Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Frigjet, pellazgët e harruar

| E enjte, 08.09.2016, 08:13 PM |


Frigjet, pellazgët e harruar

Nga Fahri Xharra

“Herodoti  shkruan se Faraoni Psammetich I. kishte dashur të vendosë se cila ishte gjuha më e lashtë në botë. Për këtë arsye ai kishte dhënë bariut të vet dy fëmijë të sapolindur duke i ndaluar rreptësisht që fëmijët të dëgjojnë ndonjë fjalë dhe për këtë bariu duhej të kujdesej. Fjalën e parë që ata do ta shqiptonin, duhej t’ i tregohej menjëherë faraonit. Pas dy viteve bariu i tregoi atij se fëmijët qenë futur në dhomë me duar të shtrira duke kërkuar: BEKOS!

Pas kërkimeve që bëri faraoni, arriti të kuptojë se fjala BEKOS ishte fjalë frigishte dhe përdorej prej tyre për BUKËN e gatuar nga mielli i grurit dhe kështu, egjyptasit e lashtë, pranuan se frigjishtja ishte gjuha më e vjetër e botës. Fjala BEKOS është gjetur edhe tek shkrime tjera paleo-frigishte. Mendohet se ka lidhshmëri me foljen backen të gjermanishtes, që dmth. Pjek,thuhet në mes të tjerash tek wikipedia në italishte,por autori italian nuk ka përmendur fjalën shqipe BUKË.

Ai Herodot, bindshëm thotë: “Grekët nuk kanë qenë të parët mbi këtë tokë, nëse ka pasur të tjerë më parë, atëherë është më se e qartë se u detyrohen atyre për një pjesë të rëndësishme të qytetërimit…Ja pra, këta të parë nuk ishin të tjerë por pellazgët, ky popull jo “helenë” i tha botës mbarë se ishte rrënjë e saj dhe se pa ta bota e qytetëruar e moderne nuk ka sesi të ketë identitet”.

Tjetra "Niebuhr i bënte pellazget popullin me te përhapur ne Evrope, përpara se te fillonte historia e Greqie" (G.Dottin. Popuj te vjetër te Evropës. P.1916, f.129).

Mjaft studiues jane te mendimit se pellazget kane qene një popullsi e madhe, qe ka mbuluar Azine e Vogël, Greqinë, Ballkanin deri ne pellgun danubian, nje pjese te gadishullit italik etj., ku lanë gjuhen e tyre dhe hyjnitë, qe helenet dhe italiket i përvetesuan. Pra në Azinë e vogël ishin edhe frigjet . Një traditë e lashte ruan kujtesën se ne Maqedoni kane banuar edhe frigjet, fis pellazg ne Azinë e Vogël, ku kishte edhe fise te tjera pellazge si lidianet, karianet, likianet, trojanet.

Frigjia , ishte një krahinë e vjetër pellazge në Anadollinë qendrore-perëndimore e emërtuar nga populli me të njëjti emër Frigasit ( Frigjet ) të cilët e sunduan Azinë e Vogël pas shkatërrimit të Hititëve ( shek 12.paraKr)

e deri në ngritjen e Lidianëve ( shek .7 parakr, )

Origjina e tyre Pellazge, të cilët u vendosen në veriperëndim të Anatolisë në mijëvjeçarin e dytë para Kr..Pas shkatërrimit të Hititëve ata e krijuan mbretërinë e tyre , duke themeluar edhe kryeqytetin Gordi ( Gordiumi) , sot Yazil Kaya në Turqi,pas sundimit të tyre gati 500 vjeçar ato vise  ranë nën Lydianet ( fis Pellazg ) pastaj Persët , Helenet, Romaket dhe Bizantinet e së fundi ato toka nën turqit selgjuk

Sipas shënimeve asire , Frigjët  në mes të shek, 12 -të dhe 9-të e formuan konfederatën e popujve që jetonin në Gadishullin Anadollak. Ishin trashëgimtarë të kulturës Hitite ku edhe në të njëjtën kohë e ndërtuan sistemin e  e njohur të rrugëve i cli më vonë u frytëzua nga Persët

Duhet  të flasim për Kapuçin Frigas , i cili gjeti përdorim nga shumë popuj të lindjes dhe nga Thraksit dhe Daket në gadishullin tonë sot Ballanik. Shënimet si zakonisht flasin ende sipas historisë së Grekëve.; pra kapuçi frigas u perhapë edhe tek “ barbarët” sipas helenëve. Ishin  edhe Trojanët ata që zbukuroheshin me ketë lloj plisi.

Gjakovë, 04.09.16