Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Kadriu: 18 vjetori i betejës së Kaqanollit

| E merkure, 14.09.2016, 06:02 PM |


SHËNOHET 18 VJETORI I BETEJËS SË KAQANOLLIT

Nga Milazim KADRIU

Me një manifestim rasti më 15 shtator 2016 do të shënohet 18 vjetori i njërës ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së jo vetëm në Llap por në tërë Kosovën, betejë kjo e njohur si "Beteja e Kaqnollit", e cila ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-së kundër forcave të okupatorit serb. Ishte kjo beteja e parë ku timat dhe trimëreshat e lirisë, të rreshtuar në radhët e UÇK-së në ZOLL u ndeshën me forcat barbare serbe dhe zhvilluan luftime për tri ditë me radhë duke i shkaktuar humbje të mëdha armikut si në njerëz ashtu edhe në teknikë luftarake. Gjatë betejës më 15, 16 dhe 17 shtator 1998 ranë edhe shtatë dëshmorë : Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu, si dhe u plagosën disa luftëtarë tjerë. Në shenjë përkujtimi për dëshmorët e rënë në këtë betejë dhe heroizmit të luftëtarëve të lirisë në vendin ku u zhvillua beteja pranë lapidarit pritet të marrin pjesë familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtar dhe qytetarë liridashës të kësaj ane ku do të  bëhen homazhe dhe do të vendosen  kurora lulesh, si dhe do të evokohen kujtime për dëshmorët dhe betejën e lavdishme të UÇK-së.