Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: Takimi Erdogan-Putin

| E diele, 18.09.2016, 10:14 AM |


Pak histori, dy tekste, në poezi.

Rast: takimi i paradokohshëm Erdogan-Putin.

Nga Reshat Nexhipi

Këtë tekst, si student, kështu, në poezi, e kam publikuar, por tani, diçka, kam shtuar, takimi në fjalë, më ka inspiruar, lëxuesit për t i kujtuar, coptimi i trojeve tona, si ka filluar,  fajtori kryesor, kush ka qënë, në këtë gjendje të sotme, që na ka lënë. Erdogani dhe Putini, Traktatin e vitit 1878, më kujtuanë, kur Rusia me Turqinë, u pajtuanë, shtetet sllave, troje shqiptare, të  zaptojnë. Turqia, në Luftën Ruso-turke, keq, e kish pësuar, sepse Rusinë, vende  krishtere, e kishhin ndihmuar,Turqinë,  nga Ballkani për ta larguar, feja  krishtere, për të  dominuar, islamizmin, për ta dobësu ar.

Sulltani, lëkurën për të shpëtuar, fituesin dëgjoi, kërkesat t ia plotësoi. Mirëpo, me këtë, perandorinë e vet destabilizoi, me shqiptarët  marrë dhëniet acarroi, armiqësi të madhe, me ta,  krijoi, kryengritjet   masivizoi dhe prej tyre, më 1912, e pësoi. Kërkesat  e shqiptarëve,  po t i zbatonte, trojet shqiptare t i bashkonte, autonomi prej tyre, të krijonte, jetën në Ballkan, do ta vazhdonte. Sepse, shqiptarët, të besës, janë,trimërinë, në shpirt, e kanë, asnjë shtet nuk do guxonte, Turqinë të shqetsonte. Kjo,që sapo theksova,Maqedonisë, si orjentim, mund t i shërbejë, nga fqinjët rrezikun të largojë, perspektivën të sigurojë.Përndryshe, fatin e Perandorisë osmane,mund të ketë, në mapën e gjeografisë, mos e ketë.

Por, ti kthehemi Traktatit, midis Turqiës dhe Rusisë. Atë, edhe Evropa, e ka  pranuar, trojet shqiptare pra, për t u coptuar, të mirat e Skenderbeut  kish harruar, nga sulmet osmane, që  e ka shpëtuar . Poashtu, në moment, nuk  ish  kujtuar, emrin Evropë dhe krishterizmin, nga stërgjyshët tanë,   ka  trashëguar dhe se,  pa këtë të fundit, ky kontinent, pagan do ishte, këtë civilizim nuk do ta kishte, tepër i prapambetur,pra,  do ishte. Mirëpo, bashkimi i trojeve shqiptare, Evopës, nuk i ka konvenuar, s ka dashur pra, kombi ynë, të jetë i bashkuar, nga frika se mos forcohej, dhe  trojet e vjetra i kërkonte, kontinentin  ta rrezikonte.!.

Përveç kësaj, Evropa, largimin e Turqisë nga Ballkani, ka preferuar,  prandaj, shtet tjetër musliman,të krijohet, ska dëshiruar, kështu që, sikur Austria dhe Amerika, mos ishin,  Shqipërinë dhe Kosovën, sot, ndoshta, nuk do ta kishim. Austria, na ka ndihmuar, jo për të na shpëtuar, por ndikimin rus në Ballkan, për të penguar, kurse Amerika, na ka përkrahur, për shkak se,Vashingtoni, nënë shqiptare, ka patur, prandaj dhe, permes testamentit, pasardhësve u ka sugjeruar, kombin shqiptar për të ndihmuar.

Këtë, një gazetar amerikan,e ka shkruar dhe më pas ka sqarruar:   ,,Klintonin, mesazhi I Vashingtonit e ka inspiruar, Serbinë për ta  bombar duar, Kosovën  për ta çliruar. Përndryshe,  miqësinë shqiptaro-amerikane, vizita e Bushit, në vendin e shqiponjave,  e ka dëshmuar, ku, me popullin e grumbulluar, pa frikë, është bashkuar, rast, ky, që, asnjë kryetar shteti, nuk e ka përjetuar. Sali Berisha, këtë ja  mundësoi, sepse, ai e shoqërroi, nga çdo rrezik eventual, e siguroi.

Teksti i dytë

Për ca personalitete të shquar, me ndërgjegje të deformuar.

Edhe një tekst,me titull  të tillë, si student, e  kam publikuar, kësaj rradhe, ca momente të tjera, kam shtuar, por, mënyrën e renditjes, nuk e kam ndryshuar, origjinalitetin,  kam respektuar,    jetën studenteske, jam kujtuar: ,,Historia, njerës të shquar, ka evidentuar, por disa,  tepër kanë gabuar, për të cilët, shumë  herë, kam shkruar, prandaj kësaj rradhe, vetëm disa prej tyre, kam për t i apostrofuar, jo për t i denigruar, ose për t i përvehtësuar, por realitetin për të treguar.

Me  akademik  Matea Matevskin, po filloj, sepse rasti i ti, më inspirroj, këtë tekst,,Zemrës Shqiptare,, t ia dërgoj. Si  intelektual, tepër,  e çmoj, por pikën e dobët, nuk mund  t ia anashkaloj. Sepse, pozita të larta, për të fituar,origjinën shqiptare, se ka treguar, siç duket, deklaratën e  Nushiqit, nuk e ka lexuar, ose, e ka lexuar, por, guximi i ti, i ka munguar, ja  Nushiqi, çka shkruar: ,,Vehten, e ndjej krenar, gjyshin që kam patur shqiptar,,.  Kjo, atë,pra, e ka lartësuar, e ka bërë edhe më të çmuar, në botën e kulturuar, prandaj emri i ti,  do mbetet  i gjallë përherë në histori, kurse i Matevskit dhe  yrnekëve të tjerë,  si ai,  do t iu  kujtohet, por, ajo që thashë, si dobësi, do t iu mbetet, si  njollë e zezë, në histori. Kjo vlen edhe për shumë  personalitete të tjerë, të gjallë e të ndjerë.

Me Lekën e Madh,  do filloj, me Qemal Ataturkun do mbaroj. Leka, njeri me famë ishte, origjinë ilire kishte, por këtë, botërisht,kurrë se ka deklaruar, për grek, është treguar, problem  historisë, i  ka krijuar. E njëjta vlen edhe për Aristotelin, filozofin e shquar, Lekën që ka edukuar, si dhe për  Dioklecianin, Konstantinin  e Madh dhe Justinijanin, shembu llin e  dy stërgjyshëve të tyre, që  kanë praktikuar, origjinën ilire,  kanë  anashkaluar. Kjo vlen edhe për Garibaldin, Italinë që çliroi, Napoleonin, emrin e Francës, që lartësoi, Qemal Ataturkun, Turqinë që çliroi, në Evropë  e drejtoi, si dhe për  Vashingtonin, botërisht    skish treguar,  nënë shqiptare që kishte, dhe që Kosovare me origjinë, ajo, ishte.Mos flasim për dhjetra perrandorë dhe papë të Italisë, qindra ministra, kryeministra, arkitektë et ë tjerë të Greqisë, vezirë të Turqisë dhe shumë shumë, të tjerë, për të cilët, siç thashë, kam shkruar disa herë.

Albanofobët, gabimet e të lartpërmendurve, i shfrytëzojnë, mendimet tona,  nuk i pranojnë, për nacionalistë, separatistë dhe kuazi shkencëtarë,  na etiketojnë, në mënyra të ndryshme, na shqetsojnë. Rasti e kërkoi,  modestinë, mos respektoj, lexuesit,t i kujtoj: për shkak edhe të shkrimeve të tilla, Universiteti i Manastirit, 20 vjet, nga ligjerat me studentë, më ka pezuluar, historinë e lavdishme të kombit tonë, për të mos ua treguar,  dhe nga vendlindja e Alfabetit, për të më larguar. Por, edhepse, veç  kësaj, edhe shtëpinë gjer në themel, ma shkatëruan, qëllimin nuk realizu an, sepse,,Kur dihet qëllimi, kurrë  nuk humbet, durrimi,,.

Kjo fjalë e urtë popullore, duhet respektuar, sepse mua, siç thashë, më ndihmuar,  çdo shqetsim  nga ana e pushtetit, të  përballoj, vendlindjen, mos e  lëshoj dhe, aspak nuk jam penduar, sepse, të jesh  manastiras, është kënaqësi, këtë, çdo intelektual  e di, shkaku pra, kuptohet, ska nevojë të elaborohet. Nuk mund, fare në fund si rezime,  edhe këtë, mos e them,  sepse, për njerëzit e mençëm, tepër vlen: Grekët, nga figurat e racës tonë, pellazgë, ose ilirë, që u thonë, historinë e vet, an e mbanë botës, afirmuanë, kurse ne, origjinën e tyre,  hezitojmë, të tregojmë!  A ka më budallallëk dhe më poshtërsi, për ne,  se kjo? Besoj që, sisicili, do thotë jo.

Dhe,fare, fare, në fund, për të mos më keqkuptuar, dhe etiketuar, edhenjëherë po theksoj: figurat e lartpërmerndura, nuk kam qëllim, t i denigroj dhe, aspak, t i përvehtësoj, sepse, për kombin e gjakut të vet, fare  skanë  kontribuar, por, origjina e tyre, nuk duhet anashkaluar, sepse, nxënësit dhe studentët,  pyetje të kësaj natyre, profesorit të historisë, i parashtrojnë, përgjigje të saktë,  duanë të  dëgjojnë, përndryshe, profesori kompromitohet, nëse përgjigjes i largohet. Kaq, nxënës dhe studentë, të nderuar, here tjetër, gjëra të tjera më interesante, kam për t iu treguar.