E marte, 16.04.2024, 12:36 PM (GMT+1)

Mendime

Qemajl Morina e Alban Muriqi: Ku mund të na qojnë Konvertimet

E premte, 22.08.2008, 05:31 PM


Ku mund të na qojnë Konvertimet

Nga Qemajl Morina e Alban Muriqi

Reagim lidhur me shkrimin në gazetën Express të datës 14.08.2008 faqe 26 “Përse na pengojnë kovertimet” - Plagjiatura e Edmond Kumnovës

Secili nga ne qe ka pasë rastin të lexoj shkrimin-njoftimin se një familje nga Gurrakoci ka kaluar në fenë krishtere në të përditshmen “Koha Ditore” dt. 28.07.2008 ka krijuar ndjesinë e të menduarit pak më thellë për këtë fenomen. Kush mund ta ketë parë me admirim e kush jo, kjo prapë se prapë mbetet në atë që çështja e përkatësisë fetare në fund të fundit mbetet një zgjidhje individuale e secilit. Por përpjekja që konvertimi nga feja myslimane në të krishterë trajtohet si një veprim i dëmshëm, i pa kohë dhe madje i rrezikshëm si dhe gjykimi për mënyrëne pasqyrimit në media më nxitën për një koment lidhur me reagimin.

Së pari z. Morina nxiton ta cilësojë këtë veprim si përpjekje të dikujt se me pavarësimin e Kosovës ka ardhur koha që një fe të mbizotërojë mbi një fe tjetër. Duke e sjellë këtë aspekt në rastin konkret çështja e pavarësimit të vendit përkatësisht ardhjes së kohës së mbizotërimit të një feje mbi tjetrën nuk arsyetohet me asgjë nga autori i shkrimit. Këto tendenca për mbizotërim përkundrazi i shohim çdo ditë rreth nesh. A nuk jemi dëshmitarë se elementi islam me tërë fundamentin e tij po shfaqet edhe rreth nesh, në mënyrat dhe format më të theksuara. Z. Morina në komentin e tij e shmang në mënyrë të plotë krahasimin për këtë. Z. Morina e quan të pavend jo vetëm aktin e konvertimit por edhe vetë lajmin e publikuar nëpër gazeta për një gjë të tillë. Ai përmes kësaj vlerëson se vetëm duke i heshtur apo injoruar fenomenet shoqërore që na rrethojnë mund t’i kontribuojmë çështjes kombëtare. Përkundrazi. Nuk mund të qëndrojë kritika se ceremonia e konvertimeve në Kishën e Zllakuqanit përkatësisht se deklaratat dhe prononcimet e të konvertuarve janë skandaloze, fyese dhe për t’u gjykuar. Thënia se “islamizmi po e mbyt jetën kombëtare” madje duhet të na bëjë të mendojmë më shumë për thelbin e çështjes dhe të mos e shohim apriori si sulm ndaj palës tjetër.

Dihet mirëfilli burimi i përkatësisë së shumicës së shqiptarëve si myslimanë, dhe për këtë shqiptarët janë më se të vetëdijshëm. Ne myslimanët e sotëm të krishterët e deridjeshëm me mburrje e pranojmë trashëgiminë tonë fetare, e vlerësojmë të sotmen por edhe e gjykojmë atë që po na servon islamizmi i sotëm. Kujt i takon më shumë se shumicës të respektojë pakicën, dhe kujt më shumë se myslimanëve i takon të respektojnë fenë dhe pasardhësit e të parëve tanë krishterë. Të parët tanë tradhtuan fenë krishtere, të paktën ne të mos hyjmë në vallen që nuk luhet për ne, për shoqërinë tone për konceptin tonë të së ardhmes. Askush nuk mund të ndihet i fyer për atë se islamizmi i sotëm me të gjitha ato që e mbështjellin quhet i dhunshëm, përveç atyre që i shërbejnë “këtij islamizmi”. Natyrisht se është e arsyeshme deklarata e Famullitarit të Kishës përmes së cilës kalimin në fenë krishtere e përshkruan si moment historik dhe lajmi nga ai që ndërlidhet me kontekstin e çështjes se javën e ardhshme një familje tjetër 16 anëtarëshe do të mbajë ceremoninë e pagëzimit.

E si mund të thotë ndryshe një klerik fetar përveçse të shpreh admirimin e tij për këtë gjë.
Për çfarë u dashka të akuzojmë ne këta njerëz që duan të kalojnë në siç e quajnë ata fenë e të parëve. Për momentin historik. Përse ??.
A nuk u liruam tani edhe shpirtërisht dhe s’duhet të mendojmë e besojmë si të duam.
A s’duhet ta konsiderojmë edhe këtë si vlerë tonën që e kishim deri dje, po duam ta kemi edhe sot, që e ka edhe bota e civilizuar e cila na doli krah në momentet më të vështira të popullit tonë.

Ne që e ruajtëm dhe kultivuam në mënyrë të pashembëllt diversitetin tonë fetar, perse s’do të dimë ta ruajmë edhe tani. Fetë në fund të fundit janë krijuar për njerëzit dhe mbetet që secili të zgjedhë kurdo dhe këdo fe të dojë. Kështu jetojnë sot shumë popuj në botë dhe kjo përbën një vlerë të paçmuar të natyrës njerëzore. Në se konvertimi mund të ketë qenë i dëmshëm në një kohë tjetër si të pushtuar që ishim, kjo s’do të thotë se është kështu edhe sot. Prandaj ndjenjat fetare si vlera të larta dhe fisnike njerëzore t’i lëmë që të ecin rrjedhës së vetë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora