Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Leci: 35-vjetori i vrasjes së dëshmorit Vehbi i brahimi

| E diele, 09.10.2016, 11:14 AM |


VEHBI IBRAHIMI

( 23.5.1938  Uglar- Gjilan, 10.10.1981 në Bruksel-Belgjikë)

DËSHMOR I KOMBIT SHQIPTAR DHE USHTAR BESNIK I IDEALIT TË SHQIPËRISË ETNIKE

Përkujtojmë 35-vjetorin e vrasjes së dëshmorit Vehbi i brahimi

Vebiu ishte viktima e parë e terorit të UDB-së jugosllave në Perëndim.

Nga Xhafer Leci

Me shumë dhimbje i shkruaj këta rreshta, sepse në janar të vitit 2015, Baci Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti Kryetar i Beslidhjes Demokratike Kombëtare Shqiptare, e hapi bisedën me mua që bashkarishtë për sivjet më 10 tetor 2016, për 35-vjetorin  e vrasjes së Vehbiut ta organizojmë një Akademi përkujtimore... Baci Emin u nda nga jeta  më16.06.2015... Këtu due të paraqes edhe disa fotografit të Vehbiut të organizimeve, e takimeve me përsonalitete të njohura kombëtare... 

Vite më parë kam shkruar pak më gjërsishtë, kësaj radhe vetëm në shenjë përkujtimi e respekti.Vehbi Ibrahimin e kam njohur diku në vitin 1970. Ai ishte i dashur dhe i afërt me të gjithë. Fliste gjithherë për çështjen tonë kombëtare me ata të cilët ai i konsideronte si kombëtarë dhe sidomos me rininë. Vehbiu kishte dhe lexonte literaturë nga më të ndryshmet, por punëtorët shqiptarë të asaj kohe, shumica frikësoheshin dhe nuk kishin guximin t’i lexonin, bile kishte edhe të atillë që u iknin kontakteve me Vehbiun.

Vehbiu në ate kohë punonte në Restaurantin Breitenhof, në Thiersee të Austrisë, nja 7 km në periferi të Kufstein-it.

Pas disa takimeve dhe bisedave për çështjen tonë kombëtare. Unë në vjeshtë të vitit 1972 kur kalova në Gjermani, i pata humbur lidhjet me Vehbiun.

Pse u largue Vehbiu nga Austria për Belgjikë?  Me rastin e themelimit të një klubi jugosllav në Kufstein të Austrisë, ku në ate kohë kishte më shumë punëtorë shqiptarë se sa të tjerë jugosllavë, edhe Vehbiu merr pjesë në atë tubim dhe propozon që klubit t’i vëhet emri "Ismail Qemali"... Dikush nga serbët propozon emrin e "Car Llazarit"  dhe propozime tjera.

Konzulli serbo-jugosllav i cili kishte ardhur nga Kllagenfurti për ta percjellë këtë tubim. Nga kjo ditë fillojnë hetimet kundër Vehbi Ibrahimit, sepse kur i vie koha e vazhdimit të pasaportës, konzulata jugoslave në Kllagenfurt nuk ia vazhdon më pasaportën. Asokohe çdo vit duhej vazhduar pasaportën, kështu që as organet kompetente austriake nuk kanë mundur t`ia vazhdojnë lejën e qëndrimit dhe as të punës për Austri. Prandaj, Vehbiu detyrohet të largohet nga Austria për të shkuar në Belgjikë dhe kjo, pra ka qenë arsyeja e largimit të tij nga Austria. Vehbiun UDB-ja jugosllave e përcjell këmbakëmbës deri kur edhe e vrasin, më 10 tetor 1981 në Bruksel. Nga Emin Fazlija kam mësuar se atentatori, i cili ka provuar vrasjen e Vehbiut, është kapur nga organet e policisë austriake dhe është larguar nga Austria, të cilit i është ndaluar për 20 vjet hyrja në Austri. Kjo ishte vrasja e parë e një shqiptari në perëndim nga UDB-ja jugosllave. Këtë që rrëfeva për largimin e Vehbiut nga Austria në Belgjikë, e kam mësuar nga daja im, Ramadan Buca, kushëri i parë i nënës sime. Ramadani dhe shqiptarë tjerë kanë marrë pjesë në tubimin e themelimit të klubit në fjalë.

Procese, regjistra dhe shkresa tjera të Vehbiut sot gjenden tek kyetari i BKDSH  Emin Fazlija, tash i ndjerë, ndjesë pastë, te i cili kam parë shumë emra të punëtorëve shqiptarë, të cilët unë i kam njohur atëherë në Kufstein të Austrisë. Aty figuronte edhe emri im i regjistruar më 12.02.1972. Vehbiu, jo për të gjithë kishte pasur mendime të mira. Ai disa personave ua kishte vënë nga një pikëpyetje që nënkuptohej se ende nuk e kishe verifikuar personin se a është në shërbim të kombit.Vehbiu ka qenë mik e shok i idealit me Metush Krasniqin. Unë dëshiroj ta përkujtoj dëshmorin Vehbi Ibrahimi dhe të përshkruaj drejt atë pjesë, që unë e di, por që interpretohet apo shkruhet gabim, nga kushdoqoftë, me apo pa qëllim. Emin Fzlija ka qenë shoku, miku dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij dhe askush nuk din më shumë sesa Emini për veprimtarinë dhe jetën e Vehbiut. Emini ka shkruar e folur dhe kishte shumë materiale të gatshme rreth veprës dhe jetës së Vehbiut, të cilat një dite do t`i zbardhë ndokush për botimin e një libri.

Emini, Vehbiu e tjerë djathtistë, kanë folur, shkruar e organizuar demonstrata nëpër perëndim, por që ishin shumë të penguar dhe të përcjellë nga dy sistemet komuniste, ai titoist e ai enverist. Për dallim nga enveristët, të cilët ishin të përkrahur dhe të furnizuar me literaturë propogandiste antidjathtiste nga shteti amë, djathtistët luftoheshin kudo, edhe pse ata luftonin kundër okupatorit sebo-sllavo-grek, për një Shqipëri të bashkuar. Emin Fazlija, amanetin dhe obligimin moral e njerëzor e kreu si burrat. Nga Brukseli pas 20 vjetësh solli në vendlindjen e tij në Uglar eshtrat e Vehbiut dhe pikërisht më 1 prill 2002 u varros me nderimet të larta, sipas meritës dhe veprës së tij kombëtare. Uglarasit më 28 Nëndor 2002 ia ngriten shtatoren Vehbiut.

Po përmendi një nga demonstratat e shumta që kanë organizue Emin Fazilja dhe Vehbi Ibrahim në Perëndim.

Në qendër të Stutgard-it në vitin 1978, për 100-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetari i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqip-tare  Emin Fazlia (Emil Kastrioti) bashkë më Vehbiun e shokë të tjerë e festojnë 100-vjetorin e LSHP.

Lavdi e përjetshme veprës dhe jetës së atdhetarit Vehbi Ibrahimi !