E marte, 16.04.2024, 11:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Hysen Këqiku dhe Kërkimi i Metaforës

E shtune, 10.09.2016, 07:17 PM


Hysen Këqiku dhe vepra më e re e tij “Kërkimi i metaforës”...

Nga Tefik Selimi

Hysen Këqiku nuk është krijues i panjohur për lexuesit tanë. Ai këto ditë doli me veprën më të re me titull “Kërkimi i metaforës”. Ky titull është “provokativ”, për faktin se, autori i disa veprave letrare e publicistike është marrë jo vetëm me krijime origjinale poetike e artistike: në prozë, poezi, dramatikë, por ai është marrë edhe me analiza e vështrime letrare. Pra, këto vështrime të tij, që janë përgaditur në veprën në fjalë, janë punime për librat e promovuara apo shkrime nga “pozicionit” i tij si redaktor libri. Pra, autori në fjalë i ka përmbledhur në veprën e tij të re të gjitha shënimet e ndryshme që kanë të bëjnë me veprat e autorëve me titull “Kërkimi i metaforës”.

Kjo vepër autori është e ndarë në tri kaptina, si janë: I - Drejt shtigjeve të reja, II- Metafora e fjalës dhe, III- Kahe të çiltërta artistike. Në fillim të kësaj vepra, autori bënë fjalë për kahjet dhe të dhënat të një krahu të letërsisë shqiptare. Pra, në kaptinën e parë, H. Këqiku bën fjalë për rrugëtimin e kërkimit dhe “sakrificës” së veprës së tij të që është një panoramë letrare me titull “Pëshertimë për tokën”, e cila panoramë ka tubuar krijuesit imagjinativë të rajonit të Anamoravës, pra të Gjilanit, Dardanës, Vitisë, Metvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Në këtë hyrje të librit, autori shkruan afro dyzet faqe tekst.

Pastaj ka vazhduar të shkruajë për Simpoziumin e shkrimeve me përgjegjësi dhe njëmendësi, ku bën fjalë për Trashëgimi dhe krijimtari Kulturore në Prshevë. Pra, ai flet për disa personalitete të kësaj ane, si për Ali Aliun, Shaip Mustafën, Abdullah Haxhi – Velinë, Hilmi Rexhep – Qerimin, Mark Gashin, Rexhep Salihun –Hoxha etj.  Hysen Këqiku shkruan po në këtë vazhdë edhe për gjurmët e lashtësisë historike, për krijimtarinë imagjinative, shënime këto, si shton autori, “ishin pa shtresën e ndryshkur, ishin të pastërta dhe shumë konkrete të bazuara në dokumente historiografike dhe shkencore” (f.48).

Po ashtu, autori i veprës, H. Këqiku, bën fjalë për veprën e Xhemaledin Salihut “Bujanoci, burim i trashëgimisë kulturore dhe natyrore”, botim i ShB. “Kurora”- Gjilan. Po në këtë kaptinë të parë, autori bënë fjalë për “2400 aforizma” të Halim Hasanit, autor. Autori, vlerësimin e tij e quan “Një vepër me vlera të pakontestueshme edukative”. Ai shton se, autori i veprës në fjalë ka bërë një thurje artistike të aforizmave, të cilat, në jetën e përditshme, ato “luajnë rol të rëndësishëm dhe u kushton figurave stilistike, që ato t’i ndërtojë mirë dhe t’i vejë në  funksion të kuptimit, në mënyrë që të jenë sa më përmbajtësore, funksionale dhe praktike” (f.59). Psh. “Mos e hudh farën në arën e huaj, se humb identitetin!”(f.59). Po këto aforizma përdoren edhe kundër të keqës.

Mandej, autori i veprës shkruan për Monografinë e Gjimnazit të Gjilanit, autor i së cilës është Tefik Selimi, profesor dhe publicist. Kjo vatër e diturisë, para një viti mbushi 70 vjet kohë të lindjes së saj. Hysen Këqiku, shkrimin e tij e titullon “ Tri kohët e një monografie”, ku në të parën kohë ai e quan: Shërim plagësh, kohën e dytë e titullon: “Ringjallja” dhe konë e tretë, autori e quan “Krejtësisht të lirë”. Është një shkrim mjaft përmbajtësor dhe me interes për të gjithë.

Në kaptinë e dytë me titull “Metafora e fjalë”, H. Këqiku bënë fjalë për veprën e Hasan Emërllahut: “Jeta ime je ti vetë”. Kjo është një vepër poetike e autorit H. Emërllahut, poet nga Presheva, e cila flet për të kaluarën me ngjyrime të ndryshme sociale, ambientale, idilike, subjektive e objektive, patriotike, bile si shton autori, “...edhe me prekje politike, duke reflektuar tek projektet e ndjeshme të ndjenjave të autorit” etj”(f.81). Mandej, në këtë vepër vështrimesh, autori flet për veprën e Luljeta Selimi “Rrëfime tronditëse”, ku autori e quan libër i një rëndësie të veçantë. Në veprën e autorit zë vend edhe shkrimi i këtij kapitulli me titull “Shpirtëngushtësia e një poeti”, vepër kjo me poezi  nga Blerim Misini e botuar më 2016 në Gjilan.

Po ashtu, në këtë studim veprash, autori e ka vështrimin e tij me  titull “Dy vepra si dy motra binjake”, në të cilat bëhet fjala për veprat e Rafet Rexhepit “Madhështia e dhimbjes” dhe “Në rrugët e jetës”. Autori i dy veprave bënë fjalë për dhimbjen që ndjen ndaj shkrimtarit Zejnullah Halilit, i ndjerë. Edhe Datut Maliqi, poet nga Dardana, zë vend në veprën e H. Këqikut. Autori (Këqiku) bën fjalë për veprën e D. Maliqit “Nuk na doli ëndrra”, të cilin shënim e titullon “Pamje në tri kohë”. Të këtij autori, H. Këqiku bën fjalë për veprën “Rrjedhe lumi”, një vepër poetike, e cila, si këndon poeti i  veprës: “Eci unë/ ec lumi/ Ndalem unë/ ndalet lumi” (f.105).

Këtu zë vend të veçantë edhe krijuesi nga Dardana Nexhat Rexha me veprën e e parë të tij “Ndrydhja e pikës” dhe me veprën e dytë “Unazë qiellore”. H. Këqiku vështrimin për veprat e N. Rexhës e titullon “Kosovë je loti, dhimbja dhe gjaku”. Ky përkufizim shkrimi ta përkujton vargun podrimjan, “Kosovë, je gjaku im që nuk falesh”. Nehat Jahiu, autori i veprës “Lulëkuqet mbi varre”, që është një përmbledhje tregimesh me ngjarje autentike, autori i veprës, H. K. vështimin e tij e titullon “Meditime si shkallë të ngritjes emocionale”, i cili vështrim i mbulon afro katër  faqe tekst.

Po ashtu, edhe krijuesi nga Dardana, Sinan Sadiku, në veprën e H. Këqikut zë një vend të merituar me vështrimin që bënë fjalë për veprën e autorit në fjalë “Rrobat e Engjëllit”. Kjo vepër, si shton Këqiku, “pikon gjak, dëgjohet gjëmë, shihen yjet e pikëlluar etj. Andaj, poezitë e kësaj përmbledhjeje kanë një mëvetësi logjike, një motiv të kapshëm dhe një parsqyrim vrojtues” (f.121). Në shënimin “Fenomeni kohë në poezinë e Angjelina Gjekës”, autori (H. K) flet  për verpën e autories në fjalë me  titull “E dua syrin që qeshë”. Kjo vepër, sipas autori të librit, përbëhet prej 57 poezishë, të cilat sendërtojnë një tërësi motivesh të realizuara me një mjeshtri që quhet talent poetik”(f.127).

Në këtë vepër të H. Këqikut flitet për përmbledhjen e Bilall Maliqit “Perëndim i varur”. Autori e titullon vështrimin e tij me titull “Përmbledhje poezishë me vlera  poetike”, ku flet për angazhimin e krijuesit nga Presheva, i cili po hapëron mjaft mirë në rrugëtimin drejt kërkimit të fjalës poetike e artistike. “Duke ecur nëpër vjershat e këtij vëllimi të suksesshëm dhe të guximshëm, sepse, si shton autori në fjalë, - poezia e B. Maliqit është një filozofi mendimesh, e t’ia dalësh, duhet pasur edhe përvojën, edhe guximin, edhe talentin”. Pra, sipas autorit, B. Maliqi e ka gjetur botën e vet poetike. H. Këqiku bën fjalë edhe për veprën e autorit në fjalë (B.M), “Mbresa vrojtuese”, ku krijuesi preshevar “është duke bredhur atyre shtigjeve të gjetjes së identitit, përkatësisht të vokacionit të tij”(f.137).

Në këtë vepër zë vend Nehat Ramizi, poet nga Presheva me veprën e tij “Rrjedhë pa dredhë”.

Kaptina e III-të apo e fundit, autori  i veprës bënë fjalë për veprën e Mehmet Surdullit “Ruaje krenarinë”; mandej bën fjalë për veprën e Hetem Arifit “Përroi i Kanjushës”, për veprën e Demir Behlulit “Mreti i shtëpisë”, për veprën e Zejnullah Halilit “Udha kah agu (roman), për veprën e D. Maliqit “Përmendore e zemrës”, për veprën e Avni Deharit “Hëna me dritare”, për veprat e Mejdi Aliut, gjilanas i ndjerë, “Fëmijëts’janë fajtorë” e vepra e dytë e tij “Zjarr në vargje”, për veprën e Murat Dushicës “Syri mes ngjyrash”, të Ahmet Sherifit “Syri i ngrohtë”, të Salih Shkodrës “Koncert në lëndinë” dhe krejt në fund autori flet për veprën e Lulzana Pajazitit “Në shpirt kam liri”. Vepra në fjalë ka 213 faqe tekst. Është e botuar nga ShB “Kurora” në  Gjilan.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora