E marte, 23.04.2024, 09:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Rolling Stones

E shtune, 27.08.2005, 06:55 PM


60-vjeçarët që tronditin skenën në turnetë mbarëbotërore dhe historia e formimit të tyre

“Rolling Stones”, 43 vjet zë rebel

Të dhëna
Grupi Rolling Stones u formua në Britaninë e Madhe në vitin 1961

Ai përbëhej nga gjashtë anëtarë, vokalisti Mick Jagger, kitaristi Jones, kitaristi Richards, pianisti Ian Stewart, bateristi Charlie Watts dhe basisti Dick Taylor

Më 1968, pas largimit nga grupi kitaristi, Jones u gjet i mbytur në pishinën e tij. Vdekja e tij mbetet mister deri më sot

Në fillim të viteve ’70 “Rolling Stones” u bënë rivalët kryesorë të grupit “Beatles”, gjë që çoi edhe në prezantimin e tyre me Shtetet e Bashkuara

Prej 43 vjetësh, tashmë ato vazhdojnë të kërcejnë nga njëra skenë në tjetër, duke grumbulluar miliona fansa në mbarë botën

Ata nuk janë ekzaktësisht një grup djemsh, por nuk mungon thirrja e egër dhe rebele. Të gjithë i kanë kaluar të 60-at, por nuk mund të thuhet se i ka mbetur ora prapa, pasi zëri, tingujt e kitarës dhe gjëmimi i baterive përkojnë me ritmet e çmendura të mijëvjeçarit të ri. “Rolling Stones” do të ndezin përsëri skenën, kësaj radhe fuqishëm me një album të ri pas tetë vjetësh. Turnetë në mbarë botën gjatë muajit gusht do të pasohen nga dalja në treg e albumit “A bigger bang”. Sipas një deklarate të bërë publike nga vetë grupi “Rolling Stones”, titulli reflekton “magjepsjen e tyre me teorinë shkencore rreth origjinës së universit”.

Jashtë skemave
Prej rreth një muaji, grupi më i madh i rock’n’roll-it është bllokuar në një shkollë private në Toronto, për të grumbulluar forcat për të startuar një turne të ri. Të gjitha mënyrat e mundshme për të mbajtur një trup, zë dhe imazh në formë. Pantallona xhinse të grisura, aksesorë që mbulojnë të gjithë trupin nga varëset e unazat e deri tek pirsing, stilime flokësh nga më ekstravagantet. E vetmja gjë që i tradhton nga 40 vjet më parë janë rrudhat mbi fytyrë që tregojnë më së mirë jetëgjatësinë e këtij grupi. Asgjë nuk duket më e çuditshme kur flitet për “Rolling Stones”, edhe pse kur vështron se një pjesë prej tyre tashmë janë bërë gjyshër. Ata, tashmë janë kthyer në sinonim të anormales dhe rebeles. Po të flasim për ekzemplarin e grupit Mick Jagger, ai nuk ka asnjë dhjam në trup. Bën palestër çdo ditë me një instruktor kërcimi, jo tamam një koreograf, ai thjesht e ndihmon për të programuar lëvizjet skenike. Ndërsa kitaristi Keith Richards e ka shndërruar njërën klasë, ku ato aktualisht grupi po stërvitet, në një strofkë plot me qirinj, me perde të zeza, dhjetëra trëndafila të kuq dhe një kafkë, të cilën ai e përdor si një mbajtëse karamelesh. Ky grup ka në biznesin muzikor 43 vjet. Vetëm tre nga pesëshja origjinale, Jagger, Richards dhe bateristi Charlie Watts, janë ende në aktivitet. Kitaristi Brian Jones vdiq më 1969-ën dhe batisti Billi Wyman u tërhoq në vitin 1993. Ato nuk kanë pasur një album në vendin e parë që nga “Tattoo you” më 1981. Por ndërkohë që shumica e kolegëve të tyre kanë vdekur, janë lënë në harresë ose janë grumbulluar në disa turne të çala, “Rolling Stones” mbeten një nga tërheqjet koncertore më origjinale në botë. “Unë mund ta kuptoj që njerëzit mendojnë se përse ne e ngremë zërin prej kaq shumë kohësh, por të luash këtë muzikë që bëjmë ne, dhe ta luash me këto djem mund të jetë një këngë e re për çdo natë”, thotë kitaristi Richards. Ata nuk e kanë të nevojshme ta bëjmë këtë gjë për të ushqyer familjet as se duan të tregojmë ndonjë gjë, në këtë mes është thjesht pasioni.

40 vjet muzikë
Grupi britanik i rock’n’roll-it, “Rolling Stones” dominuan skenën muzikore të mesviteve ‘60. Ato ishin origjinal në gërshetimin e caqeve të ndryshme të kompozimit amerikan në një formë të re të muzikës popullore dhe janë quajtur grupi i rock’n’roll-it më i famshëm në botë. Në fillimet e karrierës së tyre ata praktikonin muzikën bluz, kauntry, rock and roll, por gjatë viteve në vazhdim ata u ndikuan edhe nga zhanret e tjera që dominonin kohën si pank, dens, madje edhe muzikë arabe. Shumë më seksi dhe më horra se “Beatles”, “Stones” ishin subjekt i shumë artikujve të bujshëm në shtypin britanik. Të gjitha aventurat dhe historitë e tyre i paraqisnin anëtarët e grupit në sytë e publikut si persona të rrezikshëm, rebelë dhe konsumatorë të drogës. Kjo ndikoi në rivalizimin e tyre me “Beatles”, kështu që grupi u bë shumë i njohur edhe në Shtetet e Bashkuara. Për 30 vitet e ardhshme, ata vazhduan të incizonin dhe të performonin edhe pse pjesët e tyre nuk ishin gjithnjë në krye të klasifikimeve, ata ishin grupi më në pah i kësaj periudhe. Që nga ajo kohë, asnjë grup tjetër nuk ka mundur të ketë një shtrirje aq të gjerë dhe popullaritet ndërkombëtar. Është e pamundur të dëgjosh pasuesit e tyre dhe të mos ndiesh një lloj ndikimi alla “Rolling Stones”, si muzikor ashtu edhe estetik.

Përsëri mbi skenë

Albumi më i fundit i “Rolling Stones”, “A bigger bang”, i cili do të dalë në shtator është një mirëseardhje e rikthimit prapa të fillesave të tyre të copëzuara. Kësaj radhe të gjitha këngët janë një rrok i ri, pakëz bluz, një pjesë tjetër balada, por në fund të fundit “A bigger bang” është një klasik “Rolling Stones”. Ende nuk ka arritur në fazën e publicitetit dhe albumi është që tani në qendër të kritikave. Duke iu referuar faktit se një pjesë e mirë e 16 këngëve të reja kanë një karakter politik, ajo që ka rënë më shumë në sy është përfshirja në politikën e Bushit. Ata kanë vënë në lojë pikërisht këshilltaren amerikane të sigurisë kombëtare, Kondoleza Rais, duke i kushtuar një tekst të tërë.

Albumet ndër vite
Their Satanic Majesties Request
Beggars Banquet
Let It Bleed
It’s Only Rock‘n’Roll
Some Girls
Tattoo You
Dirty Work
Steel Wheels
Bridges to Babylon
A Bigger Bang
Disa nga hitet muzikore
“Get off My Cloud,”
“19th Nervous Breakdown,”
“As Tears Go By,”
“Have You Seen Your Mother, Baby,
Standing in the Shadow?”
“Sympathy for the Devil”
“Anybody seen my baby”
“It’s Only Rock’n’Roll”
“Let’s Spend the Night Together”
“Miss you”
“Start me up”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora