sukses pas tjetrit
Disku i tretë del në 1986 me titullin True Blue. Looku i Madonës pëson trasformimin e parë. Nuk ka më kryqe në qafë veshje të lira apo flokë të shpërndarë në erë. Por veshje më dinjitoze dhe flokë të verdhë nuancë platini të derdhur. Stili ndryshon por suksesi mbetet po i njëjtë. Vetëm në Amerikë shiten më shumë se 5 milionë kopie. Ndërsa në botën e filmit publiku nuk e pret Madonën me të njejtin entuziazëm. Kjo gjë ka ndodhur me Shangai Surprise, ku ajo ka recituar përkrah bashkëshortit të saj. Vitin më pas vijnë sukseset muzikore dhe dështimet kinematografike me Who's that Girl dhe në 1989 fillojnë praktikat e divorcit njëkohësisht me daljen e Like a Prayer dhe Blonde Ambition Tour. Në 1992, pas disa shfaqjesh të tjera në filmin Dick Tracy, Madonna kthehet të bëjë skandal me daljen e librit Sex i pasur me foto të sajat erotike përkrah personazheve shumë të njohur si Isabella Rossellini apo Naomi Campbell, diskun e ardhshëm Erotica dhe filmin dokumentar “In Bed With Madonna" derisa e mbyll fazën e saj erotike me diskun Bedtime Stories në 1994. Në 1995 këngëtarja e shfrenuar pop trondit sërish fansët e saj me lookun e saj të ndryshuar tërësisht gjatë interpretimit të Evita Peron tek filmi Evita me të cilin një vit më pas do të fitojë Golden Globe si aktorja më e mirë. Figura e Madonës do të trasformohen në figurën e një femre klasi. Do të jetë pikërisht në këtë vit që ylli do të tregojë që është shtatzënë me Lourdes, fëmijë e trajnerit të saj personal Carlos Léon. Të qenit nënë do ta çojë Madonën në një gjendje meditimi dhe në një pjekuri të brendëshme që reflektohet dhe tek muzika e saj dhe looku në albumin Ray Of Light. Kolonat e sukseshme zanore ndjekin njëra tjetrën dhe po ashtu dhe filmat ku ajo interpreton përkrah Rupert Everett, që është një mik i madh i mbretëreshës së popit. Në 2000 Madona eksperimenton tinguj të rinj me diskun Music duke u mbështetur përsëri në ndihmën e William Orbit. Në të njëjtin vit martohet me regjizorin anglez Guy Ritchie me të cilin sjell në jetë Roccon. Të bashkuar si në jetën private ashtu dhe në atë profesionale të dy punojnë për videon e këngës What It Feels Like For A Girl dhe për filmin Swept Away, rikrijim i "Travolti da un Insolito Destino…". Dy vjet më pas Madona do të interpretojë kolonën zanore të James Bond ‘Die Another Day’. Albumi i dhjetë i regjistruar në studio “American Life” del në 2003 dhe ka bashkëpunime të ndryshme me mbretëreshën e hip hopit Missy Elliott.

Albumet e Madonës
Madonna (1982)
Like A Virgin (1984)
Vision Quest (1985)
True Blue (1986)
You Can Dance (1987)
Who's That Girl (1987)
Like A Prayer (1989)
The Early Years (1989)
I'm Breathless (1990)
The Immaculate Collection (1990)
Erotica(1992)
Bedtime Stories (1994)
Something To Remember (1995)
Evita (1996)
Pre-Madonna (1996)
In The Beginning (1998)
Ray Of Light (1998)
The Next Best Thing (2000)
Music (2000)
GHV2 - Greatest Hits Volume 2 (2001)
American Life (2003)

Këngët e suksesshme single
Be Careful With My Heart, Beautiful Stranger, Bittersweet, Don't Cry For Me Argentina (Miami Spanglish Mix), Each Time You Break My Heart, Erotic, Freedom, Get Over, Goodbye To Innocence, Guilty By Association, Hoy Que No Estas, I Surrender, Dear, If You Forget Me, Just A Dream, Justify My Love (The Beast Within Mix), Let Down Your Guard, Lo Que Siente La Mujer, Love Won't Wait, Santa Baby Sidewalk Talk, Supernatural, The Funny Song, Verás.

Madona dhe bomba per Bushin
“American-life” është një video e bërë qëllimisht për të krijuar polemika mbi luftën anglo-amerikane në Irak tashmë të kundërshtuar. Gjatë këngës shfaqen imazhe të cilat janë kundër impenjimit të Bushit. Por kjo lloj sjelljeje dhe ky klip kanë vënë në alarm çensurën. Në fund të videos popstari italo-amerikan merr një granadë dhe e hedh mes këmbëve të një aktori që është sozi e presidentit aktual Bush. Përballë vërejtjeve të kritikës Madona ka replikuar: “Unë nuk jam kundër Bushit, por kundër luftës. Më pëlqente ideja që të shkatërroja një objekt të tmerrshëm siç është një bombë, një diçka plasëse”. Në të vërtetë në video, sozia e Bushit mbledh copat e bombës dhe e përdor si çakmak për të ndezur një cigare. Por edhe këtu shumë kanë aluduar për instikte seksuale duke nënvizuar domethënien falike të cigares.

Jashtë lokaleve luksose nuk mbeten vetëm personat normalë të shoqërisë njerëzore, di çka e tillë i ka ndodhur dhe Madonës. Tashmë duket se dhe të jesh një çift i serisë A nuk mjafton për t’u futur në lokalet më të mira londineze. Brooks, në St James’s Street në West End të Londrës konsiderohet si një nga klubet që frekuentohet nga njerëzit më të njohur të Britanisë së Madhe. Por në hyrje të këtij lokali janë bllokuar Madona dhe bashkëshorti i saj Guy Ritchie kur kishin vendosur të pinin diçka pasi kishte kaluar ora dhjetë e mbrëmjes. Por personeli i sigurimit i ka ndaluar të futen për shkak të orarit të vonë. Guy është shpesh vizitor i këtij lokali ndërsa Rebelja nuk dihet nëse do të mund ta gëlltisë këtë kafshatë të hidhur.

Madona, Britney e Christina Aguilera: Kujdes me atë trio!
Formula e re e bashkpunimit të artistëve në këtë dhjetvjeçar do të jetë trio. Të parat që janë ngjitur në terrenin e garës janë Madonna, Britney Spears dhe Christina Aguilera. Të treja artistet kanë vendosur të bashkohen në një video për hapjen e MTV Music Award, para një publiku që i ka ndjekur në një version të ri të këngës së Madonës "Like a Virgin” Që të treja e kanë hartuar këtë projekt gjatë një evenimenti mondan tërësisht femëror: 45 vjetori i Madonës. Në qoftë se nuk ju çudit fakti që Madona dhe Britney kënduan së bashku, pasi herë pas here e kanë bërë publike konsideratën për njëra-tjetrën, të kuriozon arsyeja që mund ta ketë shtyrë Christina Aguileran t’i bashkohet kësaj dysheje përderisa jo shumë kohë më parë ajo deklaronte se nuk mbante mend asnjë nga sukseset e Madonës. Të veshura me fustane nusërie si virgjëresha, ato kanë kënduar suksesin e viteve ‘80 të miss Ciccone. Britney dhe Christina mbanin veshur fustane (në se mund të quhen të tillë) të bardha plot tantella dhe çizme të bardha, ndërsa Madonna i ka qëndruar besnike të zezës. Divet e muzikës pas tre orë shfaqjeje në skenën e “Radio City Music Hall” gjatë edicionit njujorkez të “Mtv Muzic Awards” i kanë lënë të gjithë me gojë hapur. Ylli, Madonna ka puthur plot pasion në buzë dy koleget e veta. Britney, ish lolita e muzikës pop së fundmi ka dëshmuar se nuk ka lënë gjë pa bërë në jetë ndërsa Madonna nuk i ka për herë të parë skandalet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora