E shtune, 20.04.2024, 07:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Në kishën e Shën Gjonit

E marte, 13.09.2016, 08:42 PM


Neki Lulaj

 

NE KISHËN E SHËN GJONIT

 

(Ne Shasin e Ulqinit)

 

Më vjen një zë si këto rreze gushti mes ferishtës

Atje ku përplasej dikur fjala mbi mure si topi në agim

Lëshojnë tinguj pa u ndalë këmbanat e ilirishtes

Në Shas me thirrka fjala urtake e zëri i Shën Mërisë

 

Mbi këto mure murrane zemrash po çelkan lule shpirti

I ka gllabëruar harresa e viteve të fjetura në mjerim

Eja t’i shpurpurishim ëndrrat bash si del filizi

Në të tërë këto ditë ku bien këmbanat me gëzim.

 

Në gjuhën e Arbërit u ligjërua kungimi i shenjtë

Këtu kujtoj qytetin e lashtë Ilir ku fliste Teuta

E shoh me barkë në Luginën e Bunës në një breg

Po më dalin përpara syve 365 Kishat e bukura.

 

Cila dorë katile e shkatërroi këtë qytetërim ilirian

Çfarë më solli sot këtu në këtë bokërrinë të (pa)harruar

Këtu këta gurë te praruar muresh me flasin me zë dardna

Stepitem pranë gurit dhe si pa dashje marr dheun në duar.

 

Kockat e këmbës së njeriut të asaj kohe më pëshpërisin

Pa m’i mbulo pak këmbët nga dallgët e kohërave, or bir

Me janë tharë shumë e më kanë mërdhirë vit pas viti

Ma godet timpanin e veshit ky zë i padëgjuar mirë

 

Këtu dëgjoj fjalë të folura të ilirishtës së vjetër

I mbuloj si një gjysh në oxhakun me zjarrin bubulak

Unë bie në gjunjë dhe jap prapë fjalën e besën

Këto eshtra më kujtojnë se kush isha e kush jam

 

Këtu dikur tingëlloi një këmbanë shenjtërije

Këtu u dha bekimi nga ai zë buroi brenda nga toka

Në kishën e Shasit më rrihte zemra si det me tallazitje

Më solli mirësia e shpirtit që më dha babai në kohëra

 

Këtu mora bujarisht bekimin nga ajo tokë e etur

Edhe ajo ishte si etja ime për gjuhën e vjetër të fisit

e mora zërin dhe bekimin në të gjithë vitet me vete

E mora edhe heshtjen dhe mëshirën që flinte pranë gjirit



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora