Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shukrije Ramadani: Në nderim të dëshmorëve

| E diele, 28.08.2016, 08:30 AM |


Të nderuar bashkatdhetarë!

Lufta e fundit  për lirinë e Kosovës ,mobilizoi diasporën anembanë për ti dalë krah vëllezërve e motrave në atdheun tonë, tokës që kishte nevojë të merrte frymë pa  pushtuesin serb

Mijëra djem e vajza nga diaspora ju përgjigjen kësaj thirrje. Një pjesë e madhe e atyre që shkuan për të luftuar për Lirinë e Kosovës, nuk u kthyen më në luksin e Zvicrës po u bënë gur atdheu.

Në nderim dhe kujtim të dëshmorëve, Qendra Kulturore fton të gjithë bashkatdhetarët që të ofrojnë të dhëna, foto dhe legjenda përshkruese për familjarët, shokët apo dikë nga rrethi i tyre, që nga Zvicra shkuan dhe u flijuan për Lirinë.

Këto të dhëna mund t`i dërgoni pranë Qendrës Kulturore në email; shukrije.ramadani@gmail.com ose telefon 0041/0/765640138.

Ekpozita që do të hapet në fund të muajit shtatorë 2016, në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih,.

Pas mbylljes ,do të bartet në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë të cilët i jan përgjigjur thirrjes së atdheut, për të grumbulluar të dhënat e çdo luftëtari, dhe në fund do të vendoset në Muzeun e Kosovës. Ata na e dhuruan jetën, ne mund t`ua dhurojmë përjetësinë duke i kujtuar!

Me respekt,

Shukrije Ramadani-u.d. Drejtoreshë e Qendrës Kulturore në Zvicër.

Eugen Huber strasse 19 a Altsteten

Tel. 038 200 77273

Tel. mob. 00 41 765640138

email: shukrije.ramadani@rks-gov.net