E enjte, 28.03.2024, 12:24 PM (GMT)

Mendime

Faton Mehmeti: Koalicioni i uzurpimeve

E diele, 02.10.2016, 07:45 AM


Koalicioni i uzurpimeve

Shkruan Faton MEHMETI

Koalicioni PDK- LDK, është jo natyra dhe pikërisht nga kjo shumë njerëz u habiten kur një gjë e tillë ndodhi para dy vitesh. Deklarata e  kreut të PDK-së, Kadri Veseli se dikush po tenton që edhe në Kosovë t’i kthej pamjet e Sirisë, duke komentuar largimet e banorëve nga banesat e uzurpuara në “Dardani”, ka ngjallur reagimet nga partneri i koalicionit LDK-ja. Është kreu i LDK-së, në Prizren, Haxhi Avdyli, ai i cili ka thënë se edhe klani i Veselit, janë ata që e kanë uzurpuar Kosovën. Sa me afër fundit të mandatit të këtij koalcionit thumbimet ndaj njëri tjetrit vetëm sa do të shtohen, kur dihet se këto dy parti janë antagonizma në qenie të tyre., së paku kështu ishte derisa Isa mori drejtimin e LDK-së. Derisa PDK  ka uzupruar pronat publike, së bashku me LDK-në  kanë uzurpuar Kosovën, duke e kthyer në kënetë dhe pa asnjë shpresë për të ardhmen. Monopolet u favorizuan nga PDK-ja, por u çimentuan, kur iu bashkua edhe LDK-ja.

Rastit në fjalë të cilit i referohet Kadri Veseli daton që në vitin 2005, ku NPB ka paditur palet dhe ka kërkuar lirimin e banesave të Dardanisë për ta përfunduar projektin dhe për ta dorëzuar pronen tek pronarët. Në vitin 2012, gjykata ka vendosur në favor të NPB në të gjitha shkallet, duke thënë se uzurpimi është uzurpim pa marr parasysh rrethanat. Tash Gjykata ka vendos me e zbatu vendimin. Vleresoj se çdo pronë e uzupruar duhet të lirohet, Veseli do të duhej të mbeshteste këtë aksion e jo të permende Sirinë, duke demostruar naivitet dhe mungesë zgjuarsie. Sigurisht Kadriut i dhemb kur pronat e uzupruar lirohen, pasi klani i tij është i kyqur direkt në uzuprime. Kujtojmë këtu rastin e Azem Sylës, dhe plot e plot zyrtarë të lartë të PDK-së të perfshirë direkt në pronat publike të uzupruara. Edhe sot ka shumë të tillë por mungesa e drejtësisë nuk i prek të “ fortit ”. Kujtojmë se procesit skandaloz i privatizimit, që ka nisur në Kosovë, pas luftës nga UNMIK-u dhe më pas e vazhduan pushtetarët, vendorët ia kanë parë hairin me përfitimet milionëshe. Mbrapa oligarkëve të bizneseve të ndryshme, që po ngrihen dhe krijojnë monopole në Kosovë, qëndrojnë të fortët e politikës në pushtet të paprekur nga drejtësia.

Deklarimi i Haxhi Avdylit se “Kosova do duhet t’ aprovoj sa më shpejt ligjet e Xhunglës , ku më të fortit do uzurpojnë, përvetësojnë dhe do mbrohen me ligjin e Xhunglës së Kadri Veselit. ” konstaton faktin se ne sot jetojmë në xhungël ku ligji i saj është “vrit ose do të vritesh”, ku ligjet bëhen për të dobëtit dhe zbatohen kundrejt tyre, ndërsa ndaj atyre të ashtuquajturve “luanëve” ligji i vetëm është hesht përball së keqes ose të gllabëroj me fuqinë e mbretit të xhunglës.

Uzuprimi i shteti të Kosoves nga klani “ Pronto ” , të cilës iu ka bashku edhe LDK-ja e z.Avdylit është shumë me komplekse dhe e trishtë se sa uzurpimi i një hapësirë publike. Klanit “ Pronto ” hipjen në pushtet ia mundësoi një parti dikur e madhe politike, e cila ende bën be në filozofinë rugoviane, LDK-ja ia qiti në pjatë PDK-së të gjitha mundësitë për ta marrë nën kontroll administratën publike, sektorin e privatizimit dhe në fund edhe bordet. Kush nuk do ta besonte se një parti e cila për veten thotë se është e vlerave dhe që udhëhiqet nga një akademik do t’i bëhej argat kaq i vyeshëm PDK-së. Vlerat me të cilat është lavdëruar duket se u shuan që në çastin kur krejt zyrtarët e saj të lartë vendosën t’i kapërdinin të gjitha sharjet, fyerjet dhe ofendimet që ia kishin bërë PDK-së dhe SHIK-ut, dhe të shndërroheshin në mbrojtësit e vetëm të politikës së mbrapshtë të Thaçit. E kemi vërejtur në disa muajt e fundit, se më të zëshëm janë përfaqësuesit e LDK-së në mbrojtjen e marrëveshjeve për asociacionin dhe për demarkacionin sesa vetë PDK-ja. Nuk është e ndershme nga ana e Haxhi Avdylit te akuzoj PDK-në për krejt të keqijat ndaj vendit, përderisa e kanë zgjedhur për koalicon, dhe është pikerisht partia e z.Avdyli që është shndrruar në patericë të PDK-së. Këto lojëra politike do shtohen me afrimin e mbarimit e koalicionit, e pastaj pas zgjedhjeve prap do i ndajnë interesat me njëri tjetrin, paftyrësi se jo mahi…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora