E enjte, 18.04.2024, 02:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Vjollca Koni: Un? vajza e babës jetim

E merkure, 07.09.2016, 07:31 PM


VJOLLCA AJASLLARI-KONI

Un? Vajza e Babës jetim

Fëmijët thuhet janë pasqyra prindërore.Por kemi aq raste sa kjo thënie nuk funksionon,shpesh herë jeta merr rrjedhë krejt ndryshe si timoni i një makine me defekt qe merr kahun gabim. E rritur në një familje prej shtatë fëmijësh ne kemi patur një dashuri madhështore nga të dy prindërit .Kam njohur dashurinë e familjes, preka ngrohtësinë e tim Eti  e butësinë e nënës .Kam njohur dashurine e familjes se  nënës.Nga im At shin dy njerëz më të rëndësishëm që nuk na kan munguar (Xhaja e Halla) si i njihnim.Por kur i mendoj tim Eti sa shumë më dhemb aq dhe jam Krenare .Më bën përshtypje një femije i braktisur, rritur dyerëve të botës aq i formuar dhe me një karakter për tu admiruar .Të gjithë fëmijët anonim nga im At më tepër se nga Nëna aq sa motra mbas meje sa ishte e vogël flinte me të.Kur uleshim në sofër të gjithe nga pjata jonë i shtonim, sa nëna shpesh'herë nervozohej .Ati nje njeri që me humorin e me ëmbëlsin e shpirtit të bënte për vete .Nuk ishte as vendi as koha as kushtet që të mbaronte ndonjë universitet e të kishte "diplomë" Them: eh! po ta kishte, se ai ishte ne shpirt i diplomuar .Më kujtohet njëherë kishim një temë për hartim .Unë si gjithmon mbaja frymën te shoqja ime që tani është kirurge, kur kthehem po shkruja. Më pyet çfar po bëj ? Thash kemi hartim .Si e ke filluar ta lexoj .Thash po pse merr vesh ti? E u drodha mbase pyetja femijërore e l?ndoi .Ma ktheu jo mi, çke? Unë jam analfabet!? .Sa më dhëmbi kjo përgjigje .Ju hodha n? qafë e putha Ja tregova hartimin.

M? duaj si Hëna yjtë

Më duaj si bima tokën

Më duaj si deti Valën

Më duaj si bleta Pjalmin

Un? u skuqa. Ai qeshi tha: Po unë shum? të dua .Qenka temë interesante .Po nuk më duket si hartim ! K?to vargje i kam ruajtur me fanatizem dhe pse në nje moshë të njomë.Duke ju kthyer me mall e dashuri kohës e gjej tim At dhe në këtë kohë moderne të çmendur.Po kur kthehem te ikja e tij, sinqerisht ndjej dhimbje e lot .Në atë fillim vjeshte vdekja hodhi kthetrat mbi shpirtin e tij. E ndau para kohe .Ajo natë do ngeli për mua nata e shkëputjes të një copë shpirtit tim që m? dhemb shpeshherë e gjithëherë. Ishim unë e Ai. Atij i dilnin lot nga dhimbja , më zgjidhi gërshetin e ma krehu .Unë se kuptova që ishte përkëdhelja e fundit . Loti i ndaloj mbi buzë. E putha lotin, e kam akoma shijen etij .Shijen e Atit tim te shtrenjte që ishte shembull i mirësisë.

Shumë foli at? natë, por gjëja që më dhëmb është;  Koka dhe shikimi ngelur nga dera duke pritur nënën time .



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora