E enjte, 18.04.2024, 01:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Çeliku & Krasniqi: Emin Kacaku u zgjue

E diele, 02.10.2016, 09:06 AM


EMIN KAÇAKU U ZGJUE NË PËRMENDORE

 

NGA BAJRAM ÇELIKU & DEMIR KRASNIQI

 

Heeej, nëpër male, fusha e kodrina

Ka lind nana, shumë djem trima.

Emin Çelikun, atë trim shqiptarë,

O, që luftoi  fytas me pashallarë .

 

Heeej, kur na erdhi-o, ajo Turqia

Populli shqiptar, n’vuajtje e të këqija!

Si luaj qëndruan me armë në dorë

Luftuan në shi e luftuan në borë!...

 

Heeej, kjo Turqia, o bre qoftë mallku

Tanzimatin neve, o  që na ka pru!

Gjithë shqiptarët trima, o në kamë janë çu

O, me pushkë në dorë, o  për me luftu!

 

Heeej, Emin Kaçaku, o një trim dai,

Ani, ka lidhë besën -o me Zajazli

O, kazermën turke, o me e sulmu,

Hej, këtë Kërçovën -o , e ka çliru!

 

Heeej, viti 1844, ani ka qëllu,

O, Hajredin Pasha për sulmin ka dëgju!

More, pesë taborre, o  i ka shtrëngu

Ani, për Kërçovë, o është nisë me shku!

 

Heeej, o Emin Kaçaku me shokët e vet,

O, në fshatin Sop, o trimi po e pret!

Ani, n’katër anët pusitë i  ka  caktu

Heeej, taborret turke donë me i faru!

 

Heeej, n’fshatin Sop bre, seç na u ba nami

More, po luftonte Emin Kaçak azgani!

Ndihmë, i vjen Selim Braja me shokët e vet -e,

More, shumë përkrahje trimit po i jep -e!

 

Heeej, municioni trimave vrik iu ka harxhu

Shpejt e shpejt  u kthyen te shtëpia  me shku!

Ehu, disa shokë Hajredin Pasha ua ka robënu

Sa ma shpejt me u kthye, e me i shpëtu!

 

Burrat, me municion n’Kërçovë, janë furnizu

Shpejt Hajredin Pashës mbrapa iu kanë lëshu!

Hej, o shokët e vet, o trimi i ka liru

Ani, tri taborre Pashës ia ka faru!

 

Hej, more hiç shumë kohë, o nuk paska kalu,

Dervish Cara, o kaçakut fjalë i ka çu:

O Emin Kaçak bre, a s’vjen me m’ndihmu,

Shkupin dhe gjithë trojet shqiptare me i çliru!

 

Heeej, muaji Maj i vitit 1844 ka qëllu,

O, Emin Kaçaku me shokë t’vet  ka  shku,

More, Dervish Carës, o ju ka  bashku,

Krah për krahu Shkupin, o e kanë çliru!

 

Heeej, ore që të dy, o këta trima shqiptarë,

Luftë për Veles, o rrugën e kanë marrë!

More, n’Katllanovë, o trimat na janë ndalë,

Fyt për fyti, o janë rrok me pashallarë!

 

Heeej, n’Katllanovë, trimi me shokët e vet -e ,

Hajredin Pashën e Llatasin s’i  le rehat me fjet- e!

O, asnjë pikë gjumi që  ta bajnë rehat -e ,

Mal më mal duke  i sulmu, more ditë e natë!

 

Heeej, ky Hajredin Pasha, more  qoftë marru

Këta dy komandantë, o seç na i ka mashtru!

Armëpushim, për marrëveshje qeni i ka ftu,

O tinëz, në befasi bre,  qeni i ka robënu!

 

Heeej, more  Emin Kaçaku, o trim  ka qëllu

O, nuk deshi burri, o i gjallë me u dorëzu!

Flakë më flakë si luan, o trimi ka luftu,

More,  i plagosur  turqve iu ka shpëtu!

 

Heeej, more Selim Braja, me shokët e vet -e ,

Heu, kur dëgjuan  se pushka po kërcet -e.

O, Emin Kaçakun- o e kanë  ndihmu,

Mezi komandantin, o e kanë shpëtu!

 

Heeej, ai  Emin Kaçaku me shokët e vet -e,

O, në Kosovë luftën e  vazhduan  apet -e!

Heeej, trojet shqiptare t’gjitha  me i çliru

More,  n’Anadoll, o turqit prapë me i çu!

 

Heeej, më 10 Qershor  të vitit 1878,

Kaçaku merr një ftesë, trimi i vërtetë

Me marrë pjesë n’Lidhje t’ Prizrenit,

Përfaqësues n’mbledhje t’Kuvendit!

 

Heeej, ai Kërçovën me e përfaqësu

Trojet shqiptare nga turku me i çliru!

Kaçaku nga Prizreni, kur është largu

N’male të Dibrës, trimi na ka shku!

 

Heeej, me Halil Rekën është miqësu

Karavanët turke duke i sulmu!

Hajredin Pasha, Dibrën kur e sulmon

Malet e Dibrës, haraç ai na i kërkon!

 

Heeej, Emin Kaçaku, o  me shumë dibranë

N’Grykë t’Radikës turkut pritë i kanë zanë!

Luftë e ashpër, o aty po fillon

Gjithë taborret, Pashës  ia faron!

 

Heeej, shumë taborre, ore shumë ushtri,

Zabitë turku, jo ma pak -o se, 12.000!

O, i mbesin n’llogore, në varre pa i shti,

Mezi shpëton kryet, kthehet në Turqi!

 

Heeej, pas kësaj humbje që pësoi Turqia

Nuk ktheu kokën, o ma nga Shqipnia!

Heeej, ma vonë vëllazën, na erdhi LIRIA

Në Vlorën heroike, u shpallë PAVARËSIA!

 

Heeej, pasi shpëtuam vëllazën nga Turqia

Na erdhi te porta Serbia edhe Bullgaria!...

Heeej, shumë krime u banë ndër shqiptarë t’ ngratë,

Na u vranë burrat, edhe na u therën gratë!...

 

Heeej, kur na erdhi viti 1913,

Mikajl Brodi me shumë kasapë të vet:

Në Zajaz, preu 300 vetë, në Cërvicë 43 vetë,

Në Jagoll, vrau 17 vetë, e në Qafë vrau 90 vetë!

 

Heeej, në Cërvicë -  Emin Kaçaku,

Trimënisë si burrat i doli haku!

Falë  trimënisë, shkathtësisë së vet,

Mezi shpëtoi me dy djemtë e vet!

 

Heeej, ishte mplakur trimi 92 vjet

I shkoi gjithë jeta në luftë për kiamet!

Nuk ishte ma i aftë kaçaku me luftu

Mezi kokën me familje e ka shpëtu!

Iku vetë, dikur nga ajo jetë mizore

Sot, u zgjue kaçak në përmendore...



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora