Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selman Etemi: Sadri Berisha - Dëshmor i Kombit

| E merkure, 05.10.2016, 08:27 PM |


SADRI I. BERISHA - SYKI,  DËSHMOR I KOMBIT DHE BASHKËVEPRIMTAR NË  FRBK

Shumë vështirë është të shkruhet për nejriun që tërë jetën e vet ia kushtoi së mirës kombëtare, familjes, shokëve dhe rrethit e shoqërisë ku jetoi e veproi. Vështirë është që, një njeri sikur që ishte Sadri Ibish Berisha të mos e kemi më, e sidomos tani në këtë Liri, që, për të dha mund të madh dhe luftoi edhe me pushkë në dorë. Se, sa i afërt që ishte, të gjithë ne në atë mes  e çmonim si anëtar të çdo familje shqiptare.

Nga Selman Etemi

Fshati Grabanicë i komunës së Klinës, me bijtë e vet, ishte pararojë qendrestare ndaj shumë furtunave dhe dallgëve nga okupatori serbosllav. Me sakrificën dhe këmbëngulësinë më të madhe iu kundëvu të gjitha atyre, dhe me krenarinë më të madhe sot i kujtojmë ato, dhe me mburrje brezat si pasardhës, i kujtojnë trimat dhe gjithë ata burra që sakrifikuan për Komb dhe Atdhe. Mund të themi se, gati çdo organizim kundërshtues ndaj pushtuesit fillonte nga po ky fshat vlerëmadh, por dhe në bashkëveprim me shumë veprimtarë të dëshmuar nga fshatrat përreth, Bakshiq, Dollovë, Qeskovë e Këpuz, të cilat fshatra edhe e përbënin BL te Grabanicës. Edhe gjatë viteve të 90-ta, në këtë mes ishte një organizim pothuajse i vetmi për kohën. Njëzërit u kundërshtuan ndryshimet kushtetutare që suprimonin autonominë e Kosovës; të gjithë së bashku protestuan e demostruan mospelqimin dhe kundërshtinë, dhe ishin përkrahës të Grevës së Minatërëve; masovikisht – bashkë me nxënësit e shk. “Azem Bejta”, i bënë rrugëtimet këmbë për në Prishtinë; nga po këta qytetarë u bllokua Ura mbi Bistricë të Pejës, e, që mos të deportonte policia sebosllave tek protestuesit, të cilët veç po demostronin në Grabanicë. Ky mes, tëjet i organizuar ishte edhe në mbrojtjen e emrit të shkollës “Azem Bejta”, por dhe të shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Po ky fshat, me shumë gadishmëri përkrahu aksionin “Familja ndihmon Familjen”, dedikuar për regjionin e Mitrovicës. Aksion ky, që shumë familje treguan solidarizimin dhe për një kohë të gjatë ndihmuan materialisht, veshmbathje, lëndë ngrohje, gjëra ushqimore, ku e gjithë kjo u shndërrua në miqësi, e cila edhe sot tek shumë të tillë vazhdon. Edhe minatorët e Trepçës, gjatë Grevës, u ndihmuan materialisht. Kjo BL ishte e organizuar dhe mori pjesë gati në të gjitha varrimet e ushtarëve të vrarë në Armatën jugosllave. Gjithashtu, të pandarë ishin thuajse në të gjitha tubimet që organizoheshin për faljen e Gjaqeve nëpër gjithë Kosovën. Po këtu, djemtë më të mirë u organizuan dhe ishin të gatshëm me çdo lloj sulmi eventual nga forcat sunduese.

Pra, këto ishin ditë të vështira, dhe lypsej një organitim edhe më i madh, që popullata shqiptare në këtë mes ta ndjente veten paksa të sigurtë, por nga kush, pos nga vet bijtë e vet. Për këtë, të gatshëm ishin djemtë më të mirë të kësaj ane. Ky mes shumë let organizohej dhe kjo nuk mungoi. Ishim plotësisht në dijeni, se çfarë kapaciteti teknik kishim në rast ballafaqimi me pushtuesin. Me armatim u paisem jo edhe pak për kohën dhe mundësinë. E tërë kjo anë (BL e Grabanicës) ishte e mbikëqyrur nga vet djemtë e vet, sidomos gjatë natës. Edhe koha e Luftës së fundit, e organizuar dhe e bërë nga UÇK-ja, më të mirët e këtyre fshatrave iu bashkangjiten dhe i dualen zot Kosovës së okupuar. Nga gjitha të lartëcekurat, pjesë e realizimit të të gjithave, ishte shumë aktiv dhe i pandashëm në realizim e tyre Dëshmori i Kombit Sadri Berisha.

Familja që i shtoi vlerë kombit

Nga të tillë trima, që s’e kursyen as jetën, po veçojmë të pavdekshim dhe trimin e kësaj ane, që la gjurmë të pashlyera në historiografinë kombëtare, dëshmorin e Kombit, Sadri I. Berishën nga Grabanica e Klinës.

Familja e tij, e lindi, e rriti dhe e edukoi në frymën e mirëfilltë kombëtare dhe patriotike, sikurqë ishte edhe vet e tillë për breza të tërë. Kjo u dëshmu në të gjitha etapat e kohës. Ishte dhe na është Familje që tregoi çdoherë bujarinë e besën ndërshqiptare. Bukëdhënëse dhe ndihmëtare në çdo rast nevoje, ku Derë e saj ditë e natë ishte e hapur për miq, dashamirë e kalimtarë rasti. Pothuajse, Oda e kësaj Familje na ishte vendtakim për gjithë ne rininë e fshatit, e këtë e bënte afria e të gjithë neve që kishim më të pavdekshmin Sadri, por dhe vëllezërit e tij, bashkë më tërë Familjen. Aty çdoherë Sofra na ishte e shtruar si nëpër shtëpitë tona, -pra, na ishte magje për të gjithë ne. Shkurt, bëmirësia nga këtu nuk ka të përshkruar me fjalë, pos që harresa për të tilla vlera na është mëkati më i madh që mund të bëhët.

U lind për komb dhe mbeti në përjetësi

U lind më 18.04.1962, dhe arsimin fillor e kreu në shkollën “Azem Bejta” në vendlindjen e vet në Grabanicë kurse të mesmen e përfundoi në Pejë.

Rinia e Sadriut nuk ngjante shumë me atë të tjerëve. Ishte shumë fëmijë i sjellshëm, pedant, i afërt dhe i dashur. Nga dashuria por dhe butësia fëminore që kishte të gjithë e thirrnim me emrin përgëdhelës Syk. Gjithmonë na ishte gazmorë dhe i çiltër në mendje dhe shpirt. I pandashëm në çdo aksion që ndërmirrej. Edhe në jetën kulturore dhe sportive ishte më i veçuari për të mirë. Ishte ndihmëdhënës pa përjashtim. Shkurt, vetja e vet, ishte  pjesë e vetës së tjetrit.

Mund të themi se, pjekuria kombëtare sikur i erdhi para kohe. Këtë e kishte më tepër nga edukata familjare që e edukoi dhe e formësoi, që Kombi në të ardhmën jo të largët ta ketë një Ushtar të dëvotshëm që nuk do ta kursejë jo vetem mundin e sakrificën, por as Jetën. E kjo u dëshmua gjatë gjithë veprimtarisë së vet kombëtare, e sidomos gjatë viteve të 90-ta, e deri tek më sublimja, që u dëshmua në Luftën e fundit të UÇK-ës. Këtu Sadriu, që nga orët e para u bë pjesë përbërëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe deri në përfundimin e Luftës i mbeti besnik betimit të dhënë. Disa herë kërkohej në shtëpi nga policia serbosllave, por dhe i lënin ftesa të paraqitej në polici.

Të shkruash për vitet e 90-ta është e pa mundur të mos veçosh kontributin të pashoq të dhënë nga Sadriu. Në çdo protestë, tubim apo dhe demastratë jo vetemqë ishte pjesëmarrës, por dhe njëndër organizatorët e tyre. Ishte shumë i afërt në bashkëveprim. Dallohej për gadishmëri dhe trimëri. Trimëria e tij ishte disi edhe bindëse për të tjerët, që rrugën e sakrificës për komb ta bëjnë edhe të tjerët pa mëdyshje. Protestat dhe demostratat që bëhëshin në Grabanicë, por dhe në Klinë, ishte pothuajse i pari dhe më i zëshmi. Në organizimin e masës për mbrojtjen e emrit të shkollës Azem Bejta ishte i veçuar. Edhe një pjesë të armatimit, të cilin e vendosem (mshefëm) nën kulmin e kësaj Shkolle, gjithashtu Sadriu ishte aty. Duhet cekur se, vëllai i këtij Dëshmori, Haliti, i dhuroi një automatik të ri Frontit për Rezistencë dhe Bashkim Kombëtar (mars 1991).

Bashkëveprimtar dhe ndihmës i pashoq në FRBK

Dëshmori Sadri Berisha ishte bashkëveprimtar në kuadër të FRBK qënga ditët e para të formimit të tij si organ në vitin 1990.

Formimi i Frontit për Rezistencë dhe Bashkim Kombëtar (FRBK) ishte një shpresë, se në këtë vend po veprohet drejt çlirimit të kësaj toke të okupuar, pa marrë parasysh vështirësitë, sakrificat dhe pasojat që do i sjell një ballafaqim i drejtpërdrejt me sunduesit.

Udhëheqës të këtij Fronti për fillim ishin: Mentor Kaçi, kryetar, Çerkin Peci, Fatlik Lila, Sokol Dobruna, Naim Krasniqi, Ismet Kryeziu, Afrim Morina, Fatos Aliu etj. Ky ishte viti 1990, që në Prizeren u formu ky Front. E mëpastaj kuvende u mbajtën edhe në Gjakovë e Vushtrri, në të cilat edhe u përcaktuan (ndër të tjera) edhe format e veprimit të mëtutjeshëm.

Pra, nga ky Front organizohen dhe mbahen tri Kuvende:

Kuvendi i parë është mbajtur në Prizrenin e besëlidhjeve kombëtare, (1990).

Kuvendi i dytë u organizua dhe u mbajt në Gjakovë (1990).

Kuvendi i tretë u mbajt në Vushtrri (1991).

Kjo organizatë kishte qëllim, çlirimin dhe më pas edhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare të ndara e të aneksuara padrejtësisht. Gjithë kohën kjo Organizatë punoi në konsolidim në të gjitha trojet etnike. Dhe, ky Front ishte Organizata e parë e këtij lloji gjithandej tokave etnike, e që, më vonë synohej të shëndërrohej në një Ushtri të mirëfilltë Shqiptare – kuptohet, në Kosovë.

Pasiqë veç ishte formuar ky Organ veprues, dhe hapte krahët pothuaj në tërë Kosovën, dhe gjithandej në trojet shqiptare, se këto informata i kisha (unë) nga i pavdekshmi Avdyl Krasniqi, babë i heroinës Xhevë Lladrovci, u krijua mundësia e takimit edhe me Kryetarin e Frontit, Mentor Kaçi. Ky takim u bë në shtëpinë time në Grabanicë. Aty ishte Mentor Kaçi (jo vetëm) dhe nga ne: unë, Riza Fazlija dhe Zenun Zeqa. Edhe më vonë, për këtë qëllim, patëm takim edhe në Gjakovë (nga ne ishim unë dhe Zenuni). Dhe, u pru vendim, që Njësia e Frontit me bazë në Grabanicë të formohet. Së pari, ishim treshja. Pastaj rrethi i dytë më i gjërë prej 11 anëtarësh, dhe grupi tjetër i gjërë që bënin pjesë edhe nga fshatrat tjera. Në rrethin e dytë bënte pjesë edhe Dëshmori Sadri Berisha. Pra, në këtë grup bënin pjesë: Nazmi Fazlija –Grabanicë, Sadri Berisha –Grabanicë, Rexhep Etemi –Grabanicë, Sejdi Baleci –Grabanicë, Qaush Idriz –Grabanicë, Halil Sahiti –Grabanicë, Florim Zeqa –Bokshiq, Ali Syla –Bokshiq, Xhafer Zeqa –Bokshiq, Ukë Musa –Bokshiq dhe Xhavit Shala –Qeskovë. Ky rreth/grup u zgjërua edhe me të tjerë, të cilët do të përfshihën në shkrim të posaqëm.

Shumica nga ky grup ishin të mobilizuar për rastin në fshati Bokshiq më 23.02.1993, që të ballafaqohet me policinë serbosllave. U kontaktu me tel. ajror me kryesinë e LDK-së në Klinë, dhe na u tha: “...mshele at m... tel. dhe thirre Prishtinën...”! Thirrem, dhe biseduam me Ali Aliun, që na tha: “...bisedoni me Klinën...”! Tani veç pritej rikthimi i policisë me përforcime nga pengimi i parë që u ishte bërë në fshat. Sadriu ishte më i zëshmi që të ballafaqohemi drejtpërdrejt. Për rrethanat e kohës lypsej konsultim, në të kundërten akuzoheshe për pasojat në njerëz, sikurqë ishte rasti i Dëshmorit Tahir Berisha, që vrau policë serbë dhe “akuzohej ndërhundë”, se u rrahen nga policia serbe mbi 2000 qytetarë, kurse tani i krenohen me lavdinë dhe veprën e Tij.

Treshja e parë vepronte drejtpërdrejt si FRBK. Armatimin që e posedonim e kishim publikuar të gjithë dhe asgjë nuk mbahej në msheftësi. Unë isha në dijëni edhe për çepjen e uniformave dhe amblemëve të FRBK-së, të kryera në Gjakovë. Grupet e caktuar sipas listës kujdestaronin tërë natën, e kishte raste edhe gjatë ditës. Me këtë organizim mbulohej për fillim, Grabanica, Bokshiqi, Qeskova, Këpuzi dhe pjesërisht Dollova. Por lidhur me këtë, nuk po zgjërohem, pasiqë do të shkruhet gjërësisht për kontributin që dhanë veprimtarët e atdheut.

Pra, Dëshmori Sadri ishte në strukturat e armatosura (në rreth të ngushtë) në BL të Grabanicës qënga viti 1989/90, dhe bëri rreth 80 netë rojë me grupin e vet - në kohë dhe vend të caktuar. Ishte i përpikt dhe i diciplinuar. Bashkëveprimi me te ishte kënaqësi në vete. Ishte shembull në gjithë azhuritetin, ruajtjen e sekretit (për punën që bëhej dhe paisjet që i kishim, të cilat shtoheshin në numër dita ditës). Është për t’u cekur se, numër i madh pjesëtarësh dhe qytetarësh tjerë, ftoheshin në biseda të quajtura “informative” nga policia sllavoserbe, dhe asnjë rast nuk e patem që të ishim të dëshifruar, përkundër dhunës dhe metodave që i përdornin ndaj nesh.

Koha të cilën çlirimtari e pritëte

Më në fund, që ideali i këtij dëshmori të shpërblehet me lirinë dhe çlirim të Vendit, me daljen në skenë të UÇK-ës, u radhit në forcat e armatosura dhe luftoi deri në çlirim. Për pjesën e luftës dhe kontributin e dhënë mund ta bëjnë bashkëluftëtarët e tij dhe kompetentët e kësaj fushe, por, me vet faktin që ishte komandant i kësaj force luftarake në pjesën e caktuar, na bën të kuptojmë se Komandant Syki ishte ai që gjatë gjithë luftës dhe veprimtarisë së vet në UÇK ishte i gatshëm të flijohet për çlirimin definitiv të Atdheut. Kësaj i shërbejë gjatë gjithë pjesës së vet të jetës madhore. Por dihet se, për fillim me formimin e Njesitit “Shpati” në Grabanicë zgjedhet komandat i saj, ku mëpastaj i bashkohët brigadës “Myrt Zeneli”,- Zona Operative e Dukagjinit ku dhe kishte qenë luftëtar shumë i dalluar.

Edhe pas përfundimit të Luftës, Dëshmori Sadri e dha gjithë vlerën dhe përgatitjen e vet në të mirë të Kosovës, tani veç e çliruar. Ai menjëherë pas Luftës Çlirimtare me plot meritë u radhit në Trupa Mbrojtëse e Kosovës, pikërisht në Zonën e Tretë të Mbrojtjes. Aty dha kontribut të çmuar, dhe prosperimi i Tij në këtë drejtim çmohet me falenderime e lavdata. Këtu, pas një kohe të shkurtër avancohet në Epror i TMK-së. Kjo na ishte koha ku të gjithë mendonim e shpresonim, se në një të ardhme të afërt do ta kemi Armatën tonë shtetërore dhe ta gëzojmë Shtetin për të cilin u dha shumë mund dhe u derdh shumë gjak i bijve dhe bijave më të mirë që i pat dhe ka Kombi ynë i stërvuajtur ndërshekuj.

Për të mos e ndihmuar realizimin e kësaj, dhe, që të mos e gëzojë këtë liri, për të cilën sakrifikoi dhe luftoi Komandant Syki, ia ndërpreu atentati, me ç’rast edhe ia mori jetën në 30 shtatorin e vitit 2000. Ky rast tronditi me plot dhëmbje në shpirt çdo dashamirë të kësaj toke dardane. Por, mbetemi krenarë që të patem të tillë. Të falënderojmë që bashkëveprove në ditët më të vështira dhe të kishim krah të fortë dhe të çmuar. Ideali yt u mboll në përjetësi dhe u bë feniks lirie, që breza në vijim do e gëzojnë. Të patëm të tillë sikurqë e deshti Kombi, andaj, veprës sate ia kemi lakminë, dhe përjetë do e keni nderimin kombëtar… Jeta te sprovoi dhe të kaliti me idealin më të çmuar, të cilin bashkë sakrificën dhe luftën tënde hyre në radhët e dëshmorëve që kanë pavdekësinë.

Si përfundim

Në këtë shkrim kaq simbolik, është e pa mundur të përfshihet e tërë veprimtaria e Tij, por nevojitet bërë një monografi përmbledhëse. Andaj, i bëra bashkë këto fjalë formë përmbledhëse që, sadopak të ia bëj respektin veprës së këtij Dëshmori, i cili me të gjitha të bëmat e veta mbeti në përjetësinë e mirëfilltë kombëtare.

Mëkati më i madh na është, të mos flitet e të shkruhet për njerëzit që bënë gjithë të mundurën që ne ta gëzojmë lirinë sot.

Me respektin më të madh i gjunjëzohem Familjes, që e rriti, e edukoi, e brumosi me plot patriotizëm dhe u bë çlirimtar i Atdheut. U lind për Komb, luftoi e veproi për këtë tokë të shejtë, dhe tani e kemi pjesë të historiografisë kombëtare.

Lavdi e respekt të thellë veprës dhe luftës të Dëshmorit Sadri Berisha - Syki!

Përjetësisht mirënjohës!

(Këtë shkrim e kam të botuar edhe në librin, “E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike” 14)