E shtune, 20.04.2024, 01:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Peisazh poetik

E enjte, 08.09.2016, 07:11 PM


LUAN KALANA

 

Cikel -FRUTAT  E  DASHURISE

 

1-BAJAME ,frut I dashurise


A më dëgjon,beson vallë shkruaj vjershëti nuse stoli,

po derdh fjalë zemre ,,mjaltë ,përgjërohem për ty ?!

A e di ti ,me ndjen,kam rënë në dashuri,per jetë me ty.

Bota ështe xheloze,duan të rëmbejnë, të kanë zili....

 

Molla princeshë e Admit dhe Evëes që mbollën Njerëzimin,

të kanë Princeshë trashegimie të fronit, të bësh vtëm princa ti.

Te veshin me pekule,mos ngrish,me lëvozhga si në kuvli,

mos të shohë njeri,mos të prekeni të papjekur,mos biesh ne sy.

 

Lulet e tua me petale flakersuese,me ngjyrën e ylberit,

kur ti çel,të dehin me shumë se butet me verë,

te lenë pa fjalë,të verbojne ,Mbretërit vdesin per ty,

thelpinjtë ngjyre ar,të japin jetë ti je diell,burim energji.

 

Kënga të hedh në valle,ngre të vdekurit nga vari

bajame bukuroshe e dheut,je margaritar e pavdekshme,

duan të të gjejnë e në molusqe,thelpinjtë e tua flori,

je më shumë se thesar,bajame princeshë betohem per ty..

 

2-BANANE  JE  FLORI

 

Fjalën Banane,sa ishim të vegjël,

s'e kishim degjuar,as në fotografi,

tan që u rritëm,goja lëshon lëng ,

ëndërrojme ,kur të kujtojme Ty.

 

Banane verdhoshe,me ngjyrën e Hënës,

edhe kafshët te pelqejnë, kane zili,

je sheqer e mjaltë,melem plot ëmbëlsi,

për trupin je diell,motor që jep energji.

 

Poetët e lashtë persiane,me ty moj virane,

këndonin në leter, shkruani rubaira,

deheshin me verë,kafshonin babane,

te harbuar me çupat,bënin dashuri pa kufij.

 

Banane bojë ari,e di që je frut flori,

mbreterit per ty të pushtoni ,dergonin ushtri,

mbi tokë je ari verdhë,që fal gjalleri,

banane ,mbreteresha bajame bie ne dashuri.

 

3-Dasma e Molleve

 

Si vagonat trenit, nga Cangonji e lart ne Areze,

gjerdan brilant baça,kopshte frutore,

gure bilardo,si bresher i kuq bien mollet

qilim i arte i vjeshtes,lugina famoze e Devollit.

Si bletet mblidhen kur vijne krushqit ne dasem,

vijne me radhe,lajthite ,arrat ,geshtenjat,

dollia mbyllet me mbretereshen starkinge,

piknik a dasem e rralle kur mblidhen mollet.

Kodrat gumzhijne kur mblidhen lajthite ne Morave,

Bicke, Vranisht behet pafshire geshtenje e levozhge,

Sellcat Bilisht turma-turma njeres shkundin kaçkat,

kur mbidhen mollet,dasem ne Vishocice e Cangonj.

Ikona e Bibles,kopeshti i shenjte i Edenit,

simbolike jetesore molla e Adamit dhe Eves,

pikture peisazhi,kolor i argjende vjeshte,

s’ka me bukur ne Devoll,se stina e dasmave, ….

te jesh dhenderi e nusja i dasmes se molleve…

 

4-Njerëzimi  dhe Mollët

 

As ngjasojnë njerësit me mollët ?!

Molla kur piqet ,skuqet ëmbëlsohet,

bashkë me gjethet zverdhet venitet,

...bie përdhe, fle gjumë, harohet.

 

Adami me Even që hodhën farën,

mbushen kopeshte me filiza të gjallë

s'u thanë mbi tokë,emrat mbeten ithtarë,

rojtën sa trupat u tretën ne përrallë.

 

U  qorruan se gërmuari gjurmët dijetarët,

të dëshmojnë origjinën e njeriut nga kafshët,

edhe poetet eksplorojnë me figurat,me fjalët,

a ju ka shkuar në mendje të thoni çudira.

 

Dielli lind ,rezaton,ngroh gjith ditën,

vjen mbrëmja, i zbehur perëndon...

Njeriut i ardhka një kohë,mplaket,

vitet rokullisen pa u ndjere,ikën,shkon...

 

Pse s'thonë Njerëzimi lindi nga Molla..?!

Mollët çelin lulet, lëshojnë frutat e artë,

Njerësit si bletët mbledhin nektarin,

Shërojnë botën me mollë e majtë...

 

Njeriu e molla,puthen e skuqen,

dashurojnë me jetën kokë më kokë,

andaj ardhka një moshë e bardhë,

piqen e bien perdhe,humbin në tokë.

 

5-FESTA  E  LAJTHISE

-ne malin Moravë Devoll

 

Siç prisnim dallëndyshet në pranverë

prisnim 7 gushtin,festën e Devollit,

packa se piqeshim në diell e për ujë

kercenim si shqerkat kur dalin nga vatha.,

ë shkonim per lajthi në Moravë.

Kishim ca miq në Vërlen e Cipan,

të paharruar,bujare, melem per plage ,

përherë na ftonin të vininim, si per gosti ,

kur hapej sezoni i ri, te mblidhnim lajthi në Moravë.

Sa bukur ishte, kur mblidheshim të gjithë,

kushurnjtë e miqtë,më shumë ne çiliminjtë.

nga Tirana vinte hallua me femijtë,

nuk kish si kjo kënaqesi ,si në përrallë,

të rendnim pas lajthive në Moravë ..

Hapeshim në kodrat rrëzë malit,

siç kullosin kopetë në lajthishte,

zgjateshim shkureve në degët si dhitë,

qeshnim,gajaseshim kur trembnin çupkat ,

ashtu mbidhnim në Moravë lajthite.

Në mbrëmje mbidheshim në konakët,

gdhinim natën duke ngrënë lajthi,

këndonim,bënim qyfyre e valle,

Sa mall, të shkojme ne Devoll,

kur mblidhen lajthitë ne malin Morave .


INTIMITET femijerie….[ pjesa e dytë ]


Zgjateshim pas lajthive me xhufka

sikur do na i merrte njeri,

kush të kishte më shumë,

i mbushnim rreckë torbat,

të varura në qafë si kuajt me tagji.

Qilim i gjelbert mbuluar pejsazh,

shikoja devollin si në pëllëmbë,

si arxheshka fatin në duar,

vështroja gjithcka nga Guri i Cjapit,

të kundërtën nga pamja e fshtatit.

Drekën e hanin në Shën Kostadin,

burimi brisk ujë mes lendinave ahishte,

futeshim ne kalive , mes lajthishteve,

rendnim symbylla te gjeni kerpudhat

ne gdhendnim bira e kendonim me kitare .

Nenojat me iso, burrat shtruar devolliçe,

ne Gurin Capit,buçiste hareja , dasëm,

Sefka i Cipanit qante kaba me klarinete,

grate fryeshin me dhalle,

burrat dendeshin me raki,

sikur ishte piknik, feste,

mbledhja e lajthive.

panair ne malin Moravë.

P.s.- * 7 Gushti, festa popullore e krahines te Devollit.*

 

6-Kaçka e tim Eti

 

Një ditë në perëndim portokalli vere,

kur isha i ri,provoja te shkruaja poezi

mes degëve te arrës që rrinte për karshi,...

nëpër rrezet e diellit si flaka e farkëtarit,

një zë foshnje me ngacmonte në dritare.

 

E lashë ditarin e nxënësve të mi,

muza me mua kish rene ne dashuri,…

I frymëzuar shkrova mbi një fletë,

figurat me radhë, si gurët e shahut

siç vihen njerëzit pas nuses në valle.

 

Me një dore shtrëngoja metaforën,

fabulën ma fali muza si Abetare,

me tjetren trokisja ritmin me rimë,

nuk e di shkruaja a kendoja melodi.

 

Lëvroja fjalët si avlëmend me nxitim,

perzieja si piktori njgjyrat me fjalë,

te mulliri i vjetër priste ” poezia ” tjetër,

traktoristja e parë,vasha vishocare.

 

I hidhja, i prisja figurat si xhongleret,

i ngjitja i zbrisja, si fëmija shkallët,

i numëroja kur i ngjitja, kur zbrisja,

rrëshqisja si femijet mbi sane.

 

“-Ç’mendohesh,ç’je skuqur, s’më sheh,

si disk fluturues që vjen nga lart?

Jam pema,arra e babait tënd,

degjon ,jam kaçka e tit Eti !…

 

-Degët e mia kanë hipur mbi çati

sëpatat katile duan të më presin!,

E do, apo s’e do babanë ti?!

S’të dhimbset, do mbetet pa krahë! “

 

Ishte mit pagan i vjetër,

i frikshem e pak supersticioz,

po te thahej kaçka, po mbaronte

ky ishte fundi , vdekja e të Zotit.

 

Terë jetën babai im,kur ishim çiliminj,

e perkedhelte, kujdesej ai për të,

e ujiste e krasitte gjethet ia fshinte,

sikur e kishte femijë,fshehurazi i fliste.

 

U rit u bë e madhe,zaptoi oborrë,

na pelqente te rinim ne hijen e saj,

te hanim lakrore, pershesh me dhallë,

vraponim si kuajtë ne lëmë me litarë.

 

Kur e mësuam historin ishte vonë,

babai kish fluturuar lart në qiej,

kaçka si nuse stolisur kish zgjatur degët

, si parashute , me ombrellë nën retë.

 

Na thoshte komshiu përherë:

“-Yt ate s’ka vdekur,arra s’eshte tharë,

ajo ka marre retë,sa rron kaçka juaj,

Yt ate,shpirti i tij është gjallë!

 

“ Eshtë historia e permallur e tim Eti ,

dashuria e poezisë sime të parë.

Babai s’ron më,tretur ne varet,

Kaçka e tim Eti,..vjersha e tij mbeti...

LUAN KALANA..

Dhjetor ,2003 SHBA

redaktoi:Vullnet Mato

P.s.-Ç farë është Kaçka?. Në djalektin e devollit,

(Arra pemë frut) quhet Kaçkë -



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora