E enjte, 25.04.2024, 10:31 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: PDK e LDK kanë si objektiv tradhtinë?

E diele, 02.10.2016, 11:04 AM


O PERËNDI... MOS, VALLË, PDK E LDK E KANË SI OBJEKTIV TRADHTINË?

Nga Afrim Caka

Kuptoni se ç’dua të them?

Unë jam vetëm një gjakovar, si të gjithe gjakovarët e tjerë, të cilët janë kundër të gjithë atyre që nuk mund të gëzojnë më mandatin që e kanë përligjur besimin dhe vullnetin e popullit. Lëvizja jonë kombëtare sot gjendet para alternativës historike ose shpallja e moratoriumit të përgjithshëm të partive politike...

?’është... ky pushtet? O Zot!

Sikur populli ynë të kishte një qeveri, e cila do të shikonte këtë si një mision të saj, nuk do të kishin kaluar as katër vjet përpara se një politikë e huaj do të gjente një mbështetje përkatëse mes shqiptarëve, dëshira për pavarësi të plotë do të inkurajohet dhe intisifikohet në të gjitha drejtimet e politikës sonë... Të gjithë këta tregues negativë kishin dhe janë në rritje gjatë gjithë luftës dhe pas saj. Tani rritja e tyre po përshpejtohej me ritme të frikshme. Të gjithë ne duhet ta përceptojmë racën e pushtetit si një kancer?

Kjo është e ardhmja jonë që do t’i japim fëmijëve tanë?

Një paralajmërim i hapur. Mjerim i llahtarshëm. Ky është peizazhi i së nesërmes. Tradhtia, nëse nuk frenohet, funksionon si një murtajë, si një kancer... tradhtarët tanë shtohen nga brezi në brez, derisa me të mirat tona dikur ushqenim vetëdijen, virtytet tona dhe fëmijët tanë, tkurren e shterrojnë... duke zbuluar akoma më shumë gjakprishur brenda nesh... që këta do të luftojnë deri në vdekje për t’i ushqyer të vegjlit e tyre.

Kjo është ajo çka na pret.

Të mos bësh asgjë do të thotë të mirëpresësh copëtimin e atdheut... me njerëz spiunë, të mundur e të asimiluar, të zhytur në tradhti. “Apo ta lëmë të mbetet siç është?!”.

Burimi i të gjithave të këqijave krijoi një komb me dhimbje e vuajtje, përtej çdo imagjinate njerëzore dhe vepra e tyre përcaktoi në kuptimin e plotë të fjalës përfytyrimet e tyre drejt shkatërrimit dhe luftës civile. Dhe meqë ra fjala për “hienat”, thashë duke e zgjatur dorën nga imazhi i ri i këtij shteti, “ja ku është lukunia e hienave që e kanë rrethuar tashmë këtë shtet... dhe po na mbyllin çdo rreth me shpejtësi. Natyrisht, koha s’mund të jetë e njëjtë për të gjithë, secili personazh në këtë shtet, qoftë ai qytetar, deputet apo ministër, ka lavjerrësin e vet para kombit dhe të madhit Perëndi. Jeta e shqiptarëve ishte e zhveshur nga çdo gjë, ishte si një shfaqje teatrale, e rregulluar sipas qejfit të lakuriqve të natës. Është simptoma e kohës sonë, është shenjë pafuqie, servilizmi dhe niveli më i ulët i qytetërimit. Meqë shtetit tonë jo vetëm i mungon gjithçka, po e quaj të shëmtuar shfaqjen e tyre. Pa turpin më të vogël, madje edhe për mendjemadhësi, modë e snobizëm filluan të zgërdhihen edhe para kamerave. Ishte e qartë se ky llum i dalë mbi sipërfaqen e kësaj kasabaje, i nxitur dhe i përkrahur nga shteti serb... Po mundohen popullit t’ia impononte një matje tjetër të kohës, e cila do ta vononte udhëtimin e Dardanisë drej Evropës.

O injorantë kokëngjeshur!

A nuk e shihni të ardhmen e këtij vendi? Nuk e rrokni me trurin tuaj dot madhështinë e krijimit të shtetit tonë? Më e keqja ishte kjo që po e shtjelloj më poshtë: Nëse beteja në emër të Brojës, Prapashticë e Malishevës dhe botëkuptimit shteti udhëhiqet nga burra të lig e me shpirt injorantësh e maskarenjsh, të gatshëm ta sakrifikojnë çdo gjë edhe kombin, brenda një kohe të shkurtër do të jetë e pamundur të gjenden shqiptarë dhe të  gatshëm të japin jetën për atë kauzë. Këta janë mashtruesit dhe matrapazët më të mëdhenj të kombit tonë... kjo i bie që të hapen dosjet se këta i kanë bërë shërbimin më të madh Serbisë. Kushdo që nuk e do kombin, populli duhet vënë para drejtësis.

Bota e politikës Hashimiane në bazën e saj ndodhet nën nivelin instiktiv. Kjo lloj politike i përket ligjeve të xhunglës, të drejtë ka ai që është më i fuqishëm dhe më servil e i korruptuar. Dhe njerëzit e sojit të Hashimit, Xhavitit, Grabovcit, Lushtakut, Mehës, Isenit, Veselit e Mustafës që tregojnë interes për politikën, janë thjesht mediokër. Për politikën nuk duhet kurrfarë kualifikimi, përveç njërit – ndjenjës së thellë të inferioritetit.

Politika është etje për pushtet e hajni.

Në këtë vend. Dardania ndryshoi përgjithmonë. Mos e dhëntë Perëndia, se na përbiu e zeza!

Në këto raste fjala apo shkrimet e mia janë të pafuqishme për të shprehur dhimbjen dhe ç’po ndodh në këto ditë e net me Dardaninë...

Burimi i tyre është bota nëndheshme, sikur përshkruhet në poemën epike të Dantes, që e portretizon (ferrin), ne po e portretizojmë kancerin në trupin e shëndoshë si një mbretëri të korrupsionit të strukturuar hollësisht, të formuar nga njerëz të njohur si “pjella e të gjitha të këqijave” shpirtra pa mend e pa kokë disa shqiptarësh nga Broja e Malisheva, të cilën e kanë zënë në grackë një popull të tërë ndërmjet copëtimit e shpërbërjes, jetës dhe vdekjes.

Tashmë jemi të ndalur, të zënë në kurth, me shpinën mbështetur mbi varrin e purgatorit apo mbi shtratin e prokrustit mafioz shqiptar...  Së fundi, duhet të jemi mjaft të qartë në pikën e mëposhtme: Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Turqia janë dhe do të mbeten armiku i përjetshëm i shqiptarëve. Serbia nuk dëshiron që Dardania të ketë fuqi ushtarake. Mali i Zi dëshiron që të mos kishte asnjë fuqi ekonomike dhe të quajtur Shqipëri Etnike. Prandaj, ka një dallim shumë thelbësor në mes Serbisë dhe Cërnagorëve. Arsyeja e politikës maqedone është të hynte në luftë kundër shqiptarëve, nuk është një dëshirë për të kontribuar në drejtimin e zgjerimit të territorit të saj, por më tepër për t’i dhënë shqiptarëve të “urryer” një goditje vdekjeprurëse.

Beduinët shqiptarë në Maqedoni e vendosin fenë para kombit!!!

Sllavët e Maqedonisë, në bashkëpunim me Ali Ahmetin, Menduh Thaçin, Sylejman Rexhepin dhe ministrat tjerë dëshirojnë që shqiptarët të shndërrohen në turq, sllavë, arabë, ISIS që të mos vijë deri te një bashkim kombëtar. Bashkimi kombëtar do të ndodhë, këtë s’mund ta ndalin as spiunët e Gruevskit... Të ngrihemi të gjithë kundër kësaj politike antikombëtare që bëjnë këta tre zuzarë, matrapazë e spiunë që lejojnë turqizim, islamizim, sirianizim dhe Isisin, këta tre rrugaçë e zagarë të UDB,ës. Ali Ahmeti, Menduh Thaçi e Sylejman Rexhepi janë mashtruesit dhe tradhtarët më të mëdhenj të popullit shqiptar të pas luftës në Maqedoni.

Kjo është mënyra më e mirë për të zhdukur krejtësisht një komb, kulturën dhe historinë shqiptare. Nga ana tjetër, të gjithë hoxhallarët gjakprishur e duan asimilimin, shumica e shqiptarëve u asimiluan në turq e arabë, sepse vetë ekzistenca e shqiptarit është një pikëpyetje mbi shumë gjëra që shoqëria shqiptare vazhdon t’i bëjë. Ne sot nuk po luftojmë për pozitën tonë si fuqi politike apo si fuqi ushtarake, por vetëm për një ekzistencë në vendin tonë, jo për unitetin kombëtar dhe vetëm për bukën e përditshme të fëmijëve tanë. Sa turp...! Duke pasur këtë pikëpamje në konsideratë, vetëm pak shtete mbeten për ne si aleatë të mundshëm në Europë: Anglia, Austria, Gjermania, Shqipëria dhe Italia. Por, kur ta marrim parasysh mundësinë e miqve, duhet të tregojmë kujdes për të mos harruar tre faktorë. Faktori i parë ka të bëjë me veten tonë; dy të tjerët kanë të bëjnë me armiqtë tanë. Çdo rritje e mëtejshme e fuqisë së Serbisë në Ballkan do të pengonte zhvillimin e së ardhmes së shqiptarëve. Në menyrë që kombi ynë të mund të ndërmarrë një politikë aleancash, ai duhet të rivendosë prestigjin e tij ne mes kombeve tjera. Veç kësaj, ai duhet të ketë një qeveri autoritare që të mos jetë hamall në shërbim të shteteve të huaja dhe mbikëqyrës i popullit të vet, por më saktë lajmëtar i vullnetit  kombëtar, jo e kundërta...

I shtrenjti kombi im! Lutem që shqiptarët ta lëxojnë shkrimin tim jo si mëkatar por si shpëtimtari i atdheut që, e dini, unë jam në të vërtetë. Lutem që shqiptari ta kuptojë dhuratën që po e shkruaj në letër.

Dhurata ime është e ardhmja.

Dhurata ime është shpëtimi i kulturës sonë.

Dhurata ime është kundër spiunëve e tradhtarëve.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora