E marte, 23.04.2024, 05:47 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Çeliku: Pushoni më të merreni me luftën për pushtet

E shtune, 24.09.2016, 07:44 PM


AMANI PUSHONI MË TË MERRENI

ME LUFTËN PËR “PUSHTET”

NGA KALOSH ÇELIKU

Amani, pushoni më të merreni me luftën për pushtet, kur gjithë jetën deri në vdekje, mbetët argatë të “vëllezërve”! Vite me radhë, pollët aq shumë kurva politike, sa që frikë kemi të dalim edhe në rrugë. Ndonjëra, mos na dhunojë në ndonjë qorrsokak. Përmbrapa, me sejmenë (kolumnistë) partiak e të “pavarur” me këmbët dhe trutë në legen. Përsëri, edhe në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare zgjedhore, përfundoni si argatë të “vëllezërve” të Njerkës. Turreni me të katra te “Vëllai” i Madh i Njerkës: ai do t’ua “zyrtarizojë” gjuhën shqipe nëpër institucione?! Shpallë si gjuhë të “dytë” shtetërore?! Pyes unë, pse jo: si gjuhë të barabartë zyrtare në shtetin e “përbashkët demokratik”?!

“Vëllai” i Madh, që gjatë gjithë jetës ishte me përkrahjen tuaj në pushtet, dhe kurrë deri më sot nuk i realizoi premtimet e dhëna të “vëllazërim-bashkimit”. Përmëtepër, u futi çotek në Bit - Pazar, që deri më sot nuk mbahet mend. Ua rrëzoi avlitë e shtëpive. U ngopi dajak të paparë në Gostivar, dhe ua rrasi në burg kryetarët e komunave të Tetovës dhe Gostivarit për flamurin shqiptar. Universitetin e Tetovës ua shpalli foshnje të vdekur në Klinikën e atëhershme të “Spitalit” shtetëror. E, si mendoni ju, sot para zgjedhjeve të parakohshme parlamenatare do t’i realizojë premtimet?! Jo, them unë: kurrë! Përderisa, ky soj i juaji i politikanëve do t’i prijë popullit shqiptar.

Imzot, si nuk u doli ende gjumi?! Nateditë po e gëdhini mëngjesin nëpët televizonet e “pavarura shqiptare” me seriale turko-arabe plot dalldisje erotike e dhunë njerëzore. “Vëllai” i Madh po ua merr Shtëpinë! Arat e Babait dhe malet. E ju, ende në Ditën e sotshme merreni me ndarjen e lugëve dhe enëve në këtë shtet të “përbashkët demokratik”: flamur kuqezi, shkolla amëtare dhe gjuhë shqipe?!

Koha është, sot shqiptarët të mbushen mend. Nuk duhet të shkojnë pas gomarit me samarin mbi shpinë, por pas kalit me shalë, luanit dhe Ujkut. Nuk e kam fjelën këtu në këtë shkrim publicistik t’i shkojnë përmbrapa Kalit të Shemës, që mbi shpinë nuk duron samar (?!). Shkaku se, ai mund t’i hudhë “zotëritë” bythekrye në përrua. Edhe pse sot, shqiptarët kanë shumë gomarë e tollumbaxhinj që u prinë në krye, e pak ujqër. Megjithatë, ujqërit janë ato që duhet t’i prinë këtij populli në ballë për Liri.

Populli shqiptar, historikisht ka pasur dhe ka dudumë që janë shitur te armiku edhe për pak para: një torbë taxhi për qafe. Ose, një krah kashtë thekne në grazhd. Por, sot është koha: Populli shqiptar të zgjohet nga gjumi shekullor:

Bërllokun e vet para dere, grumbulluar mullarë mbi mullarë - hale, që i ngatërrohet me shekuj nëpër këmbë, ta përcjellë bythekrye në histori...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora