Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Drita Lushi: Tonacione vere, në 10 ditë

| E marte, 30.08.2016, 07:21 PM |


Tonacione vere, në dhjetë ditë

Kompozim nga Saranda

Nga Drita Lushi

Prolog…

Udhëtimi nisi në një kohë të vrenjtur dhe me re.

U vija  emra formave të ndryshme, që merrnin ato në qiell dhe imagjinoja erën si piktoren më të talentuar  të natyrës.

Fotografoja  rrugën dhe shiun, formëzimet  e tij në xhamat e makinës, dhe nga ana tjeter,muzika dhe prania e familjes time, shoqërimi i Vjosës për njëfare rruge, më bënin të harroja se isha nisur drejt një oazi blu dhe për një ?ast e kisha harruar Diellin…!

Perëndimi…

Pikërisht ai(Dielli) po shuante cepat e tij në det duke i dhënë përfudimisht ngjyrë të florinjtë dhe pastaj ngjyrën e flakës;

Kjo prekje dhe ndërfutje  e diellit  tek deti më ngjante me di?ka hyjnore si Dashuria, dëshira, pritja,një ritual larg instikteve…

Ishte di?ka e dlirë, të jeptje frymëmarrje në të gjithë fytyrën…

Pas pak mbrëmja mbështolli Sarandën dhe pamja nga ballkoni i shtëpise, ishte ajo e  një kartoline të bukur, që se harron lehtë…

Deti…

Nje buqetë lulesh  akoma e patharë plotësisht, përpiqej të dilte mbi valë të prekte bregun. Pastaj e merrte vorbulla dhe më humbte nga sytë…

Isha krejt aty, ku deti lag tokën dhe ka akoma ngjyrën mes asaj grisë, që merr nga nata  dhe kalamendet drejt blusë…e cila u ndez si me magji, sapo dielli i ?eli syrin Tokës.

Kaq e bukur ajo ngjyrë, dhe dita nisi ringjalljen, njerëzit zgjimin e nxitimin normal për tu kredhur aty, e të humbasin  në blu …

Ç’magji bëri dielli!

S’e pashe më, as atë buqetë të vrarë aty në det, dhe ato zemra të inatosura uroja të ishin qetësuar.

Sa histori janë kredhur në det, dhe sa histori kanë lindur po nga deti…!

Ngjyra e qiellit u njehsua me ngjyrën e detit…

Ndihesha pjesë e tyre!

Lindja…

Kam qëndruar kushedi sa herë të shoh atë ?astin magjik..ku ajo rrezja e parë prek atë thërrmijën e tokes, atë mikronin e rruzullit.

Dhe ?doherë më duket si hera e parë.

Të zgjosh Tokën është mrekulli…

Të shformosh diellin, ta transformosh në një trup qiellor tëndin duke i marrë  rrezet, është dicka magjike.

Ky është ?iftëzimi i jetës, rizgjimi i Tokës, i frymës, i njerëzve dhe kaq bukur ta fiksosh në celuloid tek ky qytet i vogël blu me këtë emër kaq të bukur…

Pak legjendë…dhe realitet

Dyzet ushtarë të besimit katolik  u nisën me mision ushtarak por erërat e stuhitë i hodhën në gjirin e Onheizmit (Saranda e sotme) ku u detyruan nga banorët vendas me besim ortodoks, që të ndryshonin fé.

Ushtarët  nuk pranuan dhe kështu u dënuan duke i zhytur në vaska me ujë të ftohtë derisa ngrinë. Kjo ndodhi në 9 mars të shekullit të VI.

Kështu u ngrit “Manastiri i 40 shenjtorve” në malin që shtrihet mbi qytet ose ndryshe “Santa Quaranta”

Me këtë emër është ngritur një kompleks madhështor. që këtë verë kishte një numër të madh pushuesish mes tyre dhe unë.

Saranda që në lashtësi njihet si një port që pret e përcjell njerëz.

E vendosur përballë ishullit të Korfuzit ajo mbart histori të hershme sa vetë Deti… dhe njerëzimi.

Puthja…

Ata të dy ngjiteshin në Kalanë e Lëkursit dhe atje në pikën më të lartë ku Saranda dukej si në pëllëmbë, Ku Detin e kishe nën këmbë, Aty ku ishujt e Ksamilit dukej se të buzqeshnin, aty ku duket rruga  për në Butrint që të fton të udhëtosh nëpër të.

Ishin të rinj, të bukur, me ëndrra dhe dëshira

Aty…

Bashkuan buzët në sy të detit, qytetit, diellit dhe njerëzve…

Dashuria

Krocierja nuk ankoroi fiks në breg.

Ajo qëndroi në një farë largësie dhe nxori barkat të shpinte turistët në qytet.

Ai ishte nisur nga Italia dhe kishte me vete vetëm një ?antë shpine.I urrente bagazhet e shumta.

Me të mbërritur në qytet u nda nga grupi dhe nisi ta përshkonte me këmbë…

Rrugicat, baret,tregjet…të gjitha i njihte.

Nuk ishte nga ky qytet blu, por i vinte aq i afërt, aq intim.

Paradite shëtitorja ishte thuajse bosh.. Mbajti këmbët në një bar, që binte i gjithi në det, zuri vend aty dhe nuk kuptoi si orët kishin fluturuar Ve? kur pa që perëndimi kish nisur të qëndiste një pëlhurë të artë…

“Ajo do të vijë” mërmëriti si me vete. Kish këmbyer pak fjalë ve? me kamarjerët,dhe kur i ish dashur të blinte di?ka.

Deti kish nisur të dallgëzonte.

Zhurma e dallgëve i ngjante me një këngë pritjeje, aq më shumë që në sfond dëgjohej dhe muzika, që nisi të luhej në bar .

Iu krijua ideja se ishte në një vend të largët ku do ti vinte ndonjë shishe nga deti me një letër nga Ajo…

Yjet po ndizeshin, ndërsa ylli i zemrës së tij  ish Ajo që zbriste shkallët për të mbërritur tek tryeza e tij.

Ai mbylli librin e tij “Të gjitha në dymbëdhjetë”

Ndërsa Ajo, shqoi titullin dhe u desh vetëm një prekje duarsh aty në muzg, që të kuptonin se Dashuria kishte mbijetuar edhe përtej faqeve të librit…

Siluetat e tyre morën formën e zemrës…!

Jetesa

Bëhem kurjoze dhe pyes njerëz të ndryshëm, se me ?farë jetojnë njerëzit në Sarandë…

Ekzistojnë institucionet shtetërore, bashkia, spitali, shkollat,të cilat mbulojnë një pjesë të mirë të popullsisë me të ardhura, po ashtu janë prezente bizneset private dhe peshkimi.

Një pjesë të konsiderueshme përbëjnë edhe ata, që jetojnë me qeratë që merrnin nga banesat e tyre të vëna në dispozicion të turistëve.

Për aq ditë sa ndenja, nuk më zunë sytë njerëz që lypnin.

Ndesa pjekës misrash dy –tre.

Kjo tregon që njerëzit janë punëtore dhe gjithnjë e kanë motiv punën për të jetuar optimalisht.

Një vend me klimë mesdhetare, gjithnjë ngrohtë është i prirur që dhe ditën dhe jetën ta ketë me diell.

Saranda është vendi, që ka më shumë ditë me diell Brenda një viti edhe në ballkan.

Njerëzit…

Të sjellshëm, të butë,të gjendshëm mikpritës, keto mi përforcuan dhe të zotët e shtëpisë ku pushova.

Ndërsa nëpër bare kamarjerët të sjellshëm, por jo fort të zotë, nuk kishin atë shkathtësinë, që duhet të karakterizojë djemtë në shërbim të klientëve të shumtë. Ndoshta ishin të punësuar sezonalë.

Në mëngjes baret dhe hotelet hapeshin shumë vonë dhe nuk mund të pije kafé, pa arritur ora  7.30 apo 8.00 e méngjesit. Pastërtia jo aty ku duhet të ishte;

Zgjasje dorën të merje filxhanin dhe të ngjisnin gishtat në tavolinë;

E papranueshme kur i njëjti bar kishte ?min tjetër paradite për kafenë dhe  30% më të lartë në mbrëmje.

Çmimet jo fort të lira, por gjithsesi të pranueshme për një vend turistik

si Saranda.

Nëse punon një vit, mund të përballohen 10 ditë pushime të mira,pa ato andrralat që kërkon shtëpia.

Ka shumë turistë. Dëgjon të gjitha gjuhët.Vijnë nga Gjermania, Bullgaria, Maqedonia, Franca.

Ndihesh mirë që preferojnë tëpushojnë në Shqiperi, në Sarandë.

Por kjo, duhet të rrisë obligimin e Bashkisë.

Kërkoja të pija një kafé…

Kishte kaluar ora 20.00 dhe isha në shëtitoren e Sarandës.

Doja një makiato. Nuk munda ta pij kurrkund.

Në të gjitha baret që shkela më jepnin  të njëjtën përgjigje: ”Nuk shërbejmë kafe, por vetëm pije dhe kokteile”

Duhet të shkoja në ndonje bar lagjeje, që të pija një kafé, se afër detit në mbrëmje ishe “I detyruar” të pije…ve? pije.

Doja të merrja me vete një sy të kalter por…

…Por nuk munda.

Syri nuk ish më aq i bukur e  rruga ishte e prishur.

Të trazohej kur merrje atë rrugë me guri?ka.

Pyeta një grua, që tregtonte aty gjëra antike dhe kujtime nga Saranda, për turistët e ndryshëm dhe më tregoi, që rruga niste të rregullohej në shtator.

Syri ishte rrethuar nga një gardh druri që dukej sikur i merrte frymën.I vetmi vend mbresëlenës ishte bari mbi liqen, që më ngjante me Drilonin dhe hapej një pamje e bukur, por dhe aty duhej të prisje kamarjerët (”sa të hamë mengjes, se tani erdhëm”) që të porosisnim di?ka, ndërkohë që shihnim panoramën.

Dhe ta mendosh, që është një vend aq i lakmuar nga vizitorët të cilët nuk pushonin së ardhuri aty, (madje që në mengjes herët) trishtoheshe.

Epilog…

Nuk binte më shi.

Bënte një vapë përvëluese, ndryshe nga dita e mbërritjes

Kisha me vete, të vizatuar në mendje copëza kujtimesh, ?aste që më ndillnin poezi, dhe në sy më luhej si melodi poetike jeta e nje qyteti te bukur  me sytë blu si deti…

Poezinë ta krijonte vetë Ai vend mbresash…!

Drita Lushi.

Sarande gusht 2016

Fotot @Drita Lushi.