E premte, 29.03.2024, 10:02 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Bajram Çeliku: U asfaltua rruga e Fushës

E diele, 18.09.2016, 09:16 AM


NË CËRVICË U ASFALTUA RRUGA E FUSHËS

NGA BAJRAM ÇELIKU

Pas manifestimit kulturor  - sportiv të 40 -të vjetorit të themelimit të K F “BASHKIMI”, dhe 40 -të vjet me shkollë VIII -të dhe IX -të, vjeçare, Cërvica shënoi edhe një arritje të re në infrastrukturë. Nga data 24 - 26 gusht të këtij viti  (20016) u bë edhe asfaltimi i rrugës së gjerë e cila kalon nëpër fushën pjellore të Cërvicës, e që lidhë Cërvicën me Kërçovën. Rruga deri te varrezat e fshatit, që gjenden nën fshat në drejtim të qytetit qe asfaltuar që moti, por mbetej të asfaltohej pjesa tjetër e rrugës që kalon përmes fushës për t’u lidhur me rrugën  Kërçovë – Oslome.

Falë iniciativës të banorëve të Cërvicës në krye me Nefruz Çelikun, të punësuar në Ministrinë për bujqësi, pylltari, ujitje..., në Shkup, duke konkuruar me projekt në BE dhe komunë, mori dritë jeshile duke u finansuar me 65 përqind nga Bashkimi Europjan dhe 35 përqind me mjete të ndara nga komuna e Kërçovës, këto ditë u realizua në tërësi projekti. Momentalisht, kanë mbetur për t’u realizuar edhe do punë të vogla edhe atë, plotësimi anash me zhavor dhe hapja e kanalit për ujitje nga ndërmarrja ndërtimore LINDI nga fshati Garanë, e cila pa ndërprerje punon për të kryer obligimet e marra. Në disa vende nën asfaltin e shtruar janë vendosur gypa betoni për të shërbyer për ujitjen e arave që gjenden në anën tjetër të rrugës.

Rruga e gjerë që kalon përmes fushës së gjërë të Cërvicës ka funksionuar disa shekuj me radhë jo vetëm për nevojat e bujqësisë të këti fshati por edhe si rrugë kalimi edhe për fshatrat e rrethit të Zajazit e në veçanti për banorët e fshatit Kolibarë.

Rruga Cërvicë - Kërçovë do të ndihmojë që të shkarkohet sadopak komunikacioni nga rruga Kërçovë – Osllome, e për Cërvicën do të jetë një arritje e madhe urbanistike.

Cërvicasit i janë shumë mirënjohës BE dhe Komunës së Kërçovës, e në veçanti kryetarit të komunës z. Fatmir Dehari, që Cërvicës ia plotësuan këtë ëndërr të kahmotshme shekullore. Në bisedë me z. Nefruz Çelikun, dëgjova se përgatiten edhe për disa projekte të tjera e në veçanti për ndërtimin e një shkolle të re në vend të asaj të vjetrës, një salle sportive si dhe ndërtimin e kanalit për ujitje të fushës së Cërvicës nga lumi i Zajazit. Besoj se edhe këto projekte thotë z. Nefruz Çeliku do të marrin dritë jeshile dhe të realizohen në një të ardhme sa më të shkurtër kohore.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora