E enjte, 25.04.2024, 11:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Viron Kona: Poeti që iu ngjit Parnasit

E merkure, 05.10.2016, 07:21 PM


Poezi nga Viron Kona

 

Poeti që iu ngjit Parnasit 1).

 

Nderim për poetin Ndoc Gjetja (1944-2010)

 

Kërkova për ilustrim ca vargje të poetit,

te një nga vëllimet e serisë së tij,

doja doemos  të gjeja më të mirat,

ato që do t`më jepnin më shumë kënaqësi.

 

Shëtita mes rreshtave përdore me  poetin,

me poetin shpirt bukur, me poetin Njeri,

buburova mes vargjeve me laps dhe me zë,

më shumë se mbresëlënëse qe çdo poezi.

 

Të marrë këtë varg, apo atë tjetrin,

sikur të heq këtë dhe të lë atë,

të gjithë me art, secili më i miri,

në mesazhe, figura, në rimë dhe në zë.

 

Poezitë e Ndoc Gjetjes janë si jeta,

si rruga ku ecim, si frymëmarrja jonë,

si  e qara e fëmijës së sapolindur,

si ankthet e gëzueshme të gruas lehonë.

 

Nuk je më Ndoc, fizikisht më nuk je,

por ta dish, gjallon në zemra, në shpirtrat tanë,

edhe kur ndodh që  mendjen tek ty s`e kemi,

ti vjen me një strofë, troket me një  varg.

 

Poezitë e tua e kanë adresën te Mirësia,

te dega  e dafinës dhe  e ullirit në lulëzim, 2).

te shpirti i ndjeshëm i njerëzve të mirë,

te shqipja  e maleve që rreh krahët fluturim.

 

Ti je te guaskat që mbajnë margaritarë,

te vesa e petaleve në mëngjese pranvere,

te legjenda e Feniksit që ringjallet në zjarr,3).

te e Bukura e Dheut kur shfaqet në liqene.

 

Poezinë e dashurove gjithë jetën me zjarr,

më fort e  përqafove kur bubulliu,

dhe, tek  ikje, urtësisht na le amanetin:

“Njeriun e bën të lumtur vetëm njeriu”.

 

Faleminderit për gjithçka, o Ndoci ynë i mirë,

për vargjet që na ke dhuruar me aq fisnikëri,

për mesazhet e urta të paqes e miqësisë,

Muzën e poezisë do ta dëshironim si ti.

 

I Zgjedhur do mbetesh sot dhe në breza,

o ëndërrimtari sy bukur,  shenjtori buzagaz,

dashuri dhe nektar ti na dërgon pareshtur,

nga “shtëpia”  e muzave,  nga mali Parnas.

 

1).Parnasi:Në malin Parnas  ka jetuar Apoloni, perëndi i muzikës dhe përkrahës i artit. Në Parnas jetonin edhe nëntë muzat që mbronin degë të ndryshme të artit. Prej aty vjen shprehja ”T`i ngjitesh Parnasit”, do të thotë të bëhesh poet.

2).Dafina është simboli i lavdisë, ndërsa dega e ullirit është simboli i paqes.

3).Feniksi, Zog përrallor, që, sipas mitologjisë së disa popujve të vjetër, kishte vetinë të digjej dhe të ringjallej përsëri nga hiri i vet. U ringjall si feniksi.

Njeri me veti të jashtëzakonshme e shumë i shquar në një fushë veprimtarie. Feniks i letërsisë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora