E enjte, 25.04.2024, 05:48 AM (GMT+1)

Mendime

Gjekë Gjonaj: Shqiptarët e çakorduar

E merkure, 14.09.2016, 07:11 PM


Në prag të zgjedhjve parlamentare në Mal të Zi

Shqiptarët e çakorduar

Nga Gjekë Gjonaj

Zgjedhjet  parlamentare  në Mal të Zit të parapara të mbahen    me   16 tetor po afrohen. Veç kanë filluar të dorëzohen listat e para zgjedhore. Ndërkaq partitë shqiptare ende po  zhvillojnë   bisedimet  përfundimtare për  daljen në këto zgjedhje, në koalcione apo të vetme, me qëllim të  prezentimit sa më  dinjitoz të shqiptarëve në përbërjen e re të Kuvendit të Malit të  Zi.  Elektorati shqiptar në prag të këtyre zgjedhjeve priste  bashkimin  partive shqiptare.  Megjithatë kjo dëshirë dhe kjo kërkesë reale e trupit votues nga radhët e shqiptarëve në Mal të Zi , si edhe më heret, nuk po shkon mirë. Pothuaj të gjithë duan të jenë në krye të listës.  Të gjithë duan të jenë të parët. Të gjithë e duan  karrigen e deputetit.  Dhe kur veprohet kështu  jo vetëm e kaluara, por edhe logjika e shëndosh, tregon qartë  se  interest e popullit shqiptar në këtë shtet po lihen pas dore.  Ç’është e vërteta  të gjitha subjetet nacionale shqiptare  deklarohen publikisht se  janë të hapura për  bisedime, duke e ftuar njëra-tjetrën në bashkim, e bashkimi nuk ndodhë. Në këtë lojë aktuale deri në mbyllje të këtij shkrimi janë zyrtarizuar dy  grupime  dhe është paralajmëruar i treti.

Grupimi i parë  përbëhet nga Partia Demokratike e kryesuar nga Fatmir Gjeka, Iniciativa Qytetare e kryesuar nga Vasel Sinishtaj, Lëvizja “Persepktiva” e kryesuar nga Amir Hollaj dhe  Lidhja Demokratike në Mal të Zi,  e kryesuar nga Mehmet Bardhi me përjashtim të  tri degëve të kësaj parti: Malësi, Plavë—Guci e Rozhajë. Bartës i këtij grupimi, siç është bërë publike,  do të jetë  ish-kryetari i Komunës së Ulqinit dhe ish-ministri për të Drejtat e Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Gëzim Hajdinaga.

Koalicioni ( grupimi) i  dytë  është  arrituar  në mes të Forcës së Re Demokratike –Forca dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve. Për dallim nga grupimi i  parë ky i   dyti  ende nuk e ka bërë publike se kush do të jetë bartës i listës, megjithëse  besohet me siguri se do të jetë  deputeti aktual i Forcës, Genci Nimanbegu.

Nga ana tjetër deputeti  aktual në Parlamentin e Malit të Zi Nikë Gjeloshaj, nga radhët e    Alternativës Shqiptare kohë më parë ka paralajmëruar se  subjekti  i tij politik do të dalë vetëm në këto zgjedhje. Pa u deklaruar  haptazi apo jashtë  grupimeve të përmendura,  kanë mbetur disa parti të vogla shqiptare.

E gjithë kjo që thamë, përfshirë  përplasjet  dhe sulmet  mediatike  brenda përmbrenda  subjektit të parë nacional  politik të shqiptarëve në Mal të Zi,  fakton se shqiptarët edhe në prag të këtyre zgjedhjeve janë të çakorduar. Kjo situatë politike është në disfavor të komunitetit shqiptar dhe  patjetër do të rrezikojë  përfaqësimin autokton ( të drejtë)  të shqiptarëve në  Parlamentin e Malit  të Zi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora