E premte, 19.04.2024, 10:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Ukshin Morina: Qyteti i ëndrrave

E hene, 12.09.2016, 09:12 PM


Botime

QYTETI I ËNDRRAVE

Nga Ukshin Morina

Ndërsa shikojmë të kaluarën pas së cilës ne jemi rrekur e ardhur këtu në qytet për një jetë më të mire, kuptojmë se për shumë vite kemi qënë të zhgenjyer, të harruar e të braktisur, si asnjë popull tjetër në Shqipëri.

Ky qytet ishte një ëndërr për shumë njerëz që jetonin largë infrastrukturës, pa kushte minimale për jetën dhe u dyndën me shpresë për një jetë më të mirë, por edhe këtu më keq se atje u zhgëjyen me realitetin e kohës, ndaj shumë prej familjeve hasiane u larguan me shpresën e vrarë, se vendi i tyre s’mund të bëhej.

S’mund të pranojmë faktin, që për shkak të pozicionit gjeografik që nodhemi te jemi të varfër, nga që jeta këtu mund të zhillohet me bukur se kudo tjetër në Shqipëri. Por mund të pranojmë, se përfaqësuesit e zgjedhur ndër vite ishin të pamudur për të bërë me tepër, e kjo për shkaqe që s’janë në detyrën time ti bëj bublike.

U deshën shumë vite që intelektualët tanë të mësojnë, se puna e tyre nuk është dhe aq e thjeshtë, sa për të emruar apo shkarkuar një përson jashtë bindjeve të tij, por që misioni i tyre qenka më i madh se kaq.

Por sot fatmirësisht kemi një realitet tjetër, një realitet me ndryshe nga që kishim më parë dhe se cili prej nesh duhet të jetë mirnjohës për ato të mira që bëhen në dobi të tij. Është për të ardhur keq për disa njerëz dritshkurtër që në vend t’i gëzohen kësaj pajme paronamike, të ngrenjë kokën e të shajnë me përbuzje. I kam parë këto skena dhe i kam dëgjuar me fort dhembje, si kundër kam parë e dëgjuar njerëz të gëzojnë e të falenderojnë me gjithë zemër për punën e mirë që po bëhet. Ne jemi një popull i ndershem, që nuk jemi mësuar të kemi shumë, por që dimë më mirë se kushdo tjetër, se çfarë i duhet qytetit tonë për një jetë normale.

Unë e di se asgjë s’mund të bëhet kaq lehtë për të përmirësuar gjithçka duhet dhe është e nevojshme për një kohë të shkurtë, por kam shpresë se në të ardhmen do të bëhen punë edhe më të dobishme, si mundësi për një jetë sa më të mirë, që së cili qytetar të ndihet i plotësuar dhe i përmbushur nga zgjedhësit e vet.

Është e lehtë për të kritikuar e për t’ia drejtuar dikujt gishtin, por në vend të kësaj le t’i bashkojmë mendjet për një të ardhme me të mirë.

Unë mendoj se ka ardhur koha për t’i lënë menjëanë zemëratat, xhelozitë dhe urrejtjet ndaj njëri-tjetrit dhe gjithë së bashku le të mendojmë për të ardhmen e cila kërkon më shumë punë, më shumë angazhime e vizion për një qëllim të ri.

Le të mësohemi dhe të kemi mirësinë për të pranuar dobitë që dikush i sjellë vendit të vet!

Le të mësohemi të vlerësojmë drejtë tjetrin pavarësisht bindjeve të tij politike!

Le të mësohemi të jetojmë si qytetar të ndershëm!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora