Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Holokausti serb ndaj hebrenjve

| E enjte, 06.10.2016, 06:26 PM |


Holokausti serb ndaj hebrenjve dhe çështja shqiptare

Nga Fahri Xharra

Serbia e kishte kampin e vdekjes së hebrenjve; por falë intuitës  hebraike ai kamp përmendet edhe  sot, ai kamp është i shënuar në të gjitha datotekat e krimit . Serbët i kishin edhe kampet e shfarosjes së shqiptarëve , dekada me radhë por falë intuitës  shqiptare të harresës ato  janë zhdukur. Një kontrast i madh në mes nesh dhe çifutëve? E  dini që serbet ishin vrasësit më të mëdhenj  gjatë L D Botërore, ata vranë  shqiptar , boshnjak , hebrenj,  RAE .. dhe vranë e vranë dhe në fund edhe fitimtar .

Pa kaluar shumë kohë  nga krimi , ne i harruam varrezat masive  me shqiptar , nga lufta e fundit . Por , ne nuk jemi hebrenj; ne harrojmë , ne harrojmë për një grusht parash ,për një premtim , për asgjë .

Numri i vërtetë i të burgosurve hebrenj në Sajmishte të Beogradit asnjë herë nuk ka mundur të arrihet sepse serbet janë specialist të mashtrimit ; sikurse ne që asnjë herë nuk kemi mundur të shënojmë numrin e saktë të hebrenjve që i kemi fshehur nuk i kemi dorëzuar në kampet e vdekjes, sepse jem të tillë ,lehtë harrojmë , lehtë humbasim në mjegullat e kohës që na rrethojnë.Ta dini  që ne jemi populli i vetëm në Europë që nuk i kemi dorëzuar çifutet në kampet e vdekjes, asnjë me dijen tonë. I kemi veshur , iu kemi ndërruar emrin ,iu kemi dhënë plisin ; dhe i kemi mbrojtur.

Disa burime e cekin se me 31 janar 1942 në Sajmishte afër Beogradit ishin mbi 6.500 shpirtra që e pritnin vdekjen. Por sidoqoftë  , është e sigurt që numri i të vrarëve ishte shumë më i madh se sa shënohet.

Shifrat tregojnë që deri në fillim të luftës në Prill 1941 ishin mbi 12 000 hebrenj që jetonin në Beograd; nga kjo shifër dy të tretat gra dhe fëmijë. Ta lemë anash statistike, porase në Sajmisshte u sollën edhe fëmijët e edhe gratë çifute. NëSajmishte u sollën edhe çifutet e Banatit - aty jetonin mbi 2500 sish.

Pra , Sajmishte ( Panairi i vjetër i Beogradit ) që nga vjeshta e vitit 1941 ishte si "Judenlager", vend grumbullimi i hebrenjve,. Kushtet e jetës ishin të mjera ‘ por për njerëzit që pret  vdekja e sigurt çfarë kushtesh të kërkohen ?

Shikoni , shumë nga ata u ekzekutuan në Jajinci ( kryesisht burrat) , si dhe Banjicë ( në jug të Beogradit). Pas urdhërit “"smoothen out" , vdekjes më të butë filluan operacionet me gas.Ky lloj i vrasjes erdhi nga Polonia.

Nga pranvera e vitit 1942 ‘the "job" had been done” , puna u krye dhe vrasja dhe zhdukja e hebrenjve përfundoi .Disa dhjeta mund të kenë shpëtuar. Pra ky ishte kampi Semlin i shfarosjes së hebrenjve.

E dini , si notues të mirë që janë serbët neve na quanin vrasës dhe bashkëpunëtor të fashizmit , dhe sa  shumë shqiptar e kanë paguar  me kokë këtë akuzë; por sidoqoftë krimi i serbëve nuk harrohet.

Ne, shqiptarët e kemi vendin e nderit tek hebrenjtë për besnikërinë ndaj tyre .

Gjakovë, 29.09.16

Referencat ;

-Photos from archive of The Museum of Vojvodina;eshumation at The Jewish Cemetery, Zemun 1944.g.

-https://www.open.ac.uk/socialsciences/semlin/en/remembering-semlin.php

-http://www.dark-tourism.com/index.php/15-countries/individual-chapters/698-site-of-the-sajmiste-concentration-camp-belgrade

-http://ejewishphilanthropy.com/staro-sajmiste-and-belgrades-neglected-holocaust-landmarks/

-http://www.arhiv-beograda.org/holokaust/concentration-camp-at-sajmiste/?lang=en

Referencat per ata që duan më shumë njohuri per holokaustin serb ndaj hebrenjve

Browning, Christopher (2007). The Origins of the Final Solution: The Evolution of Nazi Jewish Policy, September 1939 – March 1942 (2 ed.). Lincoln, Nebraska: University of Nebraska Press. ISBN 978-0-80320-392-1.

Cohen, Philip J. (1996). Serbia's Secret War: Propaganda and the Deceit of History. College Station, Texas: Texas A&M University Press. ISBN 978-0-89096-760-7.

Crowe, David M. (2000). "The Roma Holocaust". In DeCoste, Frederick C.; Schwartz, Bernard. The Holocaust's Ghost: Writings on Art, Politics, Law and Education. Edmonton, Alberta: University of Alberta Press. ISBN 978-0-88864-337-7.

Glenny, Misha (2011). The Balkans: Nationalism, War, and the Great Powers, 1804–2011. London: Penguin Books. ISBN 978-1-77089-274-3.

Goldstein, Ivo (1999). Croatia: A History. Montreal: McGill-Queen's Press. ISBN 978-0-7735-2017-2.

Israeli, Raphael (2013). The Death Camps of Croatia: Visions and Revisions, 1941–1945. New Brunswick, New Jersey: Transaction Publishers. ISBN 978-1-4128-4975-3.

Kenrick, Donald; Puxon, Grattan (2009). Gypsies Under the Swastika. Hatfield, Hertfordshire: University of Hertfordshire Press. ISBN 978-1-902806-80-8.

Kurapovna, Marcia (2009). Shadows On The Mountain: The Allies, The Resistance, And The Rivalries That Doomed WWII Yugoslavia. Hoboken, New Jersey: John Wiley & Sons. ISBN 978-0-47008-456-4.

Manoschek, Walter (2000). Herbert, Ulrich, ed. National Socialist Extermination Policies: Contemporary German Perspectives and Controversies. New York: Berghahn Books. ISBN 978-1-57181-751-8.