E merkure, 01.02.2023, 07:51 PM (GMT)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Medet, s’ke një shtatore!

E enjte, 22.09.2016, 06:56 PM


Medet, s’ke një shtatore!

Nga Reshat Kripa

Sot u zhvillua përurimi i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo” Duke qenë i pranishëm në këtë ceremoni, para syve më dilnin vargjet e mrekullueshme të sonetit të shkruar nga miku im, Uran Kostreci, kushtuar figurës së paharruar të “Apostullit të Sqiptarizmës”, Mithat Bej Frashërit:

I Ajkës Kombit, prijs, o Lumo, o burrë, Që nga të kuqtë u shave, t’hodhën gurë, Ti, ngel profet, medet, s’ke një shtatore!

Medet, s’ke një shtatore shkruan poeti. Unë do të doja    shikoja  shtatoren e  tij    çdo qytet të Shqipërisë pasi ai iu përkiste të gjithëve, madje do të doja të shikoja përmendoren e tij në sheshin kryesor të kryeqytetit. Do    doja    shikoja emrin e tij  nëpër  libra  dhe gazeta, nëpër radio dhe televizione Do të doja që emrin e tij ta mbanin institucionet kulturore më të rëndësishme të vendit. Do të doja të shikoja emrin e tij në shkollat, bulevardet dhe sheshet e qyteteve. Së fundi do të doja që eshtrat e tij të preheshin në atdhe. Do të doja që ato të preheshin në kopshtin e Institutit të Albanologjisë, ashtu siç e kishte lënë në amanetin e tij.

Kur do të realizohet një gjë e tillë? Tani jam në një moshë të thyer. Do të doja që të vendosja edhe unë një tufë me lule mbi përmendoren e tij, mbi vendin e prehjes së eshtrave të tij. Ndaj sillini eshtrat e Prometeut të Shqipërisë në atdhe! Kjo është thirrja që iu drejtohet gjithë nacionalistëve shqiptarëve që e duan me vërtetë Shqipërinë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora