E marte, 16.04.2024, 07:15 PM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Gafët e Isës

E enjte, 15.09.2016, 08:02 PM


Gafët e Isës

Shkruan: Faton MEHMETI

Pothuaje është bërë zakon qëe kryeminstri i vendit Isa Mustafa të bëjë gafe, qoftë në prononcimet për mediat apo edhe në faqen e tij në fb. Edhe në ditën e Kurban Bajramit, Isa bëri gafën e tij të radhës, në deklatatën e tij Isa theksoi se “ Unë jam i lumtur që çdo bajram po festojmë në një gjendje të mirë. “ Sikur gjendja në realite të ishte kështu , natyrisht se sdo ishte gafë por një e vertetë e cila do lumturonte çdo qytetar të vendit. Faktikisht kjo deklaratë nuk qëndron aspak, për më teper nxjerr në pah papjekurinë e klasës politike dhe manipulimin e hapur me realitetin .Sa për ilumstrim do i referohem të dhënave nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), e cila perllogarit se gjatë periudhës janar – korrik 2016 në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), janë shuar 1463 biznese vendëse dhe 30 të huaja. Shuarja e afër 1500 bizneseve nënkupton automatikisht e së paku 1500 familjeve , nëse përllogaritemi që një familje normale përbehet nga pesë anëtarë,  i bije që afër 7500  qyetetarë janë më të varfur se që ishin vitin e kaluar. Këtë shifër e ka dhënë ministria e qeverisë se vete Isës, ndaj deklarata e tij nuk u more aspak serioze duke njohur realitetin në vend. Kjo qeverisje e Isa Mustafes është më e dobëta në performancë dhe rrejdhimisht dhe në mossimpatinë tek qyetetarët. Arrogance e Isës duke injoruar akademikët ( Rexhet Qosjen ) , partitë opozitare, qyetetarët që ikin nga vendi si pasojë e korrupsioni të qeverisë së Isës dhe kërcenimi që iu bëri në disa raste deputeteve të partisë së vet, në disa raste dhe ofendimi ndaj grave jep të kuptosh se ky njeri ka probleme të kontrollimit të emocioneve. Ndaj një njeriut të tillë nuk i merret edhe seriozisht çka thotë, pasi realitet e demanton . Mbase Isa ka menduar per ministrat dhe veten e tij , në këtë sens ka të drejtë. Vërtet ata janë bërë me te pasur se vitin e kaluar dhe jetojnë në luks më të madh, në këtë sen i jap të drejtë. Por kam frikë se i ka humb torrua e as vet nuk e di çka po flet….kryeminstër se jo mahi..



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora