Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Kripa: Zëri i Ndërgjegjes

| E diele, 28.08.2016, 08:03 AM |


Zëri i Ndërgjegjes

Fragment nga romani “Ëndrrat e thyera”

Nga Reshat Kripa

Një mbrëmje, Hektori mori fletoren me poezitë dhe shkoi në shtëpinë e Petritit. E gjeti me penel në dorë.  E vetmja gjë e mirë që kishte bërë, pasi ishte liruar nga burgu, ishte se ishte martuar  me një vajzë të shtresës së tij. Kishin një djalë dy vjeç. Banonin në një shtëpi private, së bashku me dy prindërit, punëtorë në ndërmarrjen bujqësore. Kishte filluar punë si murator në ndërmarrjen e ndërtimit. Profesionin e kishte fituar qysh në burg.

- Çfarë po pikturon? – e pyeti Hektori.

- Jetën time, - u përgjigj dhe i tregoi konturet e një pikture që ende nuk ishte mbaruar.

Hektori e vështroi.  Ishte portreti i një personi që i drejtohej dikujt me duart përpjetë. Shprehja e fytyrës së tij dukej sikur lutej. Piktura kishte nënshkrimin; “Mëshirë për atë që rrëzohet!”

- Çdo të thotë kjo?

- Nuk e kupton?

- Më duket si ndjesa që kërkon ndonjë që ka  kryer ndonjë faj.

- Unë do ta quaja krim.

- Krim, përse?

- Sepse faji mund të shlyhet me disa vite burg ndërsa, nëse ke kryer ndonjë krim, atëherë ndërgjegja të bluan zemrën dhe shpirtin. Ndjenja e përgjegjësisë të bren vazhdimisht.

Petriti fliste me një zë të tillë, thuajse ishte ai që e kishte kryer atë krim. Ishte hera e parë, pas kaq vitesh, që Hektori dëgjonte mikun e tij të fliste në këtë mënyrë.

- A të ka takuar rasti të njohësh ndonjë kriminel që ka vrarë dikë? – vazhdoi Petriti. -  Unë kam njohur një të tillë në burg, një që ishte penduar për atë që kishte bërë por që nuk mund ta kthente më prapsht. E kishte ndërgjegjen të copëtuar. Ajo e gryente vazhdimisht. Nuk gjente qetësi as natën. Ngrihej nga shtrati dhe thërriste: -“Falmë, falmë!”- por asnjë nuk i përgjigjej. Atëherë dergjej përsëri në shtrat duke qarë me ngashërim. Portretin e këtij njeriu kam dashur të paraqes në këtë pikturë.

Hektori filloi ta vëzhgojë portretin me një vëmendje akoma më të madhe. Për një çast iu duk se tiparet e saj i ngjanin fytyrës së një të njohuri. Po vriste mendjen se kujt. Së fundi e gjeti. Tiparet e fytyrës në pikturë  ishin të njëjta me ato të Petritit. Këtë dyshim e shprehu.

- Doja një fytyrë për këtë portret, - u përgjigj Petriti. -  Fytyrën e të njohurit tim nuk mund ta pikturoja. Kjo do të thoshte ta dënoja atë edhe një herë. Mund të sajoja një fytyrë çfardo, por më dukej se kjo nuk do  të ishte e plotë. Ndaj i dhashë tiparet e mia portretit.

- Je piktor i madh, miku im. Portreti yt është  një kryevepër në pikturë. Ky portret mund të konkurojë në çfardo lloj ekspozite në botë.

- Për mua, ato dyer do të qëndrojnë vazhdimisht të mbyllura. Si shkruante Migjeni? -“Vetëm unë  me  ju  po knaqem si fëmija”- Edhe ne jemi të detyruar të kënaqemi vetëm ne me veprat tona. A nuk po të  ndodh edhe ty me poezitë kështu?

Hektorit iu kujtua poezia që ia kishte dërguar gazetës “Letrari i ri”, e cila nuk denjoi as t’i kthente përgjigje. Këtë ia tha edhe bashkëbiseduesit. Ai e dëgjoi dhe i tha:

- Sidoqoftë     mos  na  mposhtë  pesimizmi. Unë kam bindjen se më në fund e vërteta do të triumfojë. Për këtë duhet të kemi besim. Do të vijë dita kur veprat tona do të publikohen botërisht.

Fjalët e mikut të tij e ngrohën Hektorin. Kishte nevojë për fjalë të tilla. I tregoi fletoren me poezi.

- Lexoi! – i tha.

Petriti  mori  fletoren  dhe  filloi  ta  lexojë. Ishte një   tufë   me   njëzetepesë  poezi.  I

kushtoheshin atdheut, dashurisë, familjes, shoqërisë. Ato ishin shkruar me ndjenjë. Në mënyrë të veçantë aty ku shprehej dëshira për liri.

- Të lumtë, miku im! – i tha. – Dëgjoje këtë strofë: Në këtë kaos, këtë vend të nxirrë,/ Nga këta “bandillë” këta “xhevahirë”,/ Zërat tanë të fortë, zërat tanë të mirë,/ Zërat tanë të lirë, Zë në shkretëtirë! A nuk të duket e goditur?

Fjalët i pasoi  një heshtje. Secili sillte në mendje  vargjet e kësaj poezie. Së fundi Hektori foli:

- Si thua?

- Një medalion për shumë gjëra. Një medalion për kohën, politikën, njerëzit dhe tërë  sfumimin e njeriut. Poezia ka stil, patos, lirizëm, por edhe një lidhje  historike mes fjalës dhe kohës që përcillet. Mesazhi i kësaj poezie është se, edhe pse je “zë në shkretëtirë” e ke thënë fjalën tënde jashtë kësaj shkretëtire. Muzikaliteti i kësaj poezie, nuk vjen vetëm nga rima, por nga fuqia e fjalës dhe nga mesazhi metaforik që ajo përcjell. Ata që kanë vesh dhe ata që kanë sy e ndiejnë me tërë kompleksitetin e shqisave fuqinë dhe moralin e fabulës. Ju keni përjetimin e një zëri “luanor” në këtë “shkretëtirë”, ku forca e zërit u premton më shumë se sa pakësia njerëzve të mavijosur nga dhjami politik. Në këtë mesazh janë ëndrra të ardhura në mes trazimesh, por janë edhe trysni që flaken dhe çlirohen mjeshtërisht nga “brumbulli” i karshillëkut dhe shpërdredhjes njerëzore, që gjen përshtatjen në hapësirën e mjerë dhe të shkretë të politikës zhargone. Një poemë prekëse, tema e së cilës i përshtatet çdo situate tjetër që njeriu me vullnet e synime të qarta i përballon. Urime, miku im.

Petriti heshti. Një kritik i vërtetë letrar nuk mund të fliste më mirë.

- A e dini se jeni një analist i vërtetë letrar? –  i tha Hektori. Ju falënderoj së tepërmi. Por, më thoni, a nuk janë një zë në shkretëtirë pikturat e  tua të mrekullueshme?

- Po, jetojmë në një epokë të gabuar, në një epokë kur do të mësosh dhe nuk të lejojnë, do të punosh dhe nuk të lejojnë, do të jetosh dhe nuk të lejojnë edhe për të jetuar.

- Megjithatë ne duhet të vazhdojmë të krijojmë. Të krijojmë deri sa të vijë dita jonë, dita e demokracisë së vërtetë. Atëherë t’i nxjerrim në dritë  për të shpërthyer.

Ky ishte si një betim i dytë që bënin për të qëndruar në ballë të rezistencës aktive kundër përbindëshit që kishte zaptuar atdheun. Pas kaq kohësh e ndienin veten të lirë ashtu si “Herkuli” i pikturës që i kishte dhuruar Petriti, ditwn qw u lirua nga burgu, që shpërtheu zinxhirët me të cilat e kishin lidhur.

U përqafuan me njëri-tjetrin ashtu si nuk ishin përqafuar kurrë.

***

Një   trokitje      portë   e   zgjoi   Hektorin   nga ëndërrimet ku ishte zhytur. U ngrit dhe e hapi. Para tij qëndronte Bledari.

- Ç’kërkoni? – e pyeti me një ton mospërfillës

- Dua të bisedojmë.

- Ju kam thënë, ndërmjet nesh ka mbaruar gjithçka.

- Ju lutem, vetëm pak minuta dua të më kushtoni.

Hektori u mendua për disa çaste, pastaj u tërhoq mënjanë për t’i hapur rrugën.  Bledari hyri në dhomë.

- Flisni! – foli Hektori pasi zunë vendet.

- E di    nuk  do      besoni.  E  di    do  të mendoni se më kanë futur për t’ju spiunuar dhe keni të drejtë. Megjithatë dua, për herë të parë në jetë, të jem i sinqertë me ju. Unë  kam nënshkruar deklaratën e bashkëpunimit me Sigurimin e Shtetit para një jave. Nuk munda të rezistoja më. Kështu jam gatuar. Detyra që më kanë ngarkuar është pikërisht vëzhgimi juaj. Por kam një brengë. Më bren ndërgjegjja për fajin e kryer ndaj jush para shumë viteve.

- E pastaj? – e ndërpreu Hektori.

- Pastaj? E di që nuk do të më besoni, por unë e ndiej për detyrë t’ju lajmëroj: Ruhuni! Jeni vënë në shënjestër. Tani do të iki, por e di që dikush tjetër më ndjek nga prapa. Ndaj kur të dalim do të më shtysh që të besojnë se ti nuk më pranove.

U ngrit dhe u drejtua nga porta. Hektori e ndoqi.

- Hap portën dhe më shty me forcë, -  tha Bledari.

Hektori hapi portën dhe i dha një të shtyrë të fort që e rrëzoi për tokë.

- Shporru dhe mos të të shoh më! – thirri me zë të lartë.

Bledari u ngrit dhe u largua. Një hije lëvizi pas tij. Hektori mbylli portën dhe u kthye në dhomë. Ndodhia i kishte ardhur  papritur. Të ishin vërtetë të sinqerta fjalët e tij apo  vazhdonte ende lojën? Nuk ishte në gjendje t’i jepte përgjigje kësaj pyetjeje. Kishte nevojë të këshillohej me ndonjë. Po me cilin? Përveç Petritit ai nuk kishte shok tjetër. Të shkonte tani atje druhesh se mos e survejonin. Tashmë nata e kishte mbuluar qytetin. Ishin orët e vona të saj. Në atë kohë nuk kishte ku të shkonte. Vendosi ta linte për të nesërmen. Por edhe të nesërmen nuk bëri gjë. Përvoja e kishte mësuar që të ishte shumë i kujdesshëm.

Te Petriti shkoi pas një jave. E gjeti vetëm. Gruaja me djalin kishin shkuar për një vizitë. Sa u ulën i tregoi ngjarjen me Bledarin.  Ai e dëgjoi me vëmendje dhe nuk fliste. Nuk i ndërhyri në asnjë frazë.

- Po ti, pse nuk flet? – e pyeti Hektori.

- Të flas? E çfarë të flas?

- Petrit, ku e ke mendjen? – pyeti Hektori duke kuptuar se miku i tij kishte fluturuar diku larg.

Petriti u ngrit dhe doli nga dhoma. Pas pak u kthye. Në duar mbante disa nga pikturat e tij. Ishin pikërisht ato, për të cilat Hektori mendonte se kishin një kuptim alegorik. Tema kryesore e tyre ishte brejtja e ndërgjegjes. Kjo kuptohej edhe nga titujt që kishte zgjedhur autori.

- I shikon këto, - foli më në fund Petriti. -  A mund të më thuash se çfarë shprehin?

Hektori qëndronte i habitur para tyre. Çfarë lidhje kishin këto piktura me ngjarjen në fjalë? Këtë nuk e shpjegonte dot.

Petriti  e  vështronte.  Një  psherëtimë  i  doli  nga gjoksi i tij.

- Përse? – pyeti më në fund Hektori.

- Plagë zemre, - u përgjigj Petriti.

Hektori kuptoi që miku i  tij fshihte  diçka.  Patjetër kjo duhej të ishte mjaft e rëndë, të cilën ai  nuk guxonte ta shprehte.

- Petrit,  -   iu   drejtua   mikut      tij,  -  Çfarë  të mundon? Fol dhe do të shohësh se do të lehtësohesh.

- Të flas? Edhe unë dua të flas por  a  mund    tregohet  dobësia  e karakterit?

- Patjetër.

Fjalët e Hektorit  ngrohën zemrën  e  Petritit. Filloi të fliste. Në fillim pak i  drojtur  dhe  me  një      mezi dëgjohej. Me kalimin e kohës sikur u çlirua nga ankthi dhe fjalët i shqiptonte më rrjedhshëm. Çuditërisht, kur përfundoi, e ndjente veten krejt të çliruar. Kishte hequr nga zemra një brengë të madhe.

Petriti kishte lindur në vitin e fundit të luftës, njësoj si Hektori. Ishte djalë i vetëm. Zoti nuk u kishte falur prindërve  fëmijë të tjerë. Në përgjithësi familja e tij nuk ishte përzierë në mosmarrëveshjet e kohës së luftës, por biografinë ua “prishte” një kushëri  i babajt, pjesëtar i çetave nacionaliste që, me mbarimin e luftës, ishte arratisur jashtë  shtetit me shumë të tjerë. Kjo gjë bënte që peshorja, kur vinte puna për ndonjë vlerësim, të anonte nga i arratisuri. Megjithëse rridhte nga një familje e ndershme, që nuk i ishte dëgjuar zëri ndonjëherë për keq, ata  shikoheshin pak shtrembër nga qeveritarët dhe kjo vetëm për faj të atij kushëririt.

Me gjithë këto, i ati bëri  si  bëri,  duke  ndërhyrë sa te njëri aq dhe te tjetri, mundi t’i nxirrte të birit të drejtën e studimit në fakultetin e pikturës. Para Petritit ishin hapur rrugë të reja. Ishte një nga   studentët       shkëlqyer    fakultetit,  një  as  i vërtetë që i kishte mbaruar  studimet  me   rezultatet     të larta. Bënte pjesë në dy apo tre studentët më    mirë  të universitetit dhe kishte të drejtë të krenohej.

Si i ri që ishte kishte plot ëndrra. Mendonte se do të emërohej në ndonjë vend me rëndësi në kryeqytet. Ndoshta mund ta mbanin edhe si pedagog në universitet. Këtë mendim ia kishin shprehur edhe nja dy pedagogë që ia njihnin aftësitë. E ëndërronte veten ndoshta edhe në postin e ndonjë drejtori drejtorie ose edhe atë të ndonjë zëvendësministri.  Ishte në moshën e rinisë, në moshën e iluzioneve.

Por hija e zezë e  kushëririt të largët e ndiqte hap pas hapi.  Ajo  hije  çuditërisht  afrohej aq shumë dhe zmadhohej pambarimisht, sa e tmerronte kur mendonte pasojat. I duhej patjetër të gjente mënyrën për të shpëtuar prej  saj

Dikush i kishte thënë se paskësh dëgjuar diku se do të emërohej mësues në një shkollë fshati të largët, diku në veriun e vendit. U mendua dhe u mendua gjatë për këtë çështje. Vendosi të kërkonte ndihmën e kryetarit të degës së Punëve të Brendëshme të  qytetit. Kishin qenë  shokë bange në shkollën shtatëvjeçare. Kur Petriti kishte filluar gjimnazin, shoku i tij kishte kaluar në shkollën  e Sigurimit të Shtetit. Megjithatë shoqërinë e kishin ruajtur. Në pushimet e verës shoqëroheshin vazhdimisht.

Shkoi.  Do    bisedonte  hapur. Besonte se do ta  kuptonte.  Ai  i  kishte    gjitha mundësitë  për  ta  ndihmuar.

Kryetari sa mori vesh kush e kërkonte, urdhëroi  ta fusnin brenda.

- Ç’ e mirë të solli sot këtu? – e pyeti.

Petriti i shpjegoi  hollësisht  hallin  e  tij. I  tha  se për shkak të  kushëririt të largët, me të cilin nuk kishin pasur lidhje fare, rrezikohej të emërohej në një fshat të largët, në një kohë që kishte përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera. I tregoi edhe diplomën me notat . I  foli,  gjithashtu, edhe për ëndërrimet e tij për poste më të larta.

Kryetari e dëgjonte me vëmendje dhe e la të fliste pa e ndërprerë. Hera-herës vinte buzën në gaz, sidomos kur pa diplomën. Kur mbaroi, i tha me një zë të qetë:

- Ik tani dhe do të  lajmëroj unë!

Petriti u largua me shpresë se  puna  do të  rregullohej.  Këtë ia tha edhe të atit. Ai e shikoi ndër sy dhe i tha

- A e mendove mirë?

Nuk e kuptoi se  çfarë  donte    thoshte  i ati  me këto fjalë. Megjithatë nuk e zgjati.

Pas dy javësh një polic u paraqit në shtëpi.

- Ju kërkon kryetari në turizmin e qytetit, – i tha.

U  nis. Sapo mbërriti atje gjeti shokun e tij, i cili e shpuri  në një  dhomë  të veçantë. Kryetari porositi dy  dopio konjak. Nuk  kishin filluar ende të pinin kur ai  i tha:

- Dëgjo Petrit, e bisedova çështjen tënde me shokët dhe ata janë dakord. Do të emërohesh drejtor në një shkollë të rëndësishme    qytet. Pas disa  vitesh  mund    shkosh  edhe    lart. Varet nga puna jote.

Fantazia e Petritit  filloi të fluturonte. Ëndrra e tij po realizohej. Po i hapeshin horizonte të pafund ku do të shpërthente talenti i tij.

- Falemnderit, - i tha me zërin që i dridhej nga emocioni. – Nuk e di në se do të    jepet mundësia t’jua shpërblej.

- Ajo varet nga ju, - vazhdoi kryetari.

- Në ç’mënyrë?- pyeti pa vetëdije Petriti.

- Të bashkëpunosh me ne.

Një mjegull e mbuloi. Sytë filluan t’i errësohen.  Veshët   t’i  buçasin. Shoku  i  kishte kërkuar të  bëhej  bashkëpunëtor  i  Sigurimit      Shtetit. I dukej sikur  e  kishte goditur rrufeja.

- Po unë jam mësues, - mundi  t’i  thoshte

- Kjo s’do të thotë gjë, - iu përgjigj ai. – Ju mund të punoni në profesionin  tuaj dhe kjo nuk  ju  pengon  që të kontribuoni edhe për partinë dhe pushtetin popullor. Kjo është detyra kryesore e çdo shqiptari. Shpejt do t’ia shihni hairin kësaj pune.

Petriti nuk dinte çfarë  t’i  përgjigjej. Kryetari  e vuri re një gjë të tillë dhe  nuk  e  zgjati    tej,  por  iu drejtua:

- Mirë, për sot  e  lemë   me   kaq. Do      takohemi   përsëri. Mendohuni   për   çfarë   ju propozova dhe... – Zëri i tij u rëndua - mos  bëni  gabim  ta  bisedoni  me  njeri, as  edhe me  prindërit tuaj.

U ndanë.

Kaluan dy javë. Një korrier e lajmëroi se duhej të paraqitej në të njëjtin vend të nesërmen në orën 22.00. Shkoi. E priste një fytyrë e panjohur që iu prezantua me emrin Filip. Në dhomën e barit ishin edhe dy operativë sigurimi të tjerë. Kësaj here nuk kishte më biseda midis miqsh. Zotëronte gjuha e kërcënimeve. Emërim në ndonjë  zonë      humbur      vendit, internim   e  ndoshta  edhe burgim.

Para  syve  i  qëndronte  një  letër  e  shkruar  me makinë  shkrimi.   Sytë  i  ishin  veshur.  Nuk  lexonte  dot.  Truri i rrihte  si  çekan. Megjithatë, me vështirësi,  mundi    dallojë  një fjalë, në krye të letrës, të shkruar me shkronja të mëdha:  DEKLARATË

E kuptoi se çfarë ishte ajo letër. Ishte ndëshkimi i tij në këmbim të karrierës. Kërcënuesit ndërroheshin me njëri-tjetrin. Dilnin, futeshin në bar, pinin ndonjë konjak ose fërnet dhe ktheheshin më shumë të egërsuar. Ai ishte i detyruar të qëndronte më këmbë dhe të dëgjonte ligjëratat e tyre. Nuk e linin të ulej. Pëshpërimat e tyre ogurzeza gjëmonin në veshët e tij.

Po   agonte.  Petriti   ishte   i   kapitur.  Filipi    i  zgjati letrën.

- Nënshkruaje!    i pëshpëriti.

Operativi    këmbëngulte.   Ai   nguronte. Por ngurimi i atij njeriu pati një fund. Nuk mundi më të rezistonte. Vetëdija kishte fluturuar. Me duart që i dridheshin, mori penën dhe nënshkroi. Ishte nënshkrimi i parë i turpit të tij.

Filipi mori shkresën, e futi në çantë dhe i tha:

- Tani shkoni qetësohuni në shtëpi!

U nis. Rrugën e përshkoi si  një  i  dehur  ose   më saktë si një sonambul. Të njohurit e përshëndesnin,  por ai as që i shikonte.

Së fundi arriti në shtëpi. Familjarët ishin alarmuar.

- Isha te  një  miku  im, -  u  tha  dhe  u  mbyll  në dhomën e tij.

E ëma  e pyeti se çfarë kishte ndodhur por  ai  nuk iu përgjigj

- Lereni  të qetë, - tha i ati që  kishte  kuptuar  se diçka duhej të  kishte ndodhur.

Petriti u shtri në shtrat dhe filloi të qante. Qante me dënesë, por pa nxjerrë zë. Nuk donte ta dëgjonin. Mbuloi kokën me jorgan.  Çfarë t’u thoshte? Që kishte nënshkruar atë deklaratë të turpshme? Pasi kaloi vala e parë   e  zuri  gjumi,  një  gjumë  i  rëndë  i  mbushur   me  ëndrra  të llahtarshme.

Pas një jave erdhi emërimi. E kishin caktuar drejtor në njërën nga shkollat  e  mesme    qytetit.  Por atij   tashmë   nuk   i   hynte    sy  asgjë.  Ëndërrimet  e dikurshme kishin perënduar një herë e mirë.

Gjatë   gjithë   kohës      Petriti  tregonte,  Hektori qëndronte në heshtje. Rasti i tij i kujtoi  edhe drama të  tjera  të ndodhura në atë kohë. Një rast i ngjashëm  me të i dukej edhe ai  i Bledarit. Ishin një nga metodat kryesore që përdorte Sigurimi  i  Shtetit  për   rekrutuar

agjentët e tij.

- Po pastaj? – pyeti Hektori.

- Pastaj? – vazhdoi  Petriti. -   Mendoja  si  do  ta  kaloja këtë pengesë. Duheshin përdorur dredhira të ndryshme. Mendoja të rrija i veçuar. Po të më pyesnin, do t’u  thoja se me mua nuk bisedonte njeri, pasi druheshin nga detyra që kisha. Por, a do të  kisha  sukses  me  këtë mënyrë? Nuk e dija.

Pasi nxori një psherëtimë vazhdoi:

- Në  shkollë  vinte   vazhdimisht   Filipi.  Ai  ishte caktuar   operativ   i   sigurimit   për  shkollën.  Lidhjet  i mbante me sekretarin e  rinisë  por,  kur  kalonte  pranë meje, më pyeste gjoja me mospërfillje:

- E, ç’na thua, a kemi ndonjë gjë të re?

Unë bëja sikur nuk e kuptoja ku e hidhte  fjalën dhe i thosha:

- Çfarë do të kemi veç punës së përditshme.

Një   ditë   arrestuan  tre  djem    rinj,  Rolandin, Shezaiun dhe Nikollën.  Ishin maturantë. U akuzuan për krijimin e një grupi antipushtet që bënte agjitacion dhe propagandë. Arrestimi i tyre bëri  bujë të madhe në të gjithë qytetin.

Kishin    kaluar   disa   muaj   qysh   atëherë.   Të arrestuarit mbaheshin në degën e  Punëve  të Brendshme. Nuk ishin dënuar ende. Një ditë, rastësisht, takova   kryetarin   e   degës.  Ai     përqafoi  me  një buzëqeshje, që m’u duk e shtirur.

- Nesër,  nga  dreka,  dil   nga  zyra  ime.  Dua  të bisedojmë diçka të rëndësishme, - më tha.

Qetësia   ishte   prishur  përsëri.  E  dija  që vajtja ime atje, me siguri, do të kishte pasoja të tjera. Ai vend     ishte    foleja     e     prapaskenave.   Çfarë    kishte  përgatitur  që donte të më fuste edhe mua në këtë valle?

Megjithatë nuk kisha  nga  t’ia  mbaja. U  detyrova të shkoj. Më futën drejt e në zyrën e tij.  Ai  nuk e  zgjati shumë me përshëndetjen, por u fut drejt e në temë.

- Kemi një denoncim të disa mësuesve  për  ata nxënësit e arrestuar. Lexojeni dhe është e mira ta nënshkruani edhe juve.  Emrin  tënd  do  ta  mbajmë  të fshehtë.

Më zgjati një letër të shtypur. E lexova. Më erdhi të pështirë. Ata mësues që deri në atë çast, i kisha konsideruar si njerës  të ndershëm,  kishin rënë aq poshtë sa    nënshkruanin  një  gjë    tillë  kaq    ulët, aspak dinjitoze për një intelektual.

- Hë, çfarë po mendohe? – pyeti kryetari.

- Unë nuk di asgjë nga ato që kanë deklaruar ata, - iu përgjigja.

-  I marrë  qenke! Se mos ata kanë dëgjuar me të vërtetë? Hajde tani, shkruaj poshtë nënshkrimeve të tyre: “Vërtetoj deklaratën e kolegëve të mi” dhe nënshkruaje.

Më zgjati penën. Mua më dridheshin duart. Nuk guxoja.

- Ju kam premtuar, së shpejti  ju  pret  kryeqyteti, lavdia. Mos e shkelmoni!

  sytë e tij dallova një  shenjë  kërcënimi. Prapa atyre premtimeve të bukura fshihej burgu. U theva. Mora penën, shkrova ato që më  diktoi   dhe  nënshkrova. Ishte nënshkrimi i dytë i  turpit tim.

Pas dy muajsh  mora vesh  një  lajm    kobshëm. Rolandi kishte ndërruar jetë. Në  çfarë  rrethana?  Asgjë nuk dihej. Qarkullonte vetëm një lajm, i përhapur me siguri nga Sigurimi i Shtetit, Rolandi na paskësh vdekur gjoja nga një hemoragji cerebrale.  Kurse unë kisha bindjen se atë e kishin mbytur në tortura.

U trondita së tepërmi. Ndjeva vetëdijen të më padiste. Kisha qenë edhe unë një nga shkaktarët e asaj vdekjeje. Ai nënshkrimi im i mallkuar e kishte shpënë atë djalë të ri    qiell.  Po,  po    qiell,  sepse    tokë  nuk kishte më vend për njerëz si ai.

Tronditja shpejt u kthye    revoltë.  Brenda  meje ziente një vullkan që, deri atëherë, kishte qenë i fshehur. Mendova t’ia përplas në fytyrë shokut të fëminisë sime. Ishte më e pakta çka që mund të bëja.

U drejtova për në degën e Punëve të  Brendëshme,  ku  kërkova  kryetarin. Meqënëse  më kishin parë edhe herë të tjera të takohesha me të, më përcollën në  zyrën  e tij. Nuk prita të fliste. Fola unë:

- Përse i morët jetën?

Më shikoi i habitur se ku e kisha gjetur guximin të flisja ashtu para tij. Nuk i kishte ndodhur  kurrë    parë një rast i tillë. U përgjigj me një zë të akullt:

- Ia mora unë apo ju? Haruat deklaratën tuaj?

- Atë   deklaratë   ma  nxorrët  ju   me   kërcënimet tuaja. Ju e dinit që nuk kishte asnjë të vërtetë në të.

Një e qeshur histerike mbuloi dhomën. Unë ngriva. Si ishte e mundur të qeshte para një ngjarje të tillë? Fillova të vjell prej goje shprehje të tilla që në asnjë çast tjetër nuk do të guxoja. E kisha humbur arsyen. Kujtoja se kisha para meje një shok të shkollës. Harova se ai ishte kryetari i degës, njeriu më  i   fuqishëm  i  qytetit. Kur e pa se kalova çdo kufi, thërriti dy policë, të cilët    kapën  për  krahu  dhe    flakën përjashta.

Të nesërmen i drejtova një letër Seksionit të Arsimit në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit, ku i komunikoja dorëheqjen time nga detyra e drejtorit dhe nga  arsimi.  Nuk  isha  i  denjë    punoja    atë sektor.

Fillova   punë   si   punëtor       ndërmarrjen    e ndërtimit.  Nuk  kaloi    shumë  se  një  muaj  dhe  më arrestuan. Më dënuan për agjitacion dhe propagandë.

Përse përfundova në këtë gjendje? Edhe ti e përfundove shkollën me rezultate të shkëlqyera, por nuk re në grackën që rashë unë. Kërkoja lavdinë. Por për të arritur këtë duhej të paguaje një çmim. Ky është kushti i Sigurimit të Shtetit. Ai e ka si parim gjurmimin e atyre që kërkojnë të arrijnë majat. Në mënyrë të veçantë të atyre që kanë ndonjë “kleçkë” në biografi. Një nga këta jam dhe unë. Një gjë të tillë e pagova shumë shtrenjtë. Po ty a të ka ndodhur kjo?

Hektori u mendua para se të përgjigjej. Asnjëherë në jetën e tij nuk e kishin thirrur për ta bërë bashkëpuntorë. Ai i ishte nënshtruar fatit. E dinte gjendjen e tij dhe nuk kishte kërkuar kurrë të ngrihej më lart se një punëtor i thjeshtë.

- Jo! – iu përgjigj mikut të tij, - asnjëherë!

- E shikon, të thashë? Sigurimi ndiqte gjithmonë ata që kërkonin të ngjisnin shkallët e karrierës.

Heshti. E kishte  përfunduar  historinë e  tij.  Edhe  Hektori  nuk  fliste.  Historia  e  Petritit e kishte tronditur, sepse sinqeriteti me të cilin e kishte treguar ai  e kishte befasuar. Ishte hera e parë që dëgjonte një reflektim të tillë të ndërgjegjes. Në atë kohë ishte e modës që njerëzit të hiqeshin të gjithë heronj, të viheshin në garë se kush mund të tregonte më shumë “heroizmat” që kishte kryer në  kohën  e  luftës apo periudhës së ndërtimit të socializmit.