E marte, 16.04.2024, 07:15 AM (GMT+1)

Faleminderit

Asllan Dibrani: Ali Sylejmani - veprimtar humanitar

E shtune, 01.10.2016, 04:55 PM


Prof. Ali Sylejmani  veprimtar humanitar përkthyes dhe lobist  i pa shterrur!

Shkruan Asllan Dibrani

Njerëzit modest gjithnjë  janë njerëz i të mëdhenj. Virtytet e tyre dhe bujaria ndryshon nga të tjerët. I tillë është edhe  mërgimtari  Ali Jakup Sylejmani i cili mori rrugën  e kurbetit si çdo shqiptar tjetër nga zullumi  terrori dhe  reprezaljet sllavo-serbe mbi Kosovën.

Ali Jakup Sylejmani është i lindur me 15.04.1959 në Gërmovë të Komunës së Vitisë. Shkollën fillore e mbaroi në Goshicë të Vitisë, ndërsa gjimnazin “Boro e Ramizi” në Viti, dhe ishte  nxënës shembullor. Studimet i filloi në vitin 1980, në kohën më të vështirë kur në Kosovë shtypja dhe represioni, nga ana e pushtuesit serbomadh, kishte arritur kulminacionin kundër kombit tonë duarthatë. Këto studime i mbaroi  rekord në vitin 1984, në Fakultetin Filologjik - dega e Gjuhës dhe Letërsisë, me notë mesatare (9,5). Shëmbëlltyra e tij dhe rezultatet  në studime u radhit  në gjeneratën e bursistëve universitarë, siç ishin: Bardh Hamzaj, Sali Bashota, Muharrem Nitaj, Hetë Lulaj, Hava Shala, Agim Spahiu, etj. Aliun  ngjarjet e viteve 1981 e gjetën   në krahun e studentëve  të demonstratave të  Mars-Prillit. Pasi mbaroi   studimet  në vitin 1984, Aliu filloi punën si arsimtarë në Gjimnazin e Vitisë. Pos atje u detyruar të gjejë punë edhe në Fushë-Kosovë pas një presioni në Viti nga ish pushteti  i asaj kohe. Në ndërkohë nacionalizmi i tërbuar serb sa vinte dhe po shtohej, kurse, i njëjti, epiqendrën e kishte në Fushë Kosovë. Vlen të përmendi se edhe këtu ishte anëtar i një bërthame shumë e fortë, e cila me sukses u bënte ballë shtypjeve të serbëve, e këta ishin si

Ali Sylejmani, Zahir Kamberi, Isa Thaqi, Ahmet Lugolli, Njazi Jashari Anton Demaj, Drita Demaj, Haki Bajrami, i ndjeri Ismet Gashi, Njazi Jashari, e të tjerë, që ishin bërë hallkë  e fortë për pushtuesin serbo-sllav. Kjo situatë vazhdoi deri në vitin 1989 kur zoti Sylejmani  filloj  të punojë në Fakultet. Qysh si student, ishte i dalluar në sjellje dhe aftësi për t´i bashkuar njerëzit rreth qëllimit ton hyjnor, rreth Kauzës tonë kombëtare, dhe ishte  shumë i afërt me shumë profesor dhe kolegë të punës. Pati një raport  të ngushtë bashkëpunimi  me Dr. Zeqir Sadiku, Dr. Sadik Rashiti, Dr. Murat Bejta, Dr. Ibrahim Rugova, Dr. Bjram Elshani, dhe Dr. Ali Dida. Gjithashtu vlen të përmendi se atë botë kishte  kontakte shumë të mira edhe me të madhin Mr. Halil Alidemën dhe Dr. Fehmi Aganin. Me rekomandimin e këtyre profesorëve  zoti Ali Sylejmani atë kohë, u regjistrua në  studimet e shkallës së tretë në gjuhën dhe letërsinë shqipe dhe me sukses i mbaroi ligjëratat në afatin e parashikuar si dhe i dha, tri nga pesë provimet e parapara, por, për shkak të situatës së krijuar, u detyrova t´i ndërpres studimet. Në ndërkohë, u kishte  rënë në sy organeve të pushtuesit dhe me ardhjen e organeve të dhunshme në Fakultet, Dr. Borisav Vukoviç, Dekan i dhunshëm, me të cilin ishte  konfrontuar disa herë zoti Ali me te  , për këtë arsye, në formë hakmarrjeje, e larguan nga puna në mesin e të parëve. Por, ky diferencim për zotin Ali ishte  një motivim edhe më i madh që të vazhdoj të veprojë edhe më tutje pas mbylljes së Universitetit nga serbo-shovinistët. Kështu që vazhdoj të punonte, si të gjithë të tjerët, në sistemin paralel shkollor nëpër shtëpi private, deri sa u arrestua gjatë ligjërimit me studentët dhe u mbajta disa ditë në burgim. Me këtë rast, pushtuesit, e torturuan rënd dhe më vonë e liruan deri në gjykim, por me kusht që të lajmërohet çdo ditë  tek organet e sigurimit. Në skenën e atëhershme politike, ishte themelues i nëndegës së LDK-së në Fshatin e tij Gërmovë, nëndegë kjo, e cila në atë kohë, kishte marr lëvdata nga Dr. Ibrahim Rugova personalisht, sepse po nga ky fshat ishte edhe Vukashin Jokanoviçi, Ministër i Punëve të Jashtme, në Qeverinë e Milloshevi¬çit.

-Kështu, duke qenë se familja e tij kurrë nuk pati raporte të mira me serbët, për këtë arsye, si kuadër i shkolluar, ishte  bërë ferrë në sytë tek pushtuesi. Meqë nuk mundi të  durojë më këtë gjendje të krijuar, u detyrova ta lëshoj atdheun. Fati i jetës e  përplasi në Republikën Demokratike të Gjermanisë në  (Gjermaninë lindore). Edhe këtu në Gjermani nuk ndejti duar kryq, por menjëherë u aktivizuar në  veprimtari antijugosllave. Në Gjermani erdhi  në vitin 1993 dhe brenda dy tre muajsh filloi aktivitetin rreth bashkimit të shqiptarëve në Landin e Sachsen Anhalt-it. Pastaj formoi Komunitetin shqiptar në Magdeburg, me moton: “Ne jemi pak, dhe nëse ndahemi në baza partiake do jemi edhe më pak”. Aktiviteti i tij ishte i lidhur drejtpërsëdrejti me Qeverinë në ekzil, përkatësisht me Dr. Mujë Rugovën, në atë kohë, Ministër për Migracion.

-Dy muaj pas ardhjes së tij në Gjermani, j´u dha mundësia që të marr pjesë në Tryezën e Rrumbullaket në krye me Dr. Tomazo, tryezë kjo, e cila për temë kishte jetën e azilkërkuesve në Kampin e Magdeburgut (me afro 800 persona). Kështu që, pas afro pesë muajsh, në pjesën e qytetit të Mgdeburgut, ku ndodhej Kampi i refugjateve, gjeti disa bashkëmendimtar për të themeluar një Shoqatë e cila do të përkujdesej për refugjatet në këtë qytet. Kështu që u themelua shoqata: „Nachbarschaftliches Curacau e. V.“, që në gjuhën shqipe do të thotë: “Fqinjësia në Curacau” Në këtë shoqatë Ali Sylejmani u zgjodh anëtarë i kryesisë. Kjo Shoqatë humanitare merrej me përkujdesjen e azilkërkuesve, pa dallim kombi, feje apo race. -Ndërkohë, në fund të vitit 1994, ju pranua  e drejta e azilit dhe merr lejen e qëndrimit në Gjermani. Kështu që, aktivitet pas aktiviteti dhe pas pak kohe, arriti që agjendën e Kosovës ta fuste  në çdo pore të jetës së atij Landi- Vendi. Duke qenë shume aktin ndoqi kursin për mësimin e gjuhës gjermane, përfundoi me datën 01.09.1995. Një vit më pas, përkatësisht me 10.10.1996, e dha betimin si përkthyes zyrtar gjyqësor- për gjuhet: shqip, serbo-kroatisht, rusisht dhe gjermanisht. Dy muaj më pas punësohet në Kuvendin Komunal si punëtor social dhe dërgohet të punoj në Shoqatën Humanitare „Nachbarschaftliches Curacao e. V.“. Në këtë vend, punoj 2 vite. Në te ardhmen vazhdonte ndërlidhjen e Shoqatave Humanitare në një rrjet të përbashkët, se ishte edhe anëtar i dy shoqatave tjera si: “Kontakt International” dhe “Ein Welthaus”. Por duke qenë se puna e tij ishte e lidhur me refugjatë, kishte arritur të bëhet anëtar kryesie në Këshillin e refugjatëve të Sachsen Anhalt-it dhe ta përfaqësoj atë në nivel Federativ, si në: “Pro Asyl” si dhe në Këshillin Federativ të refugjateve, që ishte një pozitë shumë me rëndësi edhe për shqiptarët. Falë kësaj, arriti ta koordinoj shumë mirë edhe aktivitetin kombëtar, dhe pas organizimit të një tubimi informativ në Magdeburg, në të cilin ishte ftuar Dr. Mujë Rugova, arriti ta organizoj edhe një takim zyrtar në mes të Ministrit të Punëve të Brendshme të Sachsen Anhalt-it dhe Dr. Mujë Rugovës. Kjo pati rëndësi të veçantë, sepse ishte hera e parë, që një zyrtar i Kosovës, të përcillet me Eskortë Policie dhe ku u mbajt edhe Protokolli shtetëror. Në këtë takim ishte i ftuar aktivisti dhe përkthyesi: Kadri Mulaj, Salih Sefa e shumë të tjerë nga Berlini. Është shumë me rëndësi të përmendet takimi i radhës në Qeverinë e Landit për raportim të gjendjes në Kosovë, ku pas kësaj Qeveria e Landit merr vendim dhe kërkon zyrtarisht, nga Qeveria Federale, që ta njoh pavarësinë e Kosovës. Por kulminacioni i sensibilizimit të -çështjes sonë ishte demonstrata paqësore e organizuar nga, Ali Sylejmani, që padyshim ishte njëra ndër më të suksesshmet. Ashtu që, përpos Mediave vendore, u përcoll edhe nga TV, BBC,më që opinioni botëror filloi të simpatizohej  shumë me  këto veprime. Përpos aktiviteteve tjera të shumta, Aliu në dhjetor të vitit 1996 kandidohet  për deputet të Këshillit Komunal, për të huaj, dhe zgjidhet me një numër shumë të madh të votave (sa për tre deputet- sipas shtypit të përditshëm) për një mandat 4- vjeçar. Duke e parë nevojën për ndihmë që kishte Kosova, i angazhoj edhe vëllezërit e vet dhe disa miq gjerman dhe krijoj “Shoqatën humanitare Shqiptaro- Gjermane”, e cila shoqatë, vetëm për një muaj, grumbulloi dhe dërgoi për në vendlindje një shumë prej 1.300.000,-- Marka gjermane, prej tyre 950,000 medikamente, (ku shkroi edhe gazeta Bota Sot) si dhe e bëri organizimin e transporteve humanitare për Shqipëri e Kosovë, ku personalisht ishte përgjegjës madje edhe vozitës i kamionit. Kur gjendja në Kosovë po bëhej edhe më e padurueshme karvani i refugjatëve, nga atje, s´ kishte të ndalur, kështu që shtetet e Evropës, deshën apo jo, ballafaqoheshin me trysnin e këtij fenomeni dhe ndërmerrnin hapa konkret, e në këtë vazhdë, Emisari për të huaj i Landit të Sachsen-Anhalt-it, e emëruan  si këshilltar personal për çështjen e shqiptarëve të Kosovës, në nivel të Qeverisë së Landit. Pozitë të cilën e ka  mbajtur edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë. Në atë kohë, Serbia i kishte dëbuar më shumë se 80% të shqiptarëve nga Kosova. Landi i Sachsen Anhalt-it, i kishte marrë nga Kampi i Stankovecit disa aeroplan me refugjatë, të cilët prisnin sistemimin e tyre. Këtë sistemim, natyrisht, u desh ta bënte shoqata “Shqiptaro-Gjermane”qe i paraprinte zoti Ali Sylejmani. Pra ky ishte një projekt “Mamut” i cili përfshinte: (kthimin prej aeroportit si dhe vendosjen e refugjatëve nëpër dhomat e tyre). Në mesin e refugjatëve kishte, gra, pleq si dhe fëmijë të sëmur e të plagosur. Me këtë rast, zoti Ali autoriteteve të Landit u patë shprehur si gojarisht poashtu edhe me shkrim falënderimet e tij:

Meqenëse pas bombardimeve nga NATO u krijuan kushtet që transportet humanitare të shkojnë drejt në Kosovë, personalisht, arriti që ta bëjë organizmin e parë në Komunën e Vitisë. Të tëra këto aktivitete të tij,lënë të kuptohet se janë aftësitë e tij  organizative dhe udhëheqëse për interesat tona kombëtare. Lidhur me emrin e tij personal dhe aktivitetet e lartpërmendura kanë shkruar e raportuar gazeta të ndryshme gjermane si dhe kanë raportuar disa kanale Televizive, të cilat e kanë intervistuar atë botë, si p.sh: një numër i madh i TV- kanaleve gjermane si dhe televizioni francez TV5.

Në aktivitetin  e Ali Sylejmanit i hyjmë në hak po qe nuk i përmendim edhe  vëllezërit e tij në aksione të ndryshme.

Në diasporë, të takosh  njerëz të tillë që veproi me përkushtim për çështjen e Kosovës nuk është  edhe  e lehtë .Palodhëshmëria e tij  vërehet qe edhe sot ka një  vullnet  të pa shuar me i shërbyer atdheut ! Njëri ndër mërgimtarët që kurrë nuk u ndal së vepruari është edhe Ali  Sylejmani ,nga Gërmova e Vitisë, e që jeton në qytetin Fellbachit rrethi i Shtutgardit  të Gjermanisë.

Z.Sylemani,ka marr pjesë edhe në shumë takime tryeza dhe simpoziume për çështjen e refugjatëve dhe Kosovës.

-Shqetësimi i tij për ecurinë  e gjendjes në Kosovë  nuk fshihen, por shprehet se  Kosova na ka harruar!?.Kemi dhanë shumë për Kosovën dhe nuk po marrim asgjë nga atje. Prapë, ne do të angazhohemi dhe do te krijomë ura bashkëpunimi me Kosovën sepse ai është atdheu ynë i shtrenjtë .

Ali Sylejmani është njeri nder themeluesit e “LOBIT” shqiptar në Evropë,një organizim apoltik dhe po shtrihet kudo në Evropë po ashtu edhe themelimin e Lobit për Gjermani, ishte ai që barti gjithë organizmin e deri në themelim.

-Profesori  Ali Sylejmani  thekson  se qëllimi parësor i Lobit është të zhvillojë aktivitete mbarë kombëtare në fusha të caktuara që kanë influencë dhe frymë kombëtare . Duke i bashkuar idetë dhe interesat, ne do të kontribuojmë më shumë në vlerat kombëtare, vlerat e familjeve tona, fëmijëve tanë dhe atdheut.

“Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, ka për qëllim t’i bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, nën një kulm të përbashkët organizativ, me një frymë të re e cila do t’i shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë në aspekt ekonomik, kulturorë e social. Tani për tani  zoti Ali Sylejmani është përkthyes zyrtar  në qendrën  e  strehimores për të huaj  në BW dhe  është shumë i angazhuar në përforcimin  e Lobit Euro-Atlantik. Por ecuria , megallomonia , intrigat ,sabotazhet ,përçarjet  dhe plasaritjet  që përpiqen ti bëjnë një  grup i  ardhur nga parti të ndryshme  me frymë komuniste dhe  pa vizion kombëtar  i gjykon  rreptë, duke  ju sugjeruar qe le të heqin dorë nga  metodat  e tyre shterpe  sepse, Lobi do të ec dhe do te avancoj edhe ma tutje me njerëz intelektual ,veprimtarë  dhe  aktivistë ë devotshëm që popullit shqiptar si kanë munguar asnjëherë. Ne pyetjen tonë   se çka më tutje me Lobin?

- Ai u shpreh se do të  ecim  përpara me themelimet e reja,  po ashtu edhe  si detyrë  paraprake është themelimi   sa me shpejt i degës  në Baden –Würtemberg.

Portreti i një mërgimtari  të palodhur,një humanisti dhe një intelektuali të tillë ,e bëjnë edhe më të fuqishëm veprimtarinë e profesorit Ali Sylejami i cili vazhdon  së vepruari si një digë qe nuk shterron kurrë. U ndamë nga ky njeri  i  palodhur me një  përshtypje  mbresëlënëse  dhe   po ashtu  i urojmë   suksese  në të ardhmen.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora