E shtune, 20.04.2024, 12:22 AM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Juda është mes nesh

E enjte, 22.09.2016, 08:39 PM


Juda është mes nesh

Shkruan: Faton MEHMETI

Një nga 12 apostujt e Jezusit, Juda, e tradhtoi atë pas Darkës së Fundit, në kopshtin e Gjetsemanit, duke e dorëzuar te ushtarët romakë për 30 sikla argjendi. “Do të arrestoni atë që do të puth”, iu tha. Shpejt mori ndëshkimin për fajet e tij. Pas kryqëzimit i flaku tutje paratë në shenjë pendimi dhe kreu vetëvrasje. Juda është shndërruar në një prej figurave më të përqeshura të historisë perëndimore dhe emri i tij sot është sinonim i tradhtisë. Në historinë shqiptare emri i Esat Pashës përdoret si sinonim i tradhtarit, kohët e fundit kryeminstri i Kosoves Isa Mustafa krahasohet me Esatin, respektivisht me tradhtarin. Ky njeri vuan nga sjelljet e pavetëdijshme psikike.

Disa po thonë se Isa është zbut, pasi bëri ftesë opozitës për dialog  për demarkcionin me Malin e Zi. Duke njohur psikikën e tij të shkollës titiste komuniste, vjen në shprehje sentenca “ Ujku qimën e ndrron por zakonin nuk e harron ”.  Opozita e mirëpriti këtë ftesë duke menduar ne dialog kontruktiv, duke harruar se është po ky njeri që asnjëherë nuk e ka mbajt fjalen. Të kujtojmë disa nga premtimet e tija që nuk janë mbajtur asnjëherë. Kur erdhi në kry të LDK-së premtoi se nëse nuk fiton zgjedhjet do te jap dorëheqjen , LDK humbi tri parë zgjedhje. Premtoi se kurrë koalicion me PDK-në ,premtoi se kurrë VLAN-ni sdo prishet, dhe VLAN-i u prish. Premtoi se kur të vjen në krye të shtetit do bëj simbole të shtetit simbolet e propozuara nga  Presidentin Rugova, kjo asnjëherë nuk ndodhi, premtoi se do të punësoi mbi 120.000 qytetarë, as kjo nuk ndodhi etj .Tani ky njeri që premton dialog me opozitën si mund t’i besohet, kur para tri javësh tha se marrëveshja për demarkcion është kry dhe ska dialog. Më duket non sens t’i besohet një njeriu të tillë.

Shpesh herë jemi ndier të tradhëtuar nga ky njeri.

Të ndihesh i tradhtuar është e dhimbshme për këdo, për aq kohë sa të ndjerit i/e tradhtuar na lëkund egon tonë dhe forcon zhgënjimin nga marrëdhëniet tona ....Si duket vuan edhe  mitomania, shqip - genjeshtra patologjike, me këtë  do tëe kuptojmë një tendencë, zakon për të shpikur genjeshtra tëe cilat në të shumtën e rasteve i beson edhe autori vetë, me qëllim që të tërheq vemendjen e të tjerëve, e në bazë të situatave mund të ndryshoj edhe qëllimi, pra ai mund të kërkoj vëmendje nga të tjerët sepse kërkon të admirohet, apo kërkon dhembshuri, ngushellim prej tyre, keqardhje. Me fjalë të tjera kërkon interesimin e të tjerëve për të.

Tek këta individë perfshihen disa simptoma dalluese: ekzagjerimi, mendjemadhesia (mburracak), kujtime të pavërteta (të rreme), fantazi delirante e mbushur me ngjarje të pavërteta. Në realitet këta individe kanë një nevojë të madhe për garanci dhe konfirmim të cilen mund ta posedojnë vetëm duke tërhequr të tjerët drejt vetës e duke i kthyer ata në rolin e spektatoreve të magjepsur prej tij.

Përgjithsisht  politikanët e kanë fituar tashmë reputacionin e gënjeshtarit, por ajo që i ndan  politikanët nga njeri tjetri është masa e gënjeshtrës, lloji saj, interesat e  kujt preken nga gënjeshtra  dhe  reagimi i popullit kur kapet në gënjeshtër një politikan.

Nga ana  tjetër, një njeri me llogjikë dhe koherencë në mendime përpara një fushate  elektorale nuk bën premtime se do të hap 120 mijë vënde pune qoftë edhe  gradualisht sepse ky premtim është jashtë kompetencave të ekonomisë, sherbimit  publik dhe social të Kosovës. Pra qeverisë i pëlqen një skenar i tillë për disa arsye. E para, shkëput masat nga realiteti dhe e dyta e  bën të ndihet mire duke i dhënë një sens të arritjes së diçkaje pavarësisht se  është në një botë imagjinare.

Si  konluzion, gënjeshtra politike mbizotron në Kosovë mbi çdo të vërtetë.  Politikanët tanë nuk mund të reformohen. Nuk ka asnje model lidershipi që mund  të reformojë një politikan gënjeshtar, hajdutë dhe  kriminel.  Thjesht nuk është e mundur dhe  nuk ja vlen mundimi të reformohen sepse  gjënjeshtra tashmë është e rrënjosur në mentalitetin e tyrë.

Për popullin shqiptar është me e  leverdisshme që kjo klasë politike të largohet nga arena dhe jeta politike. Kosova meriton më shumë se gënjeshtarë patologjik.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora