Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Çka shkruhet me gjak atdhetarësh

| E marte, 20.09.2016, 08:56 PM |


PAMJE E KRAHINËS SË SHKRELIT

ÇKA  SHKRUHET  ME  GJAK  ATDHETARËSH  ATJE,

NUK  SHLYHET  KURRMA !

Nga Fritz RADOVANI

?E PRA, NDER KËTO MALE QË JU SHEH SYNI KISHTE BURRA ANALFABET QË DININ PËRMENDËSH EDHE “LAHUTEN E MALCISË”...

Ndërsa sot, Shqiptarët e këtyne Alpeve pa përjashtim duhet të dijnë thanjen e Atdhetarit ?PREK CALI: “S’ka shka më duhet jeta nën hijen e trobojnicës (flamurit malazez), ma mirë me u kalbë në dhe, zotni, faji bjen mbi ju, se ju u batë aleatë me anmikun tonë shekullor, me serbin!” (Arkivi Min. Mbrendshme Tiranë) Ishte 17 Janari 1945, kur u dorzue Preka, dhe krimineli Mehmet Shehu me dredhi e pyeti: “T’u thafshin krahët o Prenkë që nuk bashkpunove me ne, do e kishe mbyllur historinë tënde me shkronja ari!”

?Atdhetari Prekë Cali, “Shtiza e Bajrakut Shqipnisë” si e thërrisnin Malësorët e Alpeve, nuk e shiti Atdheun si tradhtarët Mehmet Shehu, Enver Hoxha, Sheuqet Peçi, Koçi Xoxe e kriminelët tjerë, që per një sterlinë tradhëtuen Shqipni e Kosovë, Çamëri, Hot’ e Grudë e të gjitha Trojet tjera, bashkë me Flamurin e Gjergj Kastriotit, që e kishin zhigatë me yllin e kuq bolshevik. Aty ku u lé Besa dhe Burrnia, tash 72 vjet po mretnon tradhtia!

Tradhtia e “çlirimtarëve” të Enver Hoxhës, Koçi Xoxes dhe Mehmet Shehut ndaj Veriut, sot duhet zanë vendin kryesor në faqet e Historisë, dhe duhet ti bahet e kjartë kryesisht Rinisë Shqiptare, se “çlirimtarët” zhytën Shqipninë e Kastriotit në 1944 nën thundrat gjakatare të sllavokomunistëve jugosllavë, grekë, bolshevikët stalinistë, kinez etj.

?Kur nder krahinat e Berdicës vazhdonte qendresa antikomuniste nga Dhjetori 1944, mbas Taraboshit ishin të rreshtuem formacionet jugosllave me shtypë rezistencën...

?15 JANAR 1945: Kur krimineli Mehmet Shehu nuk ia doli me thye priten e Prekë Calit, tradhëtisht i ra mbas shpine nga krahinat e pushtueme prej forcave jugosllave, që morën pjesë në luftën kunder Malësorëve të Kelmendit perkrah “çlirimtarëve” tradhëtarë të Mehmet Shehut, e mbasi vrane 118 Burra të Malësisë, i hollën nder lumej e prroska...

?Pandi Kristo pohon: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sepse kanë qenë katolikë!” Kriminelët vrastarë janë ata që ka dekorue kryeministri Rama.

“Mbetën katholikë Malësorët e Veriut me armë në dorë!”...shkruente Fan Noli.

23 JANAR 1945: Komandanti LLESH MARASHI, plasi Kryengritjen e Burrave të BAJZËS dhe të SHKRELIT, bashkë me Pjeter Gjoken, Bajraktar’ i Shkrelit; Nikollë Prekë Gjeken – Dedajn, Kryetar i Komunes së Shkrelit; Luket Marashin, Gjergj Kolë Lucen, Zef Tomë Çekaj, Gjon Martin Lulen Ivanaj, Mirot Paloken nga Bajza. Kumonëve të Kishës urdhnoi me i ra Don Nikollë Gazulli. Kol Nik Prela u ra kumonëve!

?U mblodhën ma shumë se 100 Burra të armatosun në Stol të Zagorës. Me lirimin e Bajzës me Kryengritjen u bashkue Kastrati dhe Hoti. Pritej edhe Postriba!

Beteja per me vazhdue rrugen nga Shkodra u ba tek Ura e Rrjollit, ku Malësorët mbetën të vetmuem dhe pa ndihmesën e premtueme... Tek Kisha e Shkrelit u vra Mark Tom Gjeloshi, ndersa mbas Tij, u vrane edhe Gjon Martini e Mirot Paloka.

?Mbas masakrave të Kelmendit, komunistët vazhdojnë vrasjet, djegëjet e plaçkitjet e kullave (me porosi Jugosllave) në krahinat katolike Atdhetare, per të cilat shkruen Noli.

?U pushkatuen e ua dogjën shtëpijat me porosi të “heroit popullit”, gjen. Enver Hoxha:

Gjok Kola, Mirash Gjon Sokolaj, Pjeter Kol Sokolaj, Nikoll Prel Gjeka, Luket Marashi, Dan Coli, Prek Leka, Pashko Leka, Llesh Marashi (u var në Shkoder), Fran Pjetri, Vat Gjelosh Marvukaj, Ndue Gjelosh Marvukaj, Ndrekë Pjeter Çulaj, Mark Gjok Leknikaj,

Martin Frani Popaj, Nikoll Kolaj, Kol Tom Deda, Preç Pjeter Vulaj, Mark Tom Gjeloshaj

Makaj, Gjon Lekë Mirukaj Xhaj dhe, pabesisht vritet edhe Don Nikoll Gazulli...

?Këtu nuk perfshihen Emnat e Atdhetarëve që vuejtën disa mija vite burg e interrnime.

Fatkeqsisht, mungon edhe persekucioni barbar i atyne Trojeve, që Konferenca e Jaltës ua kthej edhe njëherë shovenistëve sllavokomunist me i shkombtarizue.

?Kush kerkon me zhdukë nga Historia e Shqipnisë, Atdhetarizmin e Maleve të Veriut,

rezistencen dhe Kryengritjet Antikomuniste të Tyne, nuk ban asgja tjeter vetem kerkon me mëshef krimet e Enver Hoxhës, por edhe me fshij nga fletët e Historisë së Popullit Shqiptar, dhunen e pashoqe të terroristëve të Sigurimit shtetit komunist.

***

?Nga majet e Atyne Bjeshkëve të Nêmuna buron një ujë i freskët dhe i kulluem...

?Ai ujë asht kenë nder Shekuj që ka ruejtë të paster Identitetin e Popullit Shqiptar!

Merrej nder ata burime nga duertë e Vashave me xhubleta, mbushej buljera dhe rrugës mund të pinte aty, vetem ndonjë udhtarë... që ishte nder Shenjat e Pushimit...

?Ishin bash Ato Burrnesha që shumë shpejtë mbas vitit 1944, u vishën me ruba të zeza dhe sermët e postavat ua plaçkitën “çlirimtarët”, që ua grabitën edhe varset me Kryqa...

?Gurtë dhe Shkamijtë mbetën aty...

?Janë të shkruem me Gjakun e Atyne Atdhetarëve, që nuk shlyhet kurrma!

Melbourne, 20 Shtator 2016.